NUK ËSHTË BA NAMI PSE GJYKATA E FTOI KADRI VESELIN..?!

0
416
Kadri-Veseli-IBNA

Nga Binak MAXHARRAJ

Por do te ishte ba nami sikura Gjykata Speciale nuk do ta ftonte Kadri Veselin, por edhe Hashim Thaçin, sepse keta te dy janë strumbullaret qe sillën rreth mullarit të kësaj gjykate. Këto ditë kur Kryeparlemntari ne detyrë Kadri Veseli dhe Shef i SHIK-ut gjatë dhe pas luftës e mori ftesën për në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë vershuan zerat e këqinjë, zerat shqerres pa asnje efekt se gjoja u bë nami pse e ftuan Kadri Veselin. Vërshuan kritikat edhe ndaj atyre qe e thonin të vërtetën për këtë gjykatë, e cila është themeluar me betimin tonë, me insistimin e vetë Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, si dhe me miratimin e detyrueshëm të Kuvendit të Kosovës, sepse ky Kuvend, pas insistimit te Hashimit dhe Kadrisë as qe do ta miratonte themelimin e kësaj gjykate.

Pra, aspak nuk është ba nami pse ky njeri u ftua, kjo ka qenë e pritshme së do te ndodhë siç ndodhi dhe siç do te ndodhë edhe me Hashim Thaçin. Do te bëhëj nami sikut të mos ftohëj ky njerias shumë i apostrofuar për dyshime te ndryshme si gjatë dhe pas luftës.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë nuk është themeluar për ta njollosë UÇK-në, sepse lufta e UÇK-së është e pastër si loti, UÇK-ja ishte bashkëluftetare se bashku me NATO-n. Luftën e bënë djemt dhe vajzat tona të devotëshme për lirin e atedheut. Për këtë luftë ranë shumë deshomor të cilet synim e kishin çlirimin e vendit, lirinë e pritur me shekuj. Është e pa drjetë dhe injorante te thuhet se ne Hagë po shkojmë ta mbrojmë UÇK-në dhe vlerat e saj. Jo, o mjerana UÇK nuk ka nevojë të mbrohet nepër gjykata, sepse ajo ka bërë luftë të pastër çlirimtare dhe se nuk ka nevojë te mbrohet nga askush.

Por ne Hage po shkojnë te gjithë ata të cilët nuk e bënë luftën, ishin largë luftës, rrinin neper hotele te shtrejta ne Tiran ne Evropë, për te bërë plane për përvetesimine e vlerave te luftës të cilën edhe e bënë. E molën këtë shtet deri në rrenjë për përfitime personale. Ata qe u delnin përpra këtyre komandanteve për ti përfituar vlerat e luftës i ndalnin, i qeronin hesapet me ta. Këta pra nuk kan as fytryë as faqe të thonë se po shkojmë me i mbrojtë vlerat e UÇK-se, ata thirrën atje për të pastruar jo UÇK-në por vehtevehtën e tyre për te bamet e tyre si gjatë luftes edhe pas luftës.

Më shumë të drejtë drejtohën edhe kritika po pse kjo Gjykatë është selektive nuk vlenë edhe për Serbin qe ka bërë krime dhe gjenocidë në Kosovë. Kjo ka ndodhë sepse derisa Komandantet tan te pasluftës merreshin me vetvehtën, ne hajni dhe plaqëkitije te shtetit nuk e panë te arsyeshme bile qe menjëherë pas luftës ta formoi Gjykatën Speciale për denimin e krimeve te luftës dhe te pas luftës, sepse ne Kosovë vlerësohet se pas luftës janë vrar mbi 1850 persona qe rrembeheshin natën por edhe ne pikë te ditës nga maskat. Në formimin e kësaj gjykate insistonte Amerika dhe Evropa qe kjo të ndodhë.

Por, si duket këta komandante me nje bagazh te dyshimt kriminel mbi shpinen e tyre nuk kishin as fuqi te ballafaqoheshin mes vedit. Por këtë me plotë mjeshteri dhe sekrecion e berë Serbia duke ia leshu mjekrrën Kosovës. E angazhoi Din Martin qe të bejë akuza deri te me te neveritshmet për UÇK për Koamnadntet se gjaja shqiptaret kanë ba krime monstruoze gjatë luftës. Hashim Thaçi i cili ne këtë raportë te Din Martit permendet me shum se 30 herë pate premtuar se do ta padis Din Martin, nuk e bëri këtë duke e dijtë se çfarë mize i rrinë pas veshit.

Në fund kjo gjykatë është themeluar nga vetë Institucionet e Kosovës me miratimin edhe te Kuvendit të Kosovës (me insistimin përmanent te Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit), e cila veq është në rrugëtimin e saj, ftesat po vjen njera pas tjetres, se shpejti do të vijnë edhe ftesat për gjykim, ku nuk do te gjykohet UÇK-ja sepse lufta e UÇK-së ëdhtë e pastër si loti e cila e fitoi lirinë me sakrifica te medha, por do te gjykohën individet qe e njolluan UÇK-në me veprimet e tyre te turpshme dhe te pa ligjeshme si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, ata duhet te ndahën nga vlerat e luftës, ata duhet te denohën së i përvehtesuan vlerat e luftës qe nuk ishin pjesetar i sajë por qe ne emer te luftës bënë veprime makabre.