Nuk është thirrja ime për të predikuar. Unë jetoj jetën time, dhe ti jeton tënden

0
298
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Ai që të ka ofenduar ty, është ose më i fortë ose më i dobët se ti. Nëse ai është më i dobët, shpëtoje atë. Nëse ai është më i fortë, shpëto veten.

* * *

Është jodemokratike të kërkosh ndalimin e karikaturave fetare. Dhe është groteske të dëshirosh dhe urosh kur karikaturistët kërcënohen dhe vriten.

Pse ndonjëri e ndien veten të fyer apo i cenohet krenaria?

Myslimanët ndihen të ofenduar kur publikohen karikaturat e profetit. Por çfarë do të thotë në të vërtetë të shkelesh? Pse mund të jetë e vështirë të kuptohet? A ofendohen të gjithë myslimanët në mënyrë të njëjtë? Dhe çfarë do të ishte një shkelje e ngjashme për jo-fetarët?
Jo, jo të gjithë. Myslimanët nuk janë një kategori e njerëzve të njëjtë me reagime të njëjta. Prandaj, çfarë, si dhe në çfarë mase ata e përjetojnë këtë si ofenduese, ndryshon.

Unë mendoj se nuk është e vështirë të kuptohet se ata ofendohen nëse përqeshet diçka që e konsiderojnë të rëndësishme dhe të vlefshme. Por çdo ditë, shumë prej nesh ndihen të ofenduar. Ata duhet të mësojnë të jetojnë me të. Është e vështirë për të kuptuar dhe plotësisht e pamundur të pranosh që kjo të çon në vrasje.

Nëse këta fodull, ndjehen të ofenduar për shkak të “provokimeve” që aspak nuk u janë drejtuar atyre personalisht por profetit, atëherë pse kanë ikur nga vendet e tyre myslimane jofunksionale afrikane-arabike-aziatike dhe kanë hyrë vullnetarisht-ilegalisht në Evropën e krishterë për të kërkuar lëmoshë, pa i ftuar askush? Thënë më mirë, në kundërshtimin e plotë të popullsisë vendëse (nikoqire) për të cilët janë një ngarkesë, katastrofë e gjithanshme, sepse përveç tjerash janë duke e ndryshuar demografinë e shteteve evropiane. Ku kanë gjetur mysafirët e padëshiruar të përpilojnë rregullat e mikpritësit, të atyre që u ka dhënë ushqim dhe strehim të pamerituar? Sheriati nuk u ndihmon jomyslimanëve. Pse shumë prej këtyre që ofendohen aq lehtë (në rastet kur shtetet evropiane ua kanë refuzuar lutjen për azil), kërkonin mbrojtje e strehim në Kisha (e jo në Xhamia)? Dhe, pas shumë vitesh brenda mureve të Kishës ata morën amnisti e leje qëndrimi.

Por, në vend të falënderimit, janë të pasjellshëm; kërkojnë që në vendin pritës të vendosin traditat, zakonet dhe ligjet e shkretëtirës prej nga kanë ardhur dhe prej të cilave kanë ikur! A nuk është ofendim i madh ndaj vetvetes të zvarritesh e përulesh duke qarë si fëmijë përpara nikoqirit – kur ke kërkuar leje qëndrimi – dhe pasi e fiton atë, bëhesh ekstremistë dhe terroristë, njashtu si ata myslimanët e tu të cilët i ke akuzuar (ose ke gënjyer) se pikërisht ty të kanë ofenduar e masakruar? Si mundet që me shekuj keni lejuar të ju ofendojnë e poshtërojnë fanatikët dhe diktatorët e vendeve të juaja, e tani pas emigrimit, ju pengon “ofendimi” i nikoqirit ndaj profetit “tënd” që nuk je ti?! Ti, që në vendin e origjinës nuk ke qenë i aftë të punosh e të ushqesh veten dhe familjen, apo të mbrosh dinjitetin themelor dhe prapanicën tënde, prandaj ike me bishtin nën vegë, me lot në sy kërkove dhe fitove lëmosh nga evropianët e krishterë, e tani i terrorizosh shpëtimtarët dhe mirëbërësit tuaj: dhunime të femrave, shitje droge, bomba, prerje koke me thikë, masakra groteske…

Unë e di pse është kështu siç është, fajin e kanë qeveritarët e shteteve te BE-së, që u kanë dhënë leje qëndrimi dhe i lazdrojnë, prandaj as që i detyrojnë të kualifikohen e punojnë, por u japin ndihma sociale dhe mirëqenie që shumica prej këtyre parazitëve nuk i meritojnë. Megjithatë, të flasim nga del shpirti. Perëndimi nuk i ka mbushur vendet e veta me të huaj për shkak se i duan dhe simpatizojnë me ta (kjo shihet herë pas here kur ato vende myslimane i bombardon) por sepse Evropa është duke u plakur gjithnjë e më tepër, ndërkaq emigrantët nuk e kanë aspak vështirë të lindin shumë dhe shpesh, 7-8 fëmijë për familje. Kësaj i thonë: “Kinse po ndreqi vetullat, i gjymtova sytë”. Do bëhen minoritet në atdheun e vet.

* * *

Ngacmimi dobëson një shtresë edhe më të thellë dhe më personale të respektit për veten sesa shpërdorimi (abuzimi) fetar. Ngacmimi bazuar në karakteristikat që dalloheni nga të tjerët, për shembull: flokët e kuqe, ngjyra e fytyrës, i padhëmbë, ndonjë të metë fizike, belbëzimi (e metë e të folurit, që shfaqet me shqiptim të ndërprerë e të cunguar të fjalëve) etj.

