Klajd Kapinova
“If anybody believes that Shirley DioGuardi does not have an agenda against Trump, read the following letter she wrote. Her socialist views and hatred for Trump is dividing our community. She and her husband, Joe, are Biden supporters. Let’s not get in the wrong side of history this time. When Trump is re-elected, Biden and the DioGuardis will not be there for us. All there care about is your money!” – Peter Lumaj
Letra e mëposhtme, është thjeshtë një propaganduese retorike e majte, sikurse shkruhen sot në vendet komuniste dhe socialiste.
Me të drejtë, bashkatdhetari im Peter Lumaj shkruan, se: “Nëse dikush beson se Shirley DioGuardi nuk ka një axhendë kundër Trump-it, lexoni letrën e mëposhtme që ajo shkroi. Pikëpamjet dhe urrejtja e saj socialiste për Trump-in, po e përçan komunitetin tonë. Ajo dhe burri i saj, Joe, janë mbështetës të Biden-it. Le të mos futemi në anën e gabuar të historisë këtë herë. Kur Trump-i të rizgjidhet, Biden dhe DioGuardi nuk do të jenë aty për ne. Gjithçka që u intereson janë paratë tuaja!”
Dhjetë 10 vjet më parë dhe më saktë në muajin qershor të vitit 2002, në Washington, DC, Cloyes DioGuardi dhe Biden e vlerësuan gjatë darkës së shtruar në nder të tij si fitues i Çmimit të Paqes në Ballkan, dhënë nga LQSHA.
Ende sot, askush nuk di konkretisht me fakte, se cili ishte dhe është sot kontributi i Biden për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e taksave për punëtorët e shtresës së varfër dhe të mesme të taksapagues të komunitetit shqiptaro amerikanë etj.
Gjatë 8 vjetve si zv/President ai nuk bëri asgjë, por përkundrazi ai dhe Presidenti Obama nxorën me forcë jashtë SHBA mbi 5,000.000 emigrantë pa dokumente, ku qindra dhe mijëra prej tyre ishin bashkatdhetarët tanë emigrantë…
Letra e plotë: Të nderuar miq dhe përkrahës,
Siç disa nga ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar shumë me Joe Biden, që nga fillimi i Luftës në Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obama-s në vitin 2006.
Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për Kosovën të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në vitin 1998. Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus Citizens Foundation në New York City në vitin 2001.
Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, e cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare e nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni speciale të mbajtur në Capitol Hill Club në Ëashington, DC, si mirënjohje për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në Evropën Juglindore.
Joe Biden me Joe DioGuardi dhe Ramush Haradinaj për Kosovën
Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por ka edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës së jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në lidhje me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Siç e dini, Presidenti George W. Bush përfundimisht do të njihte pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me përkatësinë politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës partiake.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes së tij ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur një rol shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës, shqiptarëve ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.
Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni projektin tone www.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një donacion/kontribut aq s akeni mundësi për të ndihmuar direkt garën e Biden për President të SHBA-ve duke klikuar ketu.
Gjithe te mirat, (Firma)
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit
Burri (Joe) “djathtas” gruaja (Shirley) majtas
Para 10 vitëve, më 18 dhjetor 2010, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand kishte një epërsi apo mbështetje të fuqimisht, sikurse del nga rezultatet e një anketimi të organizuar nga Marist.
Kështu Marist Poll: Kirsten Gillibrand 52%, Joe DioGuardi, 41% dhe 7% të pavendosur. (By Celeste Katz THE DAILY POLITICS (December 18, 2010).
Pra, sikurse shihet në shtetin blu të gomarëve të New York-ut nga rezultatet e Anketës së re Marist, tregon se senatorja e majt demokrate në detyrë e shtetit metropolitan me rreth 20 milion banorë, zonja Kirsten Gillibrand kishte një epërsi prej 11 pikësh mbi sfiduesin e saj të GOP, ish kongresmenin republikan në pension të shtetit NY italo arbereshin Joe DioGuardi, dhe 7% e tyre ishte të pavendosur.
Publikimi i sondazheve edhe gjatë muajve të mëvonshëm, është pasqyruar vijueshmerisht në Tabelën e NYS (2010, New York State).
Sen. Gillibrand, nuk ka pasur dhe nuk ka ende sot asnjë lidhje me komunitetin e vogël shqiptaro amerikan në shtetin e New Yorku-t. Edhe pse të gjithë votat e shqiptarëve këtu janë të papërfillshme, në garën kombëtare presidenciale, gjithsesi senatorja Gillibrand, ka marrë mbështëtje të fuqishme nga votuesit në votimet e tjera dhe deri sot që vijon të jetë në detyrë…
Shqiptarët këtu mbështetën sen. Gillibrand më shumë se sa ish kongresistin republican arbëreshin Joe DioGuardi, i cili sikurse kanë shkruar edhe mediat në vendlindje, Kosovë, Mal të Zi, ka bërë shumë për cështjen kombëtare shqiptare.
Edhe në garën për kandidate demokrate, si President i SHBA, ajo ishte e fundit pa përkrahje kombëtare dhe pas disa javëve u tërheq nga gara e deshtuar, brenda partisë së gomarëve.
Kush është diplonati i karrires Richard Allen Grenell
Diplomati i karrires Richard Allen Grenell (1966), është një diplomat amerikan, shërbyes civil dhe këshilltar për media. Ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Ambasador i ShBA në Gjermani dhe i Dërguari i Posaçëm Presidencial për Serbinë dhe negociatat për paqen në Kosovë.
