Njoftim i gazetarit e shkrimtarit Gani Mehmetaj: Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes!

0
478
Gani Mehmetaj - xhami i thyer nga plumbi

Para disa ditëve, Gani Mehmetaj shkroi një shkrim për Baton Haxhiun si spiun i Serbisë – gazetaria kosovare nën frikën e plumbave… Këta që i shërbyen dikur Serbisë, janë edhe sot trima me shqiptarët…

Gani Mehmetaj
Gani Mehmetaj

Nga Gani Mehmetaj, PrishtinëRevista Drini27 Janar 2020

Gazetari, publicisti, shkrimtari dhe mësimdhënësi universitar Gani Mehmetaj, në profilin e tij në fb sapo ka njoftuar që javën e kaluar është sulmuar shtëpia e tij në Prishtinë. Në këtë njoftim Mehmetaj bën të ditur, që Policia e Kosovës pas sulmit ka qenë në vendin ngjarjes dhe se për sulmin janë njohtuar edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe OSBE.

Publicisti i njohur mendon që sulmi ndërlidhet me përmbajtjen e shkrimeve të tij, pasi ndër të tjera thotë, se: “Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.

Postimi i plotë në fb i Gani Mehmetajt:

Paralajmërimin (kërcënues) e mora!

Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.

Erdhi policia, erdhën edhe hetuesit, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që nga ajo ditë nuk u dukën më.

Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.

Përmes miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon, se e kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës.