Njeriu, shpeshherë, është e keqja e vetvetes, por, çuditërisht, edhe kur nuk është ai bëhet i tillë

0
439

Ulku Bardh - foto Ulku Bardh për Fjala e Lirë

Duke lexuar reagime nga njerëz të ndryshën që pozicionohen “pro et contra” kur janë në pyetje figura të njohura të jetës politike, shkencore e kulturore të kombit tonë e këta të fundit në mbrojtje të personazheve aspak të vlefshme për kombin tone?!

Gjykoj se, ketu, njerëzit udhëhiqen nga emocionet dhe simpatitë për personalitetet, për ata që, në një farë mënyre, i admirojnë. Dhe jo për thelbin e asaj që është bërë temë diskutimi..! Çdokush vlerësohet sipas veprave të bëra dhe kjo nuk është aspak kontestuese por, as dhe tema bosht këtu nuk ështe kjo! Po, i mirë në shkencë sa s’bëhet është akademiku ynë edhe në dije por jo dhe në zemër e veprime apo dhe në shije! Një njeri kaq i ditur por ama jo gjithmonë i mençur, detektues dhe kritikues i problemeve por jo dhe udhëtregues për kalimin dhe zgjidhjen e tyre…

Te mbrosh, sot, Peter Handken apo Shmidt është anakroni, defetizëm madje ka edhe elemente të nihilizmit kundra tëndes si tërësi..?! Me fjalë tjera do të thotë të mbrosh Millosheviçin…!? Sepse pikërisht këta dy e mbronin haptas këtë kasap të njerezimit në hapësirën ballkanike. Të mbrosh kryeçetnikun e të gjitha kohërave, sot, do të thotë nga një “mal i madh” të kthehesh ne një “kodër e vogël” që në shkuret e saja strehon gjynahqarë…

Vetvetiu shtrohet pyetja se kujt i shërben një mbrojtje, perkrahje apo qoftë dhe “shpjegim i drejtë”, i tillë… Kujt, ”kauzes apo antikauzes”…? Ose edhe më dukshëm e më shkoqur të themi… – o do ketë pësuar mendja ndonjë tronditje… ose vreri i zemres ka shperthyer si vullkan pa e pyetur malin që e mbante në gjirin e vet..?!

Personalitete të rëndësishme të kombit gjerman kanë bërë shumë për kulturën, historinë, folklorin dhe gjuhën e kombit shqiptar. Por në këtë “panteon” nuk kanë vend mazohistë si Handke, Shmidt e të tjerë si këta! Për ne, sot e tërë ditën, nuk është koha, që energjia e jonë e dijes dhe shkencës të kthehet, nga vetë ne, kundra nesh po mes nesh! Ne nuk mund të shndërrohemi në erën që do lëvizte krahët e mullinjve të armiqëve tanë, sepse ajo u duhet mullinjve tone!

© Ulku


GjEOGRAFIA E JONË

Ne dikur …
Në lëndën e gjeografisë
Kishim mall e zjarr
Për emrin e Shqipërisë
Ndër të rrallat shtete
N’këtë absurd botëror
Të kufizohesh me veten
Nga lulet tua kurorë…

Eh,..ku ishim dikur..?
Dhe tani ku jemi..!
Mbeti e bluara
Po aq sa ujemi..?!
Nëna jonë e mirë
Martohet me tjerë
Për ne gjithnjë
Gjendje e mjerë
Të degdisur botës
N’shtete ndër pushtete
Më shumë për të huajt
Sesa për vete…
Dhe po t’i pyesësh
A janë për bashkë
Nga ai Lis i Madh
Memzi del një ashkë
Se mba flakën gjatë
Kur e fut në vatër
Se ka ngelur vetë
Pa vëlla e motër,
Harta e jote
Dikur me ngjyra
E sot bardh e zi
Për ta qarë natyra!?
……..

© Ulku