NJI DËSHMI E PATRIOTIT GJON GJEKA

0
2134

Dërgoi për publikim, poeti Agim Desku.

Nga mësuesi Kolë Gjoni GjokajTriesh

Ishte fillimi i fundit të vjetit njizet, nji patriot i shquem, malësor nga Trieshit, me emnin GJON GJEKA , i cilli ishte edhe bashkëpuntor i B.Currit,I.Boletinit dhe L.Gurakuqit, si veprimtar i shquem që ishte, kishte nji takim punë atdhetariet në Gjakovë me At Shtjefën Gjeçovin. Pasi takohet dhe mbaron punë me ta, Gjoni merr’ rrugë për Kishë të Deçanit, aty ku e kishte udhëzua me shkua Patër Shtjefni. Me të mrrim aty sheh turmën e g’jate të burrave me plis të bardhë në krye tye hi mrena rënd e rënd në Kishë.

Tye shikjue turmën tye i’u avit Kish’s, i bien në sy Popat shkije dhe disa xhandarë të armatosun. Gjoni aspak nuk e kuptonte pse po hijn’ shqiptarët mrena në Kishë, që flitej se serbët pasi e kishin zaptue Kosovën, e kishin kthye në manastir të tyne, as nuk dinte me u kujtua se përse e kishte dërgua Shtjefën Gjeçovi aty. Gjonit edhe pse po nuk i’a prit’te mednja aspak se çka po zihej aty, kundër dëshirës së vet vendos të futet mrenë në Kishë, dhe çka me pa me sy thote Gjoni.

Çka me pa me sy, më krisi mendja e kresë, Kisha, Kryqi e Ejllat që ishin në mure dhe tavan të Kishës, nisën me mu siellë, mend’t mu muarën, ë’m kapën të dridhmet e gati sa nuk më ra të fik’t. U psheta për murit e pash Popin tye lexua e tye thirr’ me za t’nalt shqiptarët me ëmën: Ti Avni, ti Muharrem, ti Shefki, ti Shaban, ti Mehmet,ti ti ti …t’gjithë i thirrte nji nga nji dhe i pagzonte me ëmna të ri serb; Novica, Lubisha, Milan, Nedelko, Gjurgje etj. etj.

Të gjithë k’ta shqiptarë ishin musliman dhe i kthenin me zort tye i konvertua në fe Ortodokse, dhe nuk e dija as çka duen me ba me ta, as ka duan me i çua. Mua me kapi friga dhe mu kujtua FRATI NË ZHGUN TË ZI, që mu dukt hijeran, por vetëm at’herë e kuptova pse më kishte dërgua Shtjefën Gjeçovi në Kishë të Deçanit.

Pa dashtje me iku friga, trupin ma përshkoj nji kërqethje e jashtzakonshme, zëmrën e dig’joja ka më rrahte fort në krahnuer, pa prit pa kujtua, hipa mbi nji bankë dhe me t’gjithë zanin që pata bertita: Dig’joni popull, mos u mashtroni, ju ini shqiptarë, mos u bani Serb, k’ta po ju rrëjn, k’ta po ju tradhtojn, k’ta kanë me ju pre në qafë fmijet tuaj, grat dhe çikat kanë me va dhunue e kanë me i marr për rroktaresha të veta, kush t’ket pshtua prej jush ka me i’u nalua me fol edhe g’juha juaj shqipe.

T’ye bërtit populli ni ngulën syt, at’herë mu vërsul nji Xhandar serb dhe më goditi me kodak të pushk’s në krahnuer e me qiti për tokë, edhe dikush tjetër bërtiti, populli i madh u kushtrimua e kërsiti pushka mrena në Kishë.

Kaq dinte me tregua Gjoni për a’t rast, se tjetër nuk mbante mend me kallxua çka ma ndolli aty, të nesërmen e gjën’ vetin mrena në pranga hekurit t’nji burgu t’Kosovës, ku vuajti të hjekmet e randa për gadi 2 vjet, derisa mrrini disesi me u arratis e me ikë prej burgut Serb e me kalua shnosh e mirë n’Shqipni.

N’atë kohë lajmet informuese pothua se as për k’ët rast e as për raste e vrasje tjera nuk ekzistonin aspak, populli dinte shumë pak për t’vërtetat dhe t’hjekmet e m’dha që ndollnin n’at kohë me shqiptarët e Kosovës. Pas k’saj arratie Gjoni mrrin me shkua në Shkodër, disa ditë ma vonë pas ndëjet n’kët’ qytet, vjen nji xhevap prej françeskanve të Shkodrës, që e kishin marre prej lajmtarve të Vijenës së Austrisë, se xhandarmaria serbe e kishte vra At Shtjefën Gjeçovin, priftin që e kishte dërgua Gjonin në Kishë të Deçanit, të dëshmonte faktet e robnisë shqiptare, të cill’t detyroheshin të ndrronin fenë e tyne muslimane e me u ba shkije. Gjoni ma vonë e kishte marrë vesh, se asnji shqiptar at’ ditë nuk ishte konvertua as kthye në fenë Ortodokse-Serbe, por se për fat të zi kishin mbet të vramë 18 prej tyne, por edhe dhe 11 xhandarë serb. Ata të 11 shkije të xhandarmarisë serbe, që kishin met të dekun, shqiptarët i kishin myt’ me thoj’ n’fyt e me bajunetat e armve teë tyne, që va kishin grabitë tye me u kacafytë me ta.

Historia Shqiptare asht e mjerueshme dhe e mbulueme krejt me gjak, për kët’ vend u flijuan shumë; BURRA,GRA, F’MIJË, TRIMA dhe PATRIOT.
ATA na e lanë në AMANET kët’ tokë e flamur dhe g’juhë të pastër shqipe ta duam dhe ruajm sikur f’mijun tonë dhe syt e ballit.
(Marrë prej arkivit të letrave të prof. Anton Çettës-Shkruar nga: Kolë Gjoni Gjokaj-mësues nga Trieshi- Kolegë dhe bashkëpuntorë i Gjon Gjekës Lucaj)