NUK E KA FAJIN STANDARDI I GJUHËS SHQIPE…

0
956
Mirditorja me bulierë

Arben Çokaj

Në lidhje me gjuhën shqipe, zyrtare apo dialektore… Për një gjuhë të përbashkët…

  • përgjigje për një gegë në Facebook…

Ben Oroshi:
“Thymja e hundës antigegnishtasve nëpërmjet shkrimit n’gegnisht !
Aq sa t’dim!
Nuk asht pak përpjekja me zhduk gegnishten ´44-2020….shpesh’her edhe me kontributin e ndonji gege t’pacip !”

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Duhet me i ditë disa gjëra, disa koncepte bazë, para se me synua me arritë një rezultat. Se si i thonë latinët, “Ignorantia non est argumentum…” (Injoranca nuk është argument). Duhet të kesh pushtet, për t’i ushtruar dëshirat e tua, ndryshe mbeten vetëm dëshira të paplotësueme!

Pse të krishtenët shqiptarë u kthyen në islam gjatë pushtimit osman? Nga dëshira? Jo. Kushtet e jetesës nën një Perandori islame, detyrimet e ndryshme deri edhe te dhuna etj. i detyruan të krishtenët shqiptarë me u ba muslimanë. E merr njeriu tani një fe, dhe eja e hiqja ma. Nuk mundesh me arsye, se arsyeja e bën njeriun si mua, që nuk besoj aspak në rrenat e fesë, kështu që po e bane shqiptarin të arsyeshënm, të ndërgjegjshëm – gjë që është e pamundur sot – i ikun besimtarët edhe Giorgos edhe Dom Gjergj Metës…

Po atëherë si me e ba pra shqiptarin, për me e lanë fenë islame, që po na dëmton? Assesi… Vetëm me dhunë. Ashtu bëri neverhoxha, se Giorgo ban vetëm një m. të madh. Tani Giorgo etj. synojnë me u ba “totem” mbi shqiptarët… Totemi ishte dikur kafsha e fortë, ku njerëzit besonin, para se me ardhë feja monoteiste. Dhe Frojdi thotë, se “një njeri që i sulmon tabutë, bëhet vetë tabu“. Por duhet me pasë ose forcë, ose me qenë autioritet intelektual. Kur ju e urreni Kadarenë, pavarësisht qëndrimeve të tij pro-kombit e pro-Europës, edhe pse ai është intelektuali shqiptar më i njohur sot për sot, por nuk është katolik, e kjo krijon probleme për ju, pastaj nuk është as gegë, e problemet vetëm sa shtohen, për ju, se Kadaresë nuk ia ndien edhe aq, ju tregoni se nuk e doni Shqipërinë e bashkuar, por të parcializuar e të krahinarizuar…

Tani ti e Giorgo – se njeriu ka dëshira – për me i arritë dëshirat tuaja, me gegnishten e me principatat, për me pasë pra, rezultat, duhet të bëheni totem, duhet të bëheni ta zëmë si Enveri ose si pushtuesit osmanë, që me dhunë me vendosë ligjet tuaja mbi shoqërinë shqiptare, se ndryshe, po nuk patën arsye mendimet e dëshirat tuaja, një arsye dhe interes publik për të gjithë shqiptarët, nuk mund të arrini rezultate.

Gjuha letrare apo zyrtare shqipe është gjuhë shqipe, më e kultivuar, se gegnishtja. Ajo, për me qenë punët mirë, duhet me marrë tani në demokraci edhe disa elemente gramatike, fonetike e strukturore dhe një leksik mjaft të pasur, që i mungon nga gegnishtja. Por unë nuk jam gjuhëtar, as ti e as Giorgo nuk jeni, kemi gjuhëtarë nga veriu, por duhet të luhen politika të tilla shtetërore, që kjo gjë të ndodhë, jo me dhunë, sikur turku e Enveri, por me autoritetin e shtetit. Sa ishte Saliu një m. bëri…

Kjo gjë me gjuhën shqipe nuk ka ndodhë në 30 vjet – një gjuhëtar – shodran – që ishte – Kolec Topalli – ai bëri një fjalor enciklopedik, vepra ma e madhe e jetës së tij, e ndërsa ne themi se gjuha shqipe është më e vjetër edhe se gjuhët e tjera në Europë, lula i Shkodërloces, katoliku i famshëm, na e nxorri shqipen si të prejardhur nga latinishtja. Kjo tregon, si në rastin e Fishtës prift, se këta e duan fenë ma shumë se atdhenë, kanë orientim nga ndjenja fetare, e duan latinin ma shumë se shyptarin, ilirianin apo pellazgun…

