Nuk e kam menduar që të shoh Prekazin përmes fjalës së përçarjes…!

0
384
Bekim Jashari

Dialog me popullin

Po i kokrroj fjalët dhe shkrimet e ditës në Kosovë. Jam zhgënjyer me përplasjet në mes Bekim Jasharit dhe Sami Lushtakut në Skenderaj. Pse po ndodh kjo…? Pse kaq poshtë ka rënë bashkëluftëtari i Adem Jasharit. Këtë gjendje “politike” nuk e kam menduar që do të ndodhë në Prekaz të Drenicës dhe rreth tij.

Të skajohemi pak Sami Lushtaku! Pse për një shkamb të politikës (term i Drenicës, – nënvizimi im)e keni luhatur drejtpshimin dhe keni harruar se çfarë pati ndodhur në malet e Drenicës në luftë me regjimin e Serbisë fashiste të S. Milloshevqit!

E shihni se në çfarë gjenjde ka rënë Kosova. Politika shqiptare sikur e kanë zënë ethet e natës dhe, në tërë kolovajzën politike mendon veçse për një shkamb të politikës(term i popullit) dhe harroni amanetin e Komandatit Legjendar Adem Jashari, i cili për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës u bë vdekja heroike me tërë familjen dhe me tërë djepat në kullën e bacit Shaban Jashari!

Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari të skajohemi pak dhe të mendojmë se ku do të shkojmë kur tërë Kosova sheh e dëgjon sesi ka nisë përqarja herë kendej dhe herë matanë gardhit(sic!) për çka, për çfarë dhe pse…?!

Më shumë se sa Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari është testamenti i gjakut për Lirinë e Kosovës, kur edhe pushka jote u bë krismë dhe në krah të Komandatit Adem Jashari dhe thirrja e tij në jehonë të maleve të Drenicës: “Eja të luftojmë bashkë”!

Të bëhemi bashkë për Kosovën dhe për shtet-ndërtimin! Të përçarë dhe pikë e pesë, dëshiron të na shohë veçse armiku shekullor i shqiptarëve Serbia dhe regjimi fashist ndër shekuj kundër nesh…!

* * *

Si shihet jeta parlamentare në Prishtinë?

Deputetë e popullit të zgjedhur me votën e lirë dhe tashti që kanë zënë vendet në parlamentin e Kosovës, po sillen si në bashqe të babës…! Vijnë kur duan dhe shkojnë kur duan.Ndodh që mos të kenë as forumin formal për të miratuar ligjet për shtetin tonë. Nuk ka nisma të reja, nuk ka bashkëpunim, me këto sjellje janë tjetërsuar nga populli që i zgjodhi për deputet. Nuk di a lexojnë diçka nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Deputetët janë në punë sikurse të punësuarit tjerë në Kosovë. Orari i punës zyrtarisht zgjatë tetë orë e deputetët tanë sa orë pune bëjnë brenda ditës?

Nëpër këto vite të jetës parlamentare, deputetët pasi kanë zënë vendin në ulëset e parlamentit në Kosovë, veçse në Prishtinë i kemi parë, nuk kanë shkuar asnjëherë për të vizituar (popullin dhe besimin e votës së lirë) nëpër fshatrat dhe qendrat urbane të Kosovës për të parë nga afër me problemet dhe kahet e zhvillimit të jetës në këto mjedise…!

Popull i dashur, i keni parë dhe po i shohim përditë sesi po sillen dhe çfarë bëjnë deputetët në sallën e parlamentit në Prishtinë, nuk na mbetët tjetër veçse të mendojmë kur të vijnë zgjedhjet të mendojmë më mirë për kontratën e re të votës së lirë për të gjithë ata që dëshirojnë ulësen në sallën e parlamentare, që të marrin verdiktin e merituar (po ose jo)!

* * *

A mund të shpetojë Shqipëria me këtë klasë politike të plakur në politikë…?

Si shkas për të shkruar këta pak rreshta, ishin venerimet tona nga Tirana zyrtare, kur ushtruasja në detyrë të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, u përplas me kryeminsitrin shqiptar Edi Rama për çështje të “projektit ballkanik” (sic!) të njëfarë minishengenit në krye të udhës me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit(sic!).

Tirana zyrtare në këto vite, vetëm aty-këtu e ka thënë ndonjë fjalë për shtetin e Kosovës dhe raportet e njohura historike shqiptaro-serbe dhe regjimi fashist i Serbisë për tokën e djegur dhe shfarosjen e shqiptarëve deri në substancë të Kosovës…! Si është e mundur që pas 22 vitesh të çlirimit të Kosovës dhe rruga e shtetndërtimit, Tirana zyrtare nuk ka bërë asnjë rezolutë për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës me disa “Srebrenica” përmes masakrave të përgjakshme deri në gjenocid?

Vjosa Osmani kur doli të flasë para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, aty shihej karriga e zbrazët e kyreministrit Edi Rama dhe, shihej nga afër një ftohje politike për të mos thënë se Vjosa Osmani kishte dalë të flasë sikur në ndonjë vend të largët të botës, që nuk e dinë se ku është shteti i Kosovës(sic!).

Edi Rama,po e themi ngulshëm se ka ardhur koha që të lëshoni karrigën e qeverisë në Tiranë, ndonëse politika shqiptare në këto tridhjetë vjet të tranzicionit të vonuar dhe asnjëherë me notën kaluese të BE-së dhe SHBA-së tregon më së miri se klasa politike e plakur bashkë më ty duhet të lëshojë udhën për brezin e ri politik shqiptarë me rrafshe të reja demokratike dhe kombëtare për Shqipërinë Evropiane dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën!

Çikago, dhjetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]