NJIHUNI ME JETËN E RREGJINA K. NICAJ, AUTORE E 15 LIBRAVE ME POEZI…

0
689
Rregjina K. Nnicaj - Larg si unë

Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Nuk e dinë shumë lexues, se Rrekoni, autorja që nënshkruan poezitë e saj në faqe të ndryshme të Internetit, e ka emrin e plotë: Rregjina Kolë Nicaj. Ajo tregon se ka lindur e është rritur në lagjen e bukur, Hot i Ri, jo shumë larg nga qyteti i Shkodërloces, siç e quan këtë qytet plot histori, të vjetra e të reja. Rrrjedh nga një familje e thjeshtë. Babi ishte traktorist dhe nëna punëtore. Lindën e rritën gjashtë fëmijë të shndetshëm, me shumë edukatë por dhe me sakrifica të panumërta.

Rregjina tani kujton: “Vegjelinë e kam kaluar veprave, kantiereve të elektrifikimit, në gjithë Shqiperine, deri në moshën 7-vjeçare. Sepse babai nuk u kursye që të ngjitej majave më të larta, fushave e kodrave me buldozier, per ta sjellur driten elektrike, deri në zonat më të thella e në qytete. Punonte, sa në Levan-Fier, sa në Vorë, sa në Poliçan dhe sa në Durres, Porto Romano e Spitalle dhe më tej, në Berat, Vlorë e Sarandë dhe në Veri: Fierzë, Laç, Vau i Dejës, Kukës, Fushë Arrës, etj..etj.

Megjithatë, ashtu si fëmijët tjerë, jam rritur me shumë dashuri nga prinderit e mi. Si i thonë fjalës, për këtë gjë, më duket se jam fëemija më me fat, në botë. Na rriten me një komunikim të ëmbël, me keshilla e perkëlleli, të gjashtë fëmijët, me nga një emer të dytë. Edhe pse të varfer, por ishim gjithmonë të lumtur, dinin të na e trasmetonin lumturinë me lutjet dhe besimin në Zot. Na qortonin vetëm me një shikim. Kur mbyllej dera e shtëpisë, nuk duhej të përgojohej askush, vetëm flisnim ne, brenda çelësit të shtëpisë. Nëna jonë ishte grua fisnik, shumë-shumë e fortë. Si i thonë fjalës, ishte burrë e grua, në karakterin e saj, nuk u trembej vuajtjeve…”.

Pas shkolles 8-vjeçare, Rregjina mësoi në Gjimnazin e njohur e shumë presticioz, “28 Nëntori”, në Shkodër. Ishte lumturi të quheshe gjimnaziste dhe kjo ishte ëndrra e parë e saj. Rrugën për në shkollë e bënte më këmbë, pothuajse çdo ditë. Duheshin plotësuar kërkesat për 6 fëmijë, por dhe ajo kishte nevojat shkollore të saj. Po, me aq sa mundnin, prindërit ishin shumë të rregullt e të kujdesshëm, sa nuk u mungonin gjërat kryesore jetësore.

Kur Rregjina i kërkonte para, për një libër a fletore, kurrë nuk i thoshte jo, e mira nënë. Megjithëse e re, Rregjina e kuptonte fort mirë gjendjen ekonomike të prindërve. Ajo tregon:”Bëja tri palë detyra në një fletore, kimie, në fillim, pastaj biologjie, në mes dhe të analize matematike, në fund. Detyrat e të gjitha lëndëve i bëja kështu. E mbeshtjellja bukur fletoren, e hapja sipas lendës, që kisha detyrat…Kështu, arrita t’I vazhdoja mësimet dhe përherë më kanë thënë fjalë të mira…”

Fillë pas Gjimnazit, Rregjina u martua, pra krijoi familjen e saj të re. Bashkëshot kishte një djalë plot vlera, nga një familje e njohur shkodrane, sportisti Sterkaj, i Klubit “Vllaznia” të Shkodrës. Për shumë vite, siç thotë ajo, bashkshorti është një kryefamiljar e bsahkëshort i rregullt, kursimtar, pa asnjë ves të keq dhe baba ideal.

