Nga Mustafa SPAHIU
(Vargje të serta me thartirë)
Gjysmerrësirës vegon i zhangërlaftë
Plot marri s’më duhesh i egër sakaq,
I mjerueshëm si qenie mishzdërlaftë
Me surrat të përlloçur në varr e paq’.
Në trupin tënd e shoh mnerin t’errët
Mëndjen e ke me kuje dhe mallkim…
Ëndrron se je një piroman i mnerrët
Flutur duke vdekur dënes n’fluturim.
Pakokë,emri yt është cirk i mallkuar,
Shpend zindjellës vdekjes i këndon;
Ngjok gjarprin si kudrën e tërbuar, e
Shprish bretkocën e qelbur sqepon…
Si Ambrozio çdo gjë do për ta shemb,
Duar i zgjatë shtizë deri atje ku arrin.
Dhembja e të tjerëve ty nuk të dhemb
Palcën e eshtrave me ëndje e shkrin…
Ndaj çdo gjëje që lëviz: rri shastisur,
Gardhohesh bashkë – fatin që e pret!
Je i tërbuar, i çmendur, fare i krisur –
Syve të kalimtarëve farmakun ua qet.
Furtunave të zjarrta fare s’të gërgas
Ndërgjegja ime morgun ty ta gdhend,
Diç t’urtë dot s’gjejë, n’kalim s’të flas;
Fill mjerimi i mizortë rrugës të çmënd.
Nëpër nofulla zgërdhihesh syprishur,
Gatitesh aligator theket të bëhen gur,
Të godasish si bakrin e ndryshkur, se
Shpres’e uritur kënaqësi s’të jap kur!
Thellohu mërisë ose plas nga vrerimi,
Barte vetveten mbi shpinë ngarkuar…
Shorti më ra për hise krua frymëzimi
Me mirakënde ndizet gjaku i kulluar…
E shtunë, 11 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire