Njeri, njih vetveten

0
5045

Dionis Xhafa

Në këtë botë jeto me nder
nëse do të respektohesh,
nëse do ta meritosh
të mirën, të drejtën, vetë jetën.

Hapi i parë mbi të gjitha
kudo shkel e kudo jeton,
është thënia kaq e lashtë
“Njeri, njih vetveten”.

Jeto me moralin e shëndoshë
e nëse qëllon diku në jetë,
ashtu pa dashje të gabosh
këtë gabim duhet ta pranosh.

Siç ka thënë edhe Hesiodi
“Njeri i mirë është ai që njeh të vërtetën e tij”,
andaj njeri i mirë prano gabimet
që në paqe të jetosh.