Njihuni me Jan Koum – krijuesin e WhatsApp, njeriun që u rrit në një vend komunist dhe nuk kishte as kompjuter

0
421

Ai është gjeniu që shpiku aplikacionin më të përdorur në mbarë botën, Whats-app, por kush është Jan Koum.

Koum ka lindur në një fshat pranë Kievit dhe ishte fëmija i një muratori dhe i një shtëpiakeje.
“Shkolla jonë, as banjë të brendshme nuk kishte”, rrëfen Koum. ‘Imagjinoni pak dimrin në Ukrainë ku temperatura mbërrin deri ne minus 20 grade celsius.
Mendoni një shoqëri ekstremisht e mbyllur, ju mund të keni lexuar për vendin tim, por të jetoje atje ishte tjetër gjë. Kompjuter nuk kisha, vetëm një numëruese”.

Në shtetin komunist, e tillë ishte fëmijëria e njeriut që e shiti shpikjen e tij, jo pak por 19 miliardë dollarë.
Programi i mesazheve të shpejta, dërgimi i fotove dhe i të dhënave përmes internetit, që Koum krijoi bashkë me ish kolegun e Yahoo-se, Brian Acton ka pasur një sukses marramendës.

Ai është në krye të listës së aplikacioneve me miliona përdorues në muaj dhe llogaritet që në ditë, të kalojnë më shume së 50 miliardë mesazhe.
Dikur i papunë, Jani kishte aplikuar për një vend në kompaninë Facebook por kërkesa i ishte refuzuar.
Njeriu që kompjuterin e tij të parë e bleu kur ishte 19 vjeç, tanimë, tek Facebook është një drejtues dhe anëtar bordi.