Njoftojmë mediet dhe opinionin e gjerë, se Akademia përkujtimore dhe ngritja e bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që ishte e paraparë për t’u organizuar më datën 27.12.2018 (e enjte), në Klinë, do të do të shtyhet për një datë tjetër.
Komuna e Klinës dhe Këshilli organizativ i këtij manifestimi, edhe pse të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti i kishin bërë me kohë për këtë datë të caktuar, mirëpo për shkak të mosfinalizimit të derdhjes së bustit në bronz nga ana e punëkryerësit jemi detyruar ta bëjmë zhvendosjen e kësaj date në një datë tjetër.
Mediet, po ashtu edhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë rreth caktimit të datës së mbajtjes së këtij aktiviteti.
Komuna dhe Këshilli organizativ kërkojnë mirëkuptim për këtë shtyrje nga ana e qytetarëve dhe opinionit të gjerë.
Këshilli Organizativ
Klinë, më 26.12.2018
Dërgoi për publikim, Lekë Mrijaj, gazetar