Njeriu, majmuni i të gjithë majmunëve

1
473
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

Është mëngjes sot m’u duk se u gdhi një ditë e çmueshme e stinës së pranverës. Me sy gjysmë të çelur shikoj agimin e freskët dhe rrezet e diellit mezi lëshohen të dobësuara nga qielli ngjyrë gri. Unë e pres me padurim diellin sepse ai ka mirësinë ta shfuqizoj monotoninë prezente. Vazhdimisht vij rrotull dhomës sime, të katër muret janë të mbushura me piktura, më duken sikur më thonë “mirëmengjes gjërat kanë zgjatur më tepër”. Shiu mbrëmë ishte i fuqishëm, atje këtu është bërë gropa-gropa prej pikave të cilët pa mëshirshëm godasin tokën. Përgatita kafen e parë dhe sytë i ngulita matantë dritarës dhe shohë një grumbull qenshë endacakë të cilët shtrëngohen njëri me tjetrin.

Hungërojnë, kërcejnë nga gëzimi. Tashmë ata janë mbretër të lirë, derisa ne jemi të ngujuar mu sikurse ata në prezencën tonë. Dëgjova një ulërimë dhe vetëm kjo ulërimë tashmë është ajo që ma prishë gjumin. Janë gjashtë më duket shtatë dhe katër këlyshë të vegjël, sapo i numërova. Më dukeshin më të ëmbël dhe më të “zgjuar” se njerëzit. Këtyre edhe po t’i bijsh me shkop nuk tunden, janë trima, por edhe gazmorë sepse iu futën njerëzve nën këmbë. Ata futin hundën për të gjetur ushqimin e kur e gjejnë janë të vetmjaftueshëm. Pastaj prapë vazhdojnë procedurën e njejtë duke mos e penguar njeriun.Njeriu është ai që e shkatërron dhe e ka shkatërruar natyrën. Është i pangopur dhe teton veten ta zëvendësoj me Zotin.

Teksa sytë e mi pushojnë mbi emisionet për kafshë të egra si psh. Leopardi shqyen majmunin, por jo gjithë majmunët,e ata i vërsueln për ta shpëtuar familjarin e tyre. Luani i përkrahur nga luaneshat shqyen “Bufalon”, por jo gjithë “Bufalot”. Atë çfarë nuk mund ta hanë luanët u mbetet hijenave dhe kafshëve të tjera. Krokodili i kamufluar nën ujin e pistë shtiret si i ngordhur, ndërsa zebra pi ujë e ngopet, ai i vërsulet e shqyen. Kafshët veprojnë për të mbijetuar, ndërsa njeriu për të mbijetuar dhe shkatërruar natyren dhe vetveten. Kafshët luftojnë njëra me tjetrën por nuk e hanë njëra tjetrën, kujdesen për vazhdimin e përjetshëm në tokë.

Liria dhe parajsa e kafshëve është në xhungëll, por edhe tash nga mungesa e njeriut si shkak i kolerës, kafshët kanë filluar ta ndjejnë nostalgjinë për xhunglën.

Njeriu është i tepërt në lirinë e natyrës. Njeriu ka nevojë të riedukohet të çlirohet nga pushteti dhe mbijetesa, të bëhet i pranueshëm dhe i thjeshtë si kafsha sepse është vet kafshë. Njeriu është krijesa më barbare, është xhelat, kasap, vrasës jo për të mbijetuar, por për t’i kënaqur epshet dhe qejfet, në djallë të gjithë idiotët të cilët na helmojnë trurin dhe mbushin me mllefe, budallallëqe.

Njeriu mbeti i egër nuk u transformua në zogj në kanarina të ëmbla. E dini se kur ju shohin kafshët si ulërijnë ndaj njerëzve: “Copëtojeni këtë ndëyrësisrë, këtë gjarpër helmues”. Çmenduria e njeriut shkon edhe më tej sepse ka krijuar gjykatës duke e shpronësuar natyrën dhe Zotin. E gjykatësi duke pyetur pse ka vrarë ky kriminel, përgjigja është: ishte duke grabitur dhe në vetmbrojtje. Jo, ai donte gjak e jo pre, kishte etje për thikën dhe revolen. Arsyeja e njeriut gjithmon qëndron të gjaku.

Njeriu ndryshe nga kafshët ka prodhuar luftëra, shfarojse, dhunë, hajni, korrupsion, pushtet të fëlliqur. Medea vret fëmijët e saj për shkak xhelozisë ndaj burrit. Jul Cezari vritet për pushtet duke e tradhtuar njeriu më i besueshëm i konsideruar si djali i tij, Bruti. Aleksandri në Indi vret njeriun më të besueshëm shkak i dehjes. Hitleri bëri masakër ta papranueshme në botë ndaj Hebrenjëve dhe popujve të tjerë. Në Siri po lufton njeriu me njeriun dhe bota po mbushet refugjatë. Natyra e njeriut është shumë vrastare, njeriu e urren edhe vetveten dhe në fund kur të mbarojnë të gjitha luftrat, ai lufton me pasqyren e tij.

Pasi u shkëput nga kafsha, njeriu u bë armiku më i madh i botës dhe të gjitha krijesave që jetojnë. Për qejfet e veta, e ndryshoi natyrën po mundohet edhe ajrin ta ndryshon. Zemra e njeriut është e mbushur me zili dhe urrejtje dhe nuk është aq i madh njeriu sa të mos turpërohet para botës dhe kafshëve. Njeriu është i pashpirt dhe kurrë nuk ka menduar njeriu ta ruaj natyrën dhe të kujdeset për kafshët pa ndonjë interes përfitimi ose kënaqësie, apo humaniteti. Njeriu duhet t’i kurojë kafshët dhe të kujdeset për bimësinë.

Njeriu kurrë nuk do të jetë në paqe me kafshët dhe me natyrën. Andaj, erdhi një sëmundje e bardh koronavirusi dhe u pa liria e cenuar e bimëve dhe kafshave në tokë. Sa më shumë të mbahet i mbyllur njeriu aq më shumë do të festojnë kafshët dhe natyra. “Njeriu është majmnuni i të gjithë majmnëve”, thotë Friedrich Nietazsche.

1 KOMENT

  1. Djalë i nderuar Ilir Muharremi, me respekti për Ju si moshë krijuese e PENË, sa, pikërisht, Mbiemri-Muharrem, (i mesuesit tim të parë-Muharrem Skënderi-Frashëlli (1944-47) në vëndlindien time Zavalan të *Dangëllisë Naimjane*), sa TITULLI shkrimit, më bëri ta lexoj me vëmëndie, sa t’ju shkruaj, (si një Gjysh 83-pas një muaji 84 veçar) – një jetë MËSUES, t’iu falenderoj për ERUDICUONIN sa nivelin e këtij shkrimi. Më falni, po nuk jam dakort për TITULLIN, me këtë PËRGJITHËSIM… për NJERIUN dhe vëndin e Tij si i tillë, KRYEGJALLESË e ndergjegjeshme e BOTËS gjallë. Janë ata antinjerzorë, që bëjnë ato gjëra deri-anti-vetë njeriut. Njeriu, KRIJESA ndërgjegjëshme e shoqëria njerzore, i dënon, të veçantët e tillë të shoqërise njerzor, si bëni ju, po Jo (me të madhe po e shkruar), me këtë përgjithësimin, tuaj. Besoj se ju sa lexuesit do më kuptoni. Në këto ditë që përjetojmë, *trinitrina* shkrime duhen.

    Guri Naimit D.
    Sygjerim… Me konsideratë dhe si *Pasues Veterani*.
    05-04-2020 Si prag *Ditës Pashkëve* – Gëzuar Pashkë-besimtarëve.
    Guri Naimit D. (Nipi sot e 17vjet, lindur e rritur-rrugëve të emigracionit-emrin marrë… Dhimitri, që ditë ju bëfshin 1000-jë.)

Komentet janë mbyllur.