Pas Gjimnazit, njëkohesisht sapo u martua, Rregjina studioi dhe mbaroi me resultate të shkëlqyera Fakultetin e lartë, për mami-infermiere, po në Shkodër. Që nga ajo kohë, në vitet 1982 e deri më 1997, ka punuar në profesionin e vetë, në Spitalin Civil-Shkoder dhe në Urgjencën e Poliklinikës Qendrore të atij qyteti. Kjo ishte ëndrra e dytë e saj, u bë nënë e dy femijëve të mrekullueshëm. Sot ata i falin kënaqësi e krenari, që nga koha e studimeve, e punës dhe e jetës, në prgjithësi. Prandaj ajo i falënderon nga zemra, me shumë mirënjohje. Sì nënë, e ndjen se e ka shpirtin në paqë, se është një nënë me fat.” Kjo është endrra më e bukur e jetes sime, që u bë realitet”-thotë tani Rregjina.

2.
Një ngjarje e re, por e padëshiruar, ndodhi për familjen e Rregjina K.Nicaj, 22 vjet më parë. Atëherë, të detyruar nga rrethanat e jetës, ikën nga vendlindja me gomone, familjarisht, në një tokë të huaj, me shpresën e një jete më të mirë. Fëmija I vogël ishte 6 muajsh e I madhi 15 vjeç. Rregjina, me brengë në zemër, shprehet: “Ishtë një përvojë e hidhur, të cilën nuk dua, jo kurrë, ta përsëris më, por dhe as ta kujtoj, se më kapë ankthi! E kemi parë vdekjen më sy, por unë them se Zoti është I mirë, edhe pse kalvari i vuajtjeve në tokën e huaj nuk paska kurrë fund, duke kaluar prova pas provazh të vështira për të jetuar!” vuajtjeve në dhe të huaj s’paska kurrë fundë, prova pas provash.

Unë dhe im shoq me unitet e dialog, kokë më kokë, ia dolëm, u morëm vesh me letra deri vonë, kur dolen telefonat me mesazhe.Hynte njëri në shtëpi e dilte tjetri, i kanë dëshiruar fëmijët, që t’i përkëdhelnin e t’ua ndjenin lezetin. Nuk kishin kohë që të rrinin me ata, se do të punonin për ta fituar bukën e gojës dhe për ta siguruar jetesën. I tillë ishte, sidomos, fillimi për familjen e poetes Rregjina K.Nicaj.

Fati i buzëqeshi asaj, kur iu krijua mundësia që të punontë infermiere, ne klinika të ndryshme, në Avis, Sert. Kur gjente kohë, bënte pjesë në “Kroce Rossa italiana”, ku studioi e dha shumë provime, për të marrë diplomat e duhura, për taktika e procedura medicinale, për të shpetuar jetë njerëzish, punë që e kryen me shumë dashuri. Rregjina ka mbaruar dhe kurset “Infermiere Pratica Della Famiglia”, më vonë, kursin “Sindikalist, nga ACLI Savona”. Por ka mbaruar dhe kursin e rrobaqepësisë, me kategorine e dytë. Ajo shton: “Jeta në dhe të huaj, nuk është aspak e lehtë, por, për të mirën e fëmijëve, sakrificat janë detyrim…”.

3.
Pasioni i Rregjina K.Nicaj, që e vogël, ka qenë leximi i librave letrarë, Ishte anëtare e biblotekës së shkolles dhe aty merrte libat, që i pëlqenin. Për këtë pasion të saj, atë e nderuan me distingtivin “Mik i vogël i librit”, të cilin e ruan me kujdes edhe tani. Pastaj shumë e re, as ajo vetë nuk e di se si “mbiu” një filiz i bukur, për të shkruar. “Ndjehesha e dyzuar në trupin tim,-thotë ajo.-Diçka reagonte vazhdimisht, si në gëzim e si në trishtin, dilte jashte një zë, që më rrëfehej! Fillova t’i hedh në letër ato mendime, por nëna ime e mirë nuk kishte para të na blinte fletore edhe për poezitë! Kujtoj, si tani, kur gjeja bllok borderoshë të punetoreve, në ngjyrë të verdhë e jeshile, diku në rrugë, biles dhe të lagura, të ndotura, i pastroja, i thaja me kujdes.