Se gjuha shqipe, për me qenë, ashtu si duhet, por duhen edhe diokumente për këtë, gjë që nuk i kemi, duhet me u pas shkruar si greqishtja, me një alfabet kuinoform, apo fenikas, për me tregua se është e vjetër, dhe se rrjedhë nga pellazgjishtja apo ilirishtja. E jo latinisht, si e bëri Fishta. Por nuk duhet me u ba as qesharakë në këto pretendime, prandaj latinishtja na rri mjaft mirë.

Pra, me pak fjalë, për me e vu një rregull mbi një shoqëri, do bythë, e bythë ti e Giorgo për këto punë nuk keni, e unë përpiqem me qenë një njeri racional dhe i arsyeshëm, e meqë u kam miq të dyve dhe ua dua të mirën, u them si kosovarëve, “nuk kemi more ç’ka me i ba serbit, sot lufta ka mbarua, duhet me pa me bashkëpunua në Ballkan, e mos me mbetë ‘fuçi baroti’ si deri tani, se nga luftërat shqiptarët kanë humbë ma shumë se tjerët në Ballkan. Ne duhet me pa me ba veten, me punë e kontribut e prodhim, dhe në bashkëpumim me tjerët edhe me u zhvillua…

Kështu edhe ti e Giorgo, që pas 30 vjetëve demokraci, neurozat që u ka futë komunizmi dikur me dhunë u kthejnë gjithmonë me urrejtje, në pikën zero, në vitet e para 1990-s. Ecni dhe shikoni përpara, jo pas! Dhe me ndreqë tani, atë që mund të ndreqet në kushtet tona… Por kuptohet me kujdes, dhe duke synuar që me i ruajnë edhe interesat tona si gegë. Sot nuk e ndalon kush gegnishten me u përdorë, por kuptohet jo nga të gjithë shqiptarët… E për me qenë i kuptueshëm më shumë, duhet shqipja zyrtare me u përdorë. Kurse ndryshimet bëhen vetëm kur je autoritet…

Gegnishtja, me shikua me iu ngjitë versionit zyrtar të gjuhës shqipe, se ndryshe nuk sjellë ndonjë dobi, por kuptohet se bashkimi me versionin zyrtar, e bën gegnishten me humbë diçka nga vetja, e për këtë duhet me qenë të ndërgjegjshëm, se kur jep njeriu, dmth. humbet diçka të veten. Por përfiton gjuha shqipe se – përfitojnë shqiptarët!

Shqiptarët duhet me shikua që bashkë, t’i bëjnë disa gjëra, me të cilat përfitojnë të gjitha palët, se për me i prishë punët dhe me u dëmtua, është e lehtë dhe tendencë nekrofile, destruktive, që ushqehet nga feja e nga ndikimiet e huaja… Giorgo etj. nuk kanë bythë me e ba gjuhën shqipe të tillë, që shkrimet e tij në gegnisht të kuptohen edhe në jug, dhe prandaj si djali plangprishës e i irrituar, synon me ba dam… si Hamzai – Gjergj Kastriotit…

NUK E KA FAJIN STANDARDI I GJUHËS SHQIPE…

Disa gegë bëhen me të drejtë agresivë kundër standardit të gjuhës shqipe, për shkak se standardi e përjashtoi ndjeshëm gegnishten nga përfshirja.

Por ata duhet ta orientojnë kundërshtinë e tyre në një drejtim tjetër, jo kundër standardit, se nuk e ka fajin gjuha, por kundër atij, që nuk e përfshiu edhe gegnishten, ose pjesë të saj, në standardin e gjuhës shqipe.

Standardi i gjuhës shqipe duhet, shqiptarët kanë nevojë për një gjuhë të përbashkët, që të quhen komb, kështu që synoni ta përmirësoni e plotësoni atë, duke e mbushur dhe plotësuar edhe me gramatikën, fonetikën dhe leksikun e pasur të gegnishtes, e jo ta sulmoni gjuhën shqipe, sikur është gjuha e shkaut…