NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR GJUHËN

0
2796
Zymer Mehani - Xhemile Hoxha

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

Gjuha si fenomen shoqëror shërben si mjet komunikimi midis njerëzve. Kjo ka histori të lashtë sa edhe vetë shoqëria njerëzore. Gjatë shekujsh të tërë gjuha si mjet komunikimi është manifestuar vetëm përmes të folurit. Prandaj gjuha dhe të folurit qëndrojnë në lidhje të ngushtë dialektike të kushtëzimit reciprok: pa gjuhë nuk mund të ketë të folur, sikurse edhe pa të folur nuk do të kishte gjuhë.

Në etapa të mëvonshme të historisë re të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, njerëzit fillojnë të përdorin shenja të ndryshme grafike me karakter simbolik për të komunikuar me anë të gjuhës së tyre, me qëllim që ta realizojnë komunikimin pa të folur në distanca të ndryshme kohore e hapësinore.

Kështu forma më e hershme e komunikimit me shkrim është bërë përmes të ashtuquajturit shkrim piktografik, i cili njihet para erës sonë. Në shkrimin piktografik vizatimi simbolizonte fjalën si emërtim të objektit.

Mbi bazën e shkrimit piktografik më vonë lindi shkrimi ideografik. Nga shkrimi ideografik lindi shkrimi hieroglif, të cilin në lashtësi e përdorën popujt e ndryshëm të Azisë, si kinezët, japonezët, babilonasit, egjiptasit etj. Shkrimi hieroglif është i njohur me emrin shkrimi pykësor (kuneiform), të cilin e kanë përdorur egjiptasit e vjetër.

Rezultatin më të madh në fushën e përdorimit të shkrimit, bashkë me të edhe të dijes njerëzore, njerëzimi e arriti me zbulimin e shkrimit fonetik. Këtë shkrim së pari e zbuluan fenikasit e vjetër, duke shënuar çdo tingull bashkëtingëllor me një shenjë grafike. Ky shkrim që është i gjallë edhe sot në Qipro e Kretë-njihet me emrin shkrim rrokjesor (silabik). Grekët e vjetër këtij shkrimi ia shtuan edhe tingujt zanorë.

Këtë lloj sistemi shkrimor më vonë e përvetësuan edhe romakët për të përpiluar sistemin e tyre grafik, që njihet me emrin alfabeti latin. Ky alfabet u bë bazë e alfabeteve të pjesës dërmuese të popujve jo vetëm të Evropës. Këtë lloj shkrimi e përdorim edhe ne, për të shkruar gjuhën tonë, gjuhën shqipe.

Zbulimi dhe zhvillimi i shkrimit, së pari nga grekët, e pastaj edhe nga romakët, i hapi horizonte të pakufishme mendjes dhe natyrës krijuese të qenies njerëzore.

SHTRIRJA E GJUHËS SHQIPE NË BALLKAN

Gjuha shqipe sot flitet në Shqipëri, në Kosovë, Në Maqedoninë Jugperëndimore, në Serbinë Jugore, në pjesën jugperëndimore të Malit të Zi dhe në Çamëri.

Shqipja, pra flitet ne pjesën jugperëndimore të Ballkanit,aty ku kryqëzohen rrugët që e lidhin Lindjen me Perëndimimin, pikërisht në atë rajon ku ka qenë djepi i qytetërimit antik evropian.

Gjithashtu shqipja flitet edhe në diasporë (në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë) edhe në shumë vende të kontinentit tonë e më gjerë, në Amerikë, Turqi, Australi etj.

Gjuha shqipe – gjuhë indoevropiane

Në periudhën e viteve 6500-5500 para erës sonë popullsitë që e flisnin të njëjtin tip gjuhe
emigruan valë-valë në gjithë Evropën dhe në Indi, prej nga edhe vjen emri i kësaj familjeje gjuhësh të quqjtura më vonë gjuhë indoevropiane.

Gjuhët indoevropiane që fliten në Evropë janë gjuhët romane (italishtja, frengjishtja, spanjolishtja);
gjuhët gjermanike (gjermanishtja, anglishtja, norvegjishtja);
gjuhët sllave (rusishtja, polonishtja, serbishtja etj.);
gjuhët baltike (lituanishtja, letonishtja etj.);
gjuha kelte (Irland e Skoci);
greqishtja, shqipja etj.

Historia e zhvillimit të shqipes

Në vitin 168 para erës sonë, Iliria u pushtua nga romakët. Në shekullin VII të erës sonë u pushtua nga sllavet; në shekullin XV-Shqipëria u pushtua nga turqit e ky sundim zgjati gjer në vitin 1912.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanë qenë nën ndikimin e gjuhës e kulturës latine, greke-bizantine, sllave e turke.
Në gjuhën shqipe gjenden fjalë me origjinë nga greqishtja e vjetër, greqishtja bizantine, sllavishtja e turqishtja.

Nga greqishtja e vjetër kanë hyrë fjalët,si:drapër, lakër, qershi, shpellë etj;
nga latinishtja: arë, kalë, mbret, furkë, ungj etj;
nga greqishtja bizantine: ikonë, manastir, fis, kallogjer etj;
nga sllavishtja: gjobë, lopatë, opinge, pushkë, rob, si dhe toponime: Berat(bel-grad), Dropull (Drino-polje) Velipoje (velika-polje), Zadrime (Za-Drin),Zagori(Za-gora) etj;
nga turqishtja: tepsi, bahçe, oxhak, sobë, jastek, pazar, ilaç etj.

Është e vërtetë se shqipja ka pasur ndikime nga gjuhët e huaja, sidomos në leksik, por këto huazime i ka përshtatë sipas modelit të vet. Kështu fjalët e greqishtes së vjetër i ka veshur me petkun e saj:
drapanon-drapër, kerasia-qershi, spileon-shpellë etj.
nga latinishtja:arvum-are,imperatorum-mbret etj.;
nga sllavishtja: gllob-gjobë, opanak-opinëe, ravnica-rrafsh etj.

Gjatë periudhës që vendi ynë ishte nën sundimet e huaja, kultura e gjuha ishin nën ndikimin e atyre gjuhëve. Gjuha shqipe i ka ruajtur tiparet themelore si gjuhë indoevropiane.

Në Mesjetë, popullsia e territoreve të populluara nga fiset ilire quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalë forma popullore Arbnesh ose Arbëresh.

Emrat e sotëm Shqipëri dhe shqiptar, shqip janë shfaqur në shek.XII.