Vërtetë i takon atij që ofendohet (përqeshet) të përcaktojë se çfarë është një vepër shkeljeje. Dhe këtu qëndron pak problemi, se shkelja nuk ka një përkufizim objektiv. Varet nga ato që janë vlera të rëndësishme për individin përkatës.

Në të njëjtën kohë, ka arsye shumë të forta për shtypjen e karikaturave, të tilla si solidariteti me ata që kanë humbur jetën për shkak të deklaratave të tyre, dhe dëshira për të rrethuar lirinë e shprehjes si një e mirë e patjetërsueshme.

Motivimi më i rëndësishëm, sidoqoftë, duhet të jetë që imazhet të kontribuojnë me kritika thelbësore dhe reale të pushtetit-fe, dhe që ato të mos shfaqen vetëm si provokime për hir të vetë provokimit.

Në përgjithësi, unë (dhe jo vetëm) mendoj se gazetat dhe revistat duhet të vazhdojnë të kritikojnë, të bëjnë shaka me karikatura dhe të sfidojnë të gjitha organet dhe autoritetet në shoqëri, përfshirë myslimanët dhe besimin e tyre. Në çdo rast, unë jam fuqimisht kundër përpjekjes për të parandaluar shkeljet e së shenjtës në sferën publike duke e rregulluar këtë me ligj.

E drejta për të ofenduar është themelore.
Fyerjeve të shkaktuara nga vizatimet u përgjigjen edhe një herë me terror dhe vrasje.

Kjo ndodhi një javë më parë. Mësuesit të historisë Samuel Paty iu pre koka me thikë në afërsi të Parisit, gjoja për shkak se ai u ka treguar nxënësve disa karikatura të Profetit Muhamed, në lidhje me mësimin për lirinë e fjalës. Nuk ka më tragjike dhe barbare.
Ne që postojmë, apo ata që punojnë në media-portale, mund të kemi një marrëdhënie tepër pompoze me atë që do të thotë fjala e lirë dhe liria e shprehjes, por vetëm mendimi për të kundërtën është aq i largët sa që ndoshta ndihemi shumë të pandërprerë për ta mbrojtur dhe artikuluar këtë si në kohë ashtu edhe jashtë kohe, sepse është e vështirë të imagjinohet bota jonë pa të drejtën elementare për t’u shprehur lirshëm.

Ky është fanatizmi fetar më joracional dhe i shëmtuar. Të nxjerrësh përfundime të tilla barbare është një mbeturinë shpirtërore, që çdo njeri i civilizuar do të mendonte se shumë kohë më parë ishin hedhur në grumbullin historik të mbeturinave. Ekstremistët islamik, besojnë seriozisht se vizatimeve duhet tu përgjigjen me dhunë. Dhe, vendasit vriten nga të huaj. Të tjerët duhet të jetojnë të fshehur ose me mbrojtje policore. Kjo do të ndodhe edhe në dy shtetet tona dhe trojet tjera, është vetëm çështje kohore, mbushni edhe pak tokat me “refugjatë”, por edhe nga riatdhesimi i ISIS shqipfolës. Prandaj edhe motivimi im për ta shkruar letrën e radhës, kontribut modest që të mos ndodhe…

Dhe ishin pikërisht këto vepra që ndihmuan për të luftuar mundësitë e autoriteteve fetare dhe autoriteteve të tjerë, për t`ua mbyllur gojën me kritika ose satirë kundër tyre.

Diktaturat komuniste dhe fashiste dhe vendet apo shtetet e sunduara nga udhëheqësit fetarë fundamentalistë, të gjithë kanë të përbashkët përpjekjen për të goditur gjithçka që i ngjan kritikës ose artit që provokon ose vë në dyshim fuqinë (pushtetin) e tyre. Ne nuk po shkojmë më larg sesa në një nga vendet tona fqinje derisa të gjejmë shembuj, fjalë për fjalë të freskëta të gazetarisë kritike ose opozitës politike, që rrihen dhe eliminohen si me dhunë ashtu edhe me vrasje.

Atëherë është e vetmja palë që duhet të korrigjohet. Dhe, është ai që tund një armë, jo ai që e bën me stilolaps ose furçë.
Hipokriti me dy gjuhë. Për myslimanët e zakonshëm shqiptarë, natyrisht që është një fyerje kur ndonjë fundamentalist pretendon se i përfaqëson ata.

Krerët e disa prej organizatave më të mëdha myslimane të Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it gënjejnë “miletin” kinse distancohen nga terrorizmi. Por vetë ata mbështetin dënimin me vdekje për karikaturat. Terroristët nuk veprojnë në vakum. Edhe në trojet tona, disa hoxhallarë, pseudo-intelektual dhe gazetarë mendjemëdhenj e të “gjithëdijshëm”, për të përfituar klikime dhe lavdërime në Facebook nga kokat e pagdhendura, hedhin benzinë në zjarre, e tregojnë vetëm njërën faqe të medaljes, me qëllim dashakeqës apo duke mos kuptuar aspak se çka janë duke bërë. Akoma nuk kanë kuptuar se një nga shkaqet kryesore pse në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) fuqitë e kohës copëtuan Shqipërinë ka qenë feja e shumicës së shqiptarëve autokton.

PS: Është e çuditshme që BE i ka hapur kufijtë për cunamin e “refugjatëve” nga i gjithë rruzulli tokësor, edhe pa kërkuar ndonjë dokument serioz verifikimi të identitetit, por në asnjë mënyrë nuk lejon që shqiptarët e Kosovës evropiane të lëvizin pa viza. Vazhdimisht kërkon asociacione…