Nocioni i dashurisë, imitimi i stilit bandistesk dhe imitimi i modelit rugovian për jetën?!

2
1111
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Dashuria nuk është nocion i ngushtë. Dashuria nuk është vetëm dashuri mashkull-fëmër, por ka edhe tjera relacione emotive. Kemi dashurinë ndaj atdheut, kemi dashurinë karshi nënës dhe babait, motër dhe vellau, dashuria karshi një miku apo miqëve. Shpesh dashurinë që kemi për dike e shprehim edhe më lotë. Kur jemi këtu, kemi lotë të gëzimit dhe lotë të hidherimit.Dashuria dhe gëzimi janë shoqërues të përbashkët, të cilat vijnë në shprehje karshi problemeve apo të mirave që na i sjellë jeta. Përmes dashurisë mund të analizojmë edhe shoqërinë çfarë e kemi. Ne shoqërinë më defekte, edhe dashuria është e kufizuar.

Në shoqëritë e zhvilluara dhe demokratike niveli i dashurisë është më i lartë. Në sistemin komunist apstrahohet dashuria në nivel shoqëror. Gjithmonë kjo nuk vjen në shprehje, sepse edhe në shoqërinë kapitaliste dashuria mund të jetë sipërfaqësore, sepse dashurinë e mirëfilltë e mund lakmia pas të mirave materjale. Dikush edhe mund të jetë shumë i pasur, më shtëpi dhe vila luksoze, më oborre që janë mrekullia e vet, por nuk kemi kenaqësi mbrenda një familje të tillë, ose kemi dashuri më të meta. Mvarësisht së për çfarë sistemi bëhët fjalë mendoj unë, kemi edhe shkallën e depresionit.

Nuk është njejtë të jetohet mirë ose teper keq mbrenda një shoqërie. Ata që jetojnë keq, kan më pakë dashuri mbrenda fëmiljës, mbrenda rrethit ku jetojnë dhe më largë. Kosova e pas luftës ka shpërfaqur shumë anën depresive të njeriut tonë, e kjo e qetë në plan të dyte lumturinë dhe dashurinë si mbreda fëmiljës dhe mjedisit ku jetojmë. Dashuria si nocion ka degraduar në Kosovën e pas luftës, sikur ka degraduar edhe vet jeta. Ka humbur dashuria dhe kujdesi per njeri-tejtrin si tipare më vlerë shoqërore dhe më vlërë të madhe kombëtare. Në atë vend ku jetohet keq, në vend të dashurisë dhe lumturisë, zënë vend zhgenjimi i madh, vjen në shprehje depresioni i cili pastaj po shëndrrohet në vetë vrasje apo zënka brenda familjës më përfundime tragjike.

Një statistikë fletë se kemi shumë vetëvrasje të ish pjestarëve te UÇK-së dhe shumë vetëvrasje të tjera. Kjo është mjerimi ynë dhe mjerimi i kastës politike në pushtet, e cila në vend që të krijon kushte për një jete normale, e ka pru gjendjën sociale në pikën zero. Nga shpresa së do të bëhët mirë, e vitet shpejt po kalojnë, po bëhemi imitatorë të jetës së mire. Fenomeni i imitimit e ka përfshirë mbarë shoqërinë. Të rinjët tanë gjithnjë e më shumë po i imitojnë pushtetarët. Kan filluar të sillën dhe të vishën sikur njerëzit e politikës. Të sillesh dhe ti imitosh strukturat politike të kriminalizuaradhe të korruptura në pushtet, është vesi më i keq i mundshem.

Të imitosh këto struktura pushtetare don të thotë të mendosh keq për jeten, për shtetin, vendlindjën dhe fëmiljën tënde.Të imitosh këta don të thotë të jetosh më ndjersën dhe mundin e huaj. Të imitosh këtë kastë politike në pushtet don të thotë të vjedhësh, të plaqkitësh shtetin dhe popullin tënd. Një pjesë e rinisë sonë fatkeqësisht janë duke u bërë imitatorë të kësaj elite të degradur politike.Të imitosh dike për së mbari nuk prishë punë.

