NOCIONI PROVOKUES

0
417

‎Ulku Bardh‎ për Fjala e Lirë

Shpeshherë e dëgjojmë të përdoret emri, “Shqipëri e Madhe”, që është një sajesë qëllimkeqe. Dhe, jo pa qëllim e në mënyrë tendencioze dëgjohet nëpër mediume, lexohet nëpër shtypin ditor e javor si dhe nëpër revista të ndryshme me artikuj e kolona(kolumna) politike të thuhet e shkruhet “Shqipëria e Madhe”. Këtu kuptohet se më të shpeshta janë në gjuhën maqedone, serbe, greke, ruse ….. etj.

Në thelb emri Shqipëri e Madhe është sajesë qëllimkeqe e shteteve me orientim sllavo-ortodoks… pikërisht për të ngjallur dyshime në politikën evropiane madje dhe atë botërore rreth stabilitetit të brishtë në Ballkan që gjithnjë është cilësuar e trajtuar si “fuçi baruti”, dhe i cili do të rrezikohej njëanshmërisht nga elementi shqiptar me krijimin e njëfarë bashkimi të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm me emrin “Shqipëria e Madhe”?!

Sa çudi e madhe! Por dhe një absurditet i pashoq që vjen nga kuzhina e njohur serbe, nga gatimet e tyre me helm nëpërke nga ku e morën për përdorim ditor edhe rusët grekët e malaziasit…! Realiteti është krejt ndryshe, këtë e dinë edhe dshtetet e mëdha që e copëtuan “Shqipërinë Etnike”, që ndryshe quhet edhe Shqiptari, por, këtë, e dinë edhe këlyshët e tyre të përkëdhelur e harbutë që i morën ato pjesë të tokave shqiptare si pre lufte apo “peshqesh turpi”, pra kush tjetër përveçse shtetet ballkanike.

Pra termi përcaktues, “Shqipëri Etnike”, shpreh realitetin tokësor e historik të asaj populate që historikisht ka jetuar në ata troje dhe e ka poseduar(patur në pronë) atë tokë në kuptimin praktik dhe juridik, kurse termi përcaktues qëllimkeq, “Shqipëri e Madhe”, dë të thotë të zgjerosh shtetin tënd në kurriz të tokave të të tjerëve që ti ua merr me forcë duke i pushtuar ata dhe duke e dëbuar popullatën a utoktone?! Po, a nuk e bënë këtë, pikërisht këto shtete ballkanike, duke i pushtuar tokat e Shqiptarisë dhe duke e vrarë e dëbuar nga ato teritore të pushtuara popullatën e pambrojtur shqiptare?

Dhe sipas autorit kroat, Branko Horvat, në librin e tij me titull: “Kosovsko Pitanje (Çështja Kosovare)” 1978, ku jepen të dhëna se territori i Shqiptarisë, para njëqind viteve kishte te diku rreth 103.000 km2, teritor ky homogjen me popullatë shqiptare.

© Ulku