Autor i disa librave, nji poet si gjithmonë eshte ne kerkim te vargut poetik.
Tonin Nikolli lindi ne Gjader te rrethit te Lezhes, emigroje si te gjithe shqiptaret, fatmiresisht e njof qe ne vitet e rinisë, aso kohe shkruante me pasion ne gazetat e kohes, po gjithmon nen kontrollin e partisë shtet.
Me ardhjen e demokracisë dhe sidomos pase emigrimit ne Itali, Tonini e gjen rrjeshtin e poezis ma lirshem, po me shume dhimje… large atdheut, po shpirti i tij krijues shperthen fuqishem, ne pake vite behet autori i 7 botimeve, po secili mai pelqyer se tjetri.
Tonin Nikolli noton me rreshtin poetik, rreshqet ne akullnaja, shlodhet ne livadhet me lule, qan me poezinë kur kujton jeten ne diktaturë, shmallet me nenen, miqtë dhe shoket, vendelindjes i fal gjithçka vargu i tij poetik… Tonini kendon me veteveten, mbi pentagramin e rreshtit poetik.
Tonin vetem urime, nuk kame fjal tjeter, rreshti i jote eshte melankolik, eshte i trishte, po kurdohere eshte realiteti, eshte e verteta e nji poeti qe eshte i ndjeshem me realitein qe sot perjetojmë.
Gjin Musa, gazetar
PA HISTORI
Në historinë e trimave të çartur,
jam më frikacaku…
Sa herë jam zënë me shokë,
kam dalë i rrahur….
Sa herë shkova të vjedh,
më kanë kapur…
Sa herë serenatë i këndova dikujt,
mora mbi kokë,
kova me ujë…
Në histori në e trimave të çmendur,
gjithëmonë,
nga fundi,
mbeta fshehur….
Pa marrë kurrë plumba bythëve,
pa gjuajtur kurrë,
në shpinë…
të të tjerëve…
—————–
DIMËR…
Rreh dimri!
Dyerve të mbyllura…
Rishkel rrugët e tij.
I pushton,
me madhështi.
Pronar i shtigjeve.
Majave.
Portë e erërave.
Shoshë e borës.
Vozë e shiut….
Vishem trashë.
Mbulohem rëndë.
Ndez furrën…
Por ngrij,
pa zjarrin e shpirtit
tënd…
——————–
DADA TONE
Shpeshherë më zë të lodhur e vona,
Shtrirë mbi sënduk a rrëzuar përtokë….
Askund s`gjej shërim, veç Dadës Tone,
I bëj zë me shpirt, i shkrehur në lotë…
Netët e dimrit janë t`gjata për tmerr,
Mendimet e marra m`lidhin si gjarpërinj…
Dridhem prej ngricës, trembem nëper terr,
Kerkoj Dadën Tone, të më strukë në gji…
Nuk e di ç`po ndodh…shpirti, zemra, mendja…
Duan t`më braktisin, udhëve të paskaj…
S`di ku mbaron dita as ku fillon ëndrra,
Ngushllim,veç tek Dada, gjej mbytur në vaj..
————————-
GRUAJA PREJ BORE
Përzihem për ves,
në histerizmin e bukurisë së ngrirë…
Botën e mbuloi bora.
Jam lodhur me burrat e bardhe,
hundëkarrotë
dhe me shkop tek dora…
… më duken të pështirë…
Ndaj vendosa,
me bardhësi të virgjër,
të ndërtoj një grua….
Me hundën,
buzët,
sytë,
si të tuat…
( veç kështu,
borën,
mund ta dua…)
———————-
Ka ngirë krejt liqeni im,
rosat janë strukur në breg…
Qielli i grihtë, pa shkëlqim,
diellit nuk i lë më shteg…
Po tek ti, a ngrin liqeni?
Rosat a janë strukur mirë?
Apo erërat e atij vendi,
të kanë puthur, të kanë shkrirë…
Ka ngrirë krejt liqeni im,
si një xham pa formë, opakët…
Ti, prej larg, në t`bukurin zgjim,
ndoshta qiellin e bën të hapet…