NJOHURI TË PËRGJITHSHME NË FUSHËN E LEKSIKOLOGJISË

0
10390

Shkruan Prof. Zymer Mehani

Në gjuhësinë e sotme leksikologjia përbën një fushë të veçantë studimi në kuadër të shkencave të gjuhësisë.

Leksikologjia merret me tërësinë e fjalëve të gjuhës, pra me leksikun. Çdo gjuhë ka fondin e fjalëve që përdor ajo gjuhë.

Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: „lexis“ = fjalë dhe „logos“ =s fjalë ; d.m.th fjalë për fjalën, ose shkenca mbi fjalën.

Leksikologjia është ajo degë (shkencë) e gjuhësisë, që merret me studimin e përbërjes leksikore të gjuhës dhe në mënyrë të veçantë, me studimin e hallkës më të vogël në përbërjen leksikore, të fjalës.

Tërësia e fjalëve të gjuhës shqipe përbën leksikun e gjuhës shqipe, pra të gjitha fjalët që përdorin shqipfolësit.
Shkenca mbi fjalën, leksikologjia, mund të jetë: e përgjithshme, e veçantë, historike dhe përshkruese.

Leksikologjia historike, i studijon fjalët në aspektin historik, d.m.th studijon ndryshimin e fjalëve nga ana e formës dhe e kuptimit në etapa të ndryshme historike dhe lëvizjet e fjalëve që nga fillimi gjer tani.

Leksikologjia përshkruese: studijon fjalën dhe leksikun në gjrndjen e tyre të sotme me veçoritë dhe karakteristiksat e tyre në situatën apo gjendjen aktuale.
Leksikologjia e përgjithshme: studijon parimet e përgjithshme teorike të fjalës dhe të leksikut.

Leksikologjia e veçantë: studijon anët e veçanta, specifike, karakteristike të një gjuhe. Veçoritë që atë e bëjnë të dallohet nga gjuhët tjera.
Pjesët e leksikologjisë janë:
a) Semasiologjia
b) Leksikografia
c) Frazeologjia

Frazeologjia është pjesë e leksikologjisë që merret me studimin e bashkimeve të qëndrueshme të fjalëve që janë ngurosur historikisht në një unitet të vetëm dhe në një kuptim të vetëm. Kjo degë e leksikologjisë historikisht shpjegon lindjen e bashkimeve të fjalëve, lëvizje kuptimore, motivimin e tyre etj.

Duhet theksuar se pasurimi i fjalorit të një gjuhe nuk bëhet vetëm me fjalë të reja, por edhe me grupe fjalësh të qëndrueshme dhe të lidhura ngushtë, të cilat nga ana kuptimore kanë vlerën e një fjale të vetme, pra shprehin një nocion.
Karakteri i qëndrueshëm i shprehjeve frazeologjike është futur gjatë përdorimit të vazhdueshëm të shprehjeve të zakonta. Gjatë këtij përdorimi fjalët e kanë humbur kuptimin e mëparshëm të pavarur dhe vetëm në lidhje me fjalët të tjera japin një kuptim unik, krijojnë një shprehje frazeologjike në të folurit.

Shembuj:
Shprehja : e ka halë në sy= e ka inat, do të shtjellohej
Kështu: e ka inat sikurse halën në sy;
Shprehja: s’e njeh qeni të zonë= rrëmujë (kuptim frazeologjik)
Shprehja: hudhi lumin= “shpëtoi rrezikun” (kuptimi frazeologj)
Shprehje: shoh vehten= kujdesem,
Shprehje : bëj fjalë = grindem,
Shprehje: I vë gjoksin punës = punoj me zell,
Shprehje: fut hundët= ndërhyj,
Shprehje: marr në qafë = dëmtoj
Shprehje: ha bukën e përmbys kupën = mosmirënjohës, Shprehje : flet kodra pas bregut = flet kot.
Njësitë frazeologjike: kanë kuptim të qartë, sepse këtu më lehtë lidhja në mes kuptimit në tërësi të shprehjes dhe kuptimit të komponentave.
Shembuj:
I vë vetullat e i nxjerr sytë,
I bëj paratë rrush e kumbulla,
Nuk shkel në dërrasë të kalbur etj.