Gëzimi im ishte, kur shihja anen tjetër, aty ku ishin bosh. Hidhja vargjet e para me një laps, që e mprehja me shume kujdes, që mos të më thehej. Kur na vinin të flejmë, në zheg, ne femijët, unë ikja pas shpisë, nen një qershi ose në oborrin tonë të vogël, nën man.Aty gjeja qetësi e shkruaja, nën muziken e gjinkallave, nën freskun e hardhisë. Im atë, ndodhte që m’i merrte nga dora poezitë e i lexonte. Mbase, frikësohej, se po vuaja për ndonjë gjë, ngaqë isha adoleshente.Pastaj më puthte në ballë, duke më thënë embelsisht: “Shkruaj, shpresa e babës, por ke nevojë edhe për pushim!”. Edhe darkave, dimërit, shkruaja nën driten e nje bishtuku, që e sajonte nëna me vaj. Më ftohej gjella, gjithmonë…

Më afrohej nëna ngadalë dhe më fliste butësisht:, “Ha bukë, rrushja e nanës, pastaj shkruaj sa të duash!” Unë, vërtetë. e shihja që, atë çka ma jepte muza në çast, tani s’e gjeja më! Ishte lumturi për mua që të shkruaja, sikur çlirohesha. Ende i dinë përmendësh vargjet e mija, shoqet e fëminisë dhe. kur takohemi, m’i citojnë, Ato vargjet e bukura, të ndjesive të sapolindura të dashurisë, verën e kaluar, në 40-vjetorin e maturës, nje shoqe klase, I.R. më citoi vargjet që ia kisha bërë asaj, kur isha në stërvitje ushtarake, 16-vjeçare. U habita, që ajo i mbante mend!?”

Ka shumë vite që shkruan poezi Rregjina K.Nicaj.Deri tani ka botuar 15 libra poetikë, njërin nga të cilët në italisht, nga shtëpi botuese të ndryshme. Ajo është shumë e kënaqur nga puna e të gjithë botuesve. Gjithshtu, është pjesëmarrëse në në mbi 15 antologji.

Me miq të artit, e ka përuruar shumicën e librave të saj. Për laminë tematike dhe bukurinë e vargut, është vlerësuar nga shumë poetë e prozatorë të afirmuar e i kanë dhënë disa Çertifikata e tituj, të cilët nuk ka dëshirë që t’i publikojë, por i ruan kujtim në albumet e Fb. Është thënë shpesh, se botimi i librave, është ndër çastet më të bukura të jetës, si lindjet e fëmijëve të mi,-thotë Rregjina. Në tematikën e tyre gjenden vuajtjet e kurbetit, dashuria për jetën, dhimbja e madhe për grate, që po i vrasin burrat, nga dorë e “dashurise”?!

Siç thamë më lart, kjo poete “me bereqet”, ka shkruar libra dhe ne gjuhe të huaj. Gjatë jetës, ajo ka lexuar libra të panumërt. Se për të sillnin lumturi e gëzim, e pajisnin me dituri e kulturë. Sepse, një poet I mirë nuk mund të bëhesh pa u njohur me krijimtarinë e të tjerëve, ndër vite. Ata nuk mund të mbahen mend të gjithë, por ndikojnë në formimin e përgjitshëm të çdo krijuesi.

Rregjina K.Nicaj ka respekt për çdo poet. Edhe për një penë të sapolindur, që hodhi një varg, mbrëmë Ajo i do poetet e muzat e tyre-mjaltë.

Do të lexojë prej tyre vetëm për dashuri dhe paqë. Kur lexon vargje, me urrejtje e mëllef mes poetësh, ndjehet keq.! Një penë e poetit nuk duhet t’ia prishë paqen askujt, s’duhet të jetë armë, as mjet shkatërrimi për askënd.Kjo autore, në të gjithë krijimtarinë e saj, falë dashuri në varg, dhe nuk kërkon asgjë tjetër, veçse dashuri të pastër njerëzore.

…Në mbyllje të këtyre radhëve, e përshndesim dhe e urojmë nga zemra poeten Rregjina K. Nicaj dhe i dëshirojmë gjitha të mirat, për vetën e familjen, vazhdim të krijmtarisë sa më të begatë e cilësore, si deri tani!

Tiranë, qershor 2019