Të imitosh dhe të sillesh si ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova don të thotë të sillësh konformë rregullave demokratike, don të thotë të jetosh ndërshmerisht, don të thotë të bëhësh intelektual i rangut të lartë, i cili punon për shtet ndërtim dhe popullin e vetë pa asnjë hile. Modeli rugovian është gjeja më i mirë dhe e shëndetshme për rininë tonë, të cilët nga ky model do të përfitonin shumë në jetë. Imitimet e mira ia vlejnë por gjithmonë duke mbetur vetvetja, pa u bëre kopje e keqe e askujt…

2 KOMENTE

  1. E lexova kete shkrim te nje personi nihilist, qe shkruan sa per ta lodhe tastaturen dhe per te dhunuar hapesiren qe i jipet ne kete portal . Ky thot se shum ish pjesetar te UQKse kane bere vetevrasje, e un po e informoj kete person, se per shembull ne Australi njerin nder vendet me te mira ne planete per jetese, dhe me politike fenomenale sociale behen vetvrasje nga mbi 40 mije persona……….edhe nuk kane qene ne UQK.

    KOSOVA sot eshte me e zhvilluar se kurr ne historine e saj. Kosova sot ka nukrin me te madh te te punesuarve ne histroine e saj. Kosova sot ka standardin me te madh te jeteses ne histroine e saj.
    Ose perfundimisht…….Kosova sot eshte me e mire se kurr me pare ne qdo aspekt.
    Por kosova ka edhe shimpanza komunistoislamike qe nuk pajtohen qe ne Kosove te kete liri, pasuri, dhe keto shimpanza komunistoislamike perhapin genjeshtra per varferi dhe jane kunder lirise.
    Kosova sot ka edhe njerez te varfer, sepse ne asistence sociale jane 23 mije familje. Por Kosova i ka 452 mije familje qe jetojne me mire se kurr mempare.
    Keto jane fakte qe i tmerrojne skender mulliqat…edhe te ngjajshem si ky.

  2. Ti fare Dardan Gashi po paraqitesh shpesh me komente rreth shkrimeve te mia , te cilat reagime jane
    shume jo parimore dhe shume tendencioze. Ti ishe mjeshter i genjeshtres , ishe nje mashtrues apo i paguar i ndonje dreq strukture . Eshte lehte te kritikosh , por jo me broqkulla pa asnje fakt. Po ben krahasime amatoreske se shihet edhe nga reagimi se je diletant e i padinjitetshem.Une kam shkruar qe nga pas lufta duke e denoncuar qdo dukuri negative ne shoqeri me te vetmin qellim qe te bejm shtet si duhet e nuk po e bejme, se kan ardhur ne pushtet shume lakmitare per te mira materjale , e jo njerezit te cilet dine dhe dojne nje Kosove te prosperuar dhe demokratike. Nuk dua ta zgjase me shume ty se shihet se je i rangut fillorist dhe dy lidhje me politike nuk i ke dhe as me procese tjera.Njera nga shimpanzat komuniste e te fundamentalizmit islamik qe une shume here kam shkruar kunder ISIS-ve qfare je edhe ti por po kamuflohesh, duke perdorur aksiomen “sulimi eshte mbrojtja me e mire”.23 mije familje ne asistence siq thua ti , e te duken pake se ke deshire te ishin shume me shume . Duhet te kesh turp se me qfare reagimi krejt amatoresk po paraqitesh, duke u treguar lexuesve se dy lidhje me tepe te krese nuk i ke. Se kam te qarte se si pergjegjesi i portalit po i jep hapesire nje reagimi te tille pa fakte dhe nje rrugaqi te quajtur Gashavell .

Komentet janë mbyllur.