Zoti Grenell, është personi i parë i cili, shprehu haptazi prirjet homoseksuale dhe i pari person i LGBT, që shërben në një pozicion të nivelit të lartë të kabinetit amerikan.
Ai ishte zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në Kombet e Bashkuara gjatë periudhës së katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë, gjatë administrimit të Presidentit George W. Bush.
Pas mandatit të tij në Departamentin e Shtetit, ai formoi Capitol Media Partners, një media strategjike ndërkombëtare, ku, ai është konsulentë për çështjet publike.
Ai gjithashtu ka punuar si bashkëpunëtor i vazhdueshëm i kanalit televiziv prestigjioz amerikan Fox News.
Në shtator 2017, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, emëroi Richard Allen Grenell si Ambasadorin e SHBA në Gjermani.
Më 26 Prill 2018, ai u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara me një votim prej 56 ndaj 42. Diplomati Grenell, ia paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, më 8 maj 2018.
Më 20 shkurt 2020, Presidenti Donald J. Trump, emëroi përkohsisht Grenell në postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Avokati John Lee Ratcliffe (1965) zëvendëson diplonatin Richard Allen Grenell
John Lee Ratcliffe (1965), është një politikan dhe avokat amerikan, që ka shërbyer si kongresmen për distriktin e 4 të Teksasit nga viti 2015.
Ai është vlerësuar si një nga anëtarët më konservatorë të Kongresit. Presidenti Donald J. Trump, njoftoi më 28 korrik 2019, se ai synon të emëroj Ratcliffe për të zëvendësuar Dan Coats si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.
Më 28 shkurt 2020, Presidenti Trump njoftoi se ai përsëri do të emëronte Ratcliffe për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.
Pas mbarimit të shkollës juridike, Ratcliffe ishte avokat privat.
Ratcliffe u zgjodh në katër mandate 2-vjeçare radhazi si kryetar i Bashkisë së Heath, Teksas, një qytet me rreth 7,000 banorë, 25 milje në lindje të qytetit të Dallas.
Ai shërbeu aty nga viti 2004-2012. Kongresmeni John, është në procesin e konfirmimit të shpejtë, në sencën e pyetje përgjigjeve që po mbahen përpara Senatit Amerikan, që kontrollohet nga republikanët.
Zoti Ratcliffe, fitoi vëmendjen dhe respektin e menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë, përmes mbrojtjes së tij të ashpër për Presidentin Trump nga “demokratet” ekstremistë të majtë në Kongres dhe marrjes në pyetje të elementëve të komunitetit të inteligjencës.
Ai më vonë shërbeu si anëtar i ekipit prej 8 republikanëve, që bënë një mbrojtje dinjitoze të presidentit tonë të pafajshëm.
Konfirmimi i politikanit republikan Ratcliffe, do të zëvendësoj ushtruesin e përkohshëm të detyrës së drejtorit të inteligjencës, Richard Grenell, një mbrojtës aktiv i Trumpit, ndërsa ai gjithashtu vazhdon të shërbej si ambasador në Kosovë.
Kongresmeni John Ratcliffe, e ka kaluar një pjesë të katër viteve si një prokuror federal në Teksas, nën Presidentin republican George W. Bush dhe ka shërbyer në Dhomën e Përfaqsuesve, që nga viti 2015, duke përfshirë një mandat në Komitetin e tij të Inteligjencës.
Media shqipshkruese Fake News
Për disa ditë me radhë, mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale pa pikë turpi kanë spekulluar se diplomati Richard A. Grenell, është shkarkuar nga Presidenti Trump, me propozimin e ish kongresmenit republikan i shtetit të New York-ut zotit Joe DioGuardi, sepse sipas tij, ai ka punuar “negativisht”, për humbjen e votëbesimit me 82 vota në Kuvendin e Qeverisë së marksistit Albin Kurtit.
Këto janë fabrikime tipike shqiptare, të apasionuar mbas gënjeshtrës dhe mashtrimit, sipas stilit komunist, për manipulimin e publikut në trojet shqiptare, duke rritur artificialisht popullaritetin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Për fat të mirë këtë përgënjeshtrim e ka bërë edhe vetë zoti Faton Bislimi anëtari Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Ligës Qyetare Shqiptaro Amerikane, presidenti i së cilës është vetë Joe DioGuardi, i cili, ka thënë se ky lajm është totalisht i pavërtetë.
Për më tepër, zoti Bislimi, ka shkruar se DioGuardi nuk ka bërë prononcime lidhur me shkarkimin e diplomatit të karrieres zotit Richard Allen Grenell sot ambassador amerikan në Kosovë.
Ai ka shkruar këtë tekst: “”FAKE NEWS”, me qëllime anti kombëtare! Eshtë totalisht e pavërtetë, se z. DioGuardi ka bërë prononcime për “shkarkimin e z. Grenell!”
Pra, sikure shihet ish kongresmeni republican Joseph DioGuardi, nuk ka bërë asnjë Deklaratë, për këtë çështje për asnjë media amerikane dhe shqiptare.
Kjo konfirmohet edhe nga zoti Faton Bislimi, sot në cilësinë e Anetarit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Pra, sikurse shihet ambasadori yne në Prishtinë Richard Allen Grenell ka deklaruar për kanalin CNN në Shqipëri A2, se “Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”.
[…] Nuk e di kush është DioGuardi… Po përhap lajme të rreme […]
Komentet janë mbyllur.