Zef Mulaj
/Poezi/
Jo — nuk i fali,
Nuk i shes, as në vetmi
Malet e mia.
Lulet, ferrat, lumejt, krojet
Lisat, as insektet që frymojn në token time.
Nuk i fali guret muret e arave,
gurgullimen e lumejve, shekembenjet
shtigjet e rruget kemsore, qingjat rudinat,
boronicat, mjedrren, manaferrat, copen e qiellit
e djellin tim…
Nuk i fali malet e mija nuk i shese
Aty flejn ëndrrat, flejn perjetsit gjinore
Luminishenca e trupave ton nëper rruget
E maleve ndriqon kohen
mjegullat ikun
Malet dashurojnë,
ato jan dasmoret dhe nuset tona.
Ndaj nuk i fali malet e mia…