Njerëzit me vullnet, dinë të mposhtin vështirësitë e jetës

0
2096
Gjevahire Muriqi Mujaj

Dinë të vleresojnë jeten ashtu si ti vije, nji nder keta eshte edhe zonja Gjevahire Muriqi Mujaj.

Gjevahire Muriqi Mujaj lindi me 03.08.1965 lindi ne fshati Koshutan, malesija e Rugoves, qyteti i Pejes, Repuplika e Kosoves. Rrjedh nga nje familje me tradita te pasterta shqiptare, nje familje ku mikepritja dhe bujarija jane ne radhe te pare. Kur e filloi shkollen kishte nje deshire te madhe qe ta kryej ate, nga qe ishin vitet e fundit te 70-ta kur te pakta ishin femrat qe shkolloheshin e sidomos ato te fshatrave te malesisë se Rugoves, por deshira e saj aq e madhe nuk ju realizua kurrë.

Ishte ne kle 7-te ne fshatin e saj te lindjes Koshutan kur pa pritmas i vdes nena, dhe po ate dite i martohet edhe motra, duke e lene nenen e vdekur ne shtepi, keshtu ishte zaloni kur eshte data e marteses e caktuar, dhe u detyrua me vete deshire te largohet nga dyert e diturisë me te madhe shkolles nga qe mbeti e vetmja femer ne mesin e 6-te vellezerve dhe babait, i cili nuk u martua kurrë.

Nga deshira e madhe qe kishte per shkolle librin nuk e leshoi kurrë nga dora, me librin flinte me librin zgjohej, per librin gjente kohe edhe atehere kur nuk kishte kohe, nga deshira e madhe qe kishte per detyrat shkollore filloi qe te merret me shkrime qe e vogel, shkruan vetem per dhimbjet e saj, nenen, motren, vellaun (qe i vdiq ne mergim dhe kishte vite pa e parë) per babain, shkollen, atdheun, heronjtë, etj., ne vitin 2014 botoi edhe librin e parë me titull ATEDHEU NE VARG KUJTIMESH, qe nga lufta e Kosoves 1999, jeton se bashku me familjen ne Gjermani.

Gjevahire Muriqi quhem

Jam vajz plot merzi
qe kur mbeta n’shtepi
çdo gje si qiri mu shkri
ne moshen trembdhjetë vjeçare une mbeta pa nene
te mirat e kesaj bote pergjithmonë me kan lene
po qaj per çdo ditë po qaj per çdo natë
per nenen time te dashur qe s’e kam ma ngat
e di qe me lot asgje nuk fitoj
por duke qa, dhimbjen e lehtësoj
i kisha edhe kater motra
qe kahere m’kan vdekë
sa ja u kam lakmi qe ne kete botë s’kan hjekë
une e mjera u rrita kurr per mos m’u gezua
tash qe edhe po shkoll mbeta s’ka çka me duhet jeta
ne keta botë te shkretë shumë duhet me hjekë
per nje kafshatë bukë e prapë se prapë me vdekë
e sa te jemi te gjallë pse nuk jetojmë te lirë
per asgje t’mos kem mall t’na plotsohet çdo deshirë
kush nuk ka ndegjuar tani le t’ndegjojë
se une e pa shkolluar s’kam per çka te jetojë
per veç brenga dhe vujtje ne kete botëas gje nuk ka
e pse mos te duam edhe motren si vëlla
lamtumirë pergjithmonë ju mbetshi me shendet
se une Gjevahirja po ndahem nga kjo jete
te faleminderoj o baba edhe ju o vëllezerve te mi
qe me dashurinë tuaj me kthyet ne kete bot perseri!

VORRIT TE NENES

Hapu more vorr, hapu vorr
i zi m’ka marr malli
nans zanin me ja ni
zanin me ja ni, fytyren me ja ledhatua
me i hy thell ne gji e fort me shtrengua

Hapu more vor, rri veç pak ti çelë
m’ka marr malli nans flokët me ja perkdhel
flokët me ja perkdhel, e ne dy faqe me perqafua
e nga nana ime kurrë ma mos me u largua

Hapu more vorr, hapu vorri i zi
se te nana jeme une po du me hi
une po du me hi, me nanen bashkë me fjetë
se boll une pa nanen nejta ne kete jete

Hapu more vorr, hapu vorri i zi
nana ashte e jamja e une me te do te rri
une me te do te rri, se shume vite jem nda
u bane 3 vite qe kur se kam pa

Kur te hapet vorri mbrenda une du me ra
e prej nanes sime kurrë ma mos mu nda
kurrë ma mos mu nda, afer dua per me pas le
ta din edhe nana, sa shume e kam dashtë

Kur une te vdes, po ja u le ni porosi
trupin te ma digjni, te ma bani hi
e hirin, n’vorr te nanes me ma shti
se erresiren nuk e dua, prandaj ne vorr
NENA DRITE DO TE ME BEJ MUA

Edhe sot e kam te njejten lutje
ooohhh nane femijeve tu e te mi,
me ja u thane mbas vdekjes trupin
me ma ba perseri hi e ne vorrin tend
ooohhhh nane me m’shti

MË PRIT ATDHE

Tani që fëmijët nga shkolla janë lëshua
do te nisem për në atëdhe në Kosovë
pushimet me i kalua eh, këtë vit pushimet
nuk janë si më parë se babai im i dashur
nga kjo botë është ndarë
nuk më pret ma në oborr, as brënda në shtëpi
tash ka ndërrua vend është në varrin e zi
s’do të m’i thotë ma kurrë ma të bukurat fjalë
a u lodhe Gjevë e mirë se na ke ardhë.

Para se t’shkoi në shtëpi në varreza dua me ndalë
me babën tim te dashur me i folë nja dy fjalë
kur jam ndarë prej teje babë sa shumë jam mërzitë
të kam lënë të gjallë, pse i gjallë s’më ke pritë
si do të shkoj në shtëpi, kur ti nuk je aty ah,
këta lotët e mi që si rrjedhin po më rrinë në sy
si do ti shoh dhomat, ku na bashkë kemë ndejtë
si do ta shoh shtratin, ku ti gjithmonë ke flejtë
lotët për ty babë i derdha atje në Gjermani
por edhe tash që s’po muj me të pa,
s’po durohet kjo zemër prap për ty pa qa
a nuk të ka marr malli babë me mua për me folë
zgjohu e del nga varri dua të mbështetëm në tëndin krahror
por kësaj here baba as një fjalë nuk ma tha
sa vështirë afër më të pasë,
por mos me muj me të pa
po flas me varrin tënd o babë
s’e di a po më dëgjon këtu
unë dua të rri deri sa t’më thuash babë
Gjevë shko tash në shtëpi.

Do të shkoj duke qarë në shtëpi
e me zemër të bërë gur dashuria,
dhëmbja dhe malli që kam për ty
nuk do t’më shuhet kurrë.

Pêr Ty Nênê

Për ty që mua ma fale jetën
pranë ka vite që më nuk të kam
për ty që të dua më shumë se vetën
e të vogël shumê mua më ke lënë

Për ty që të kisha në sy dritë
tani më nuk je më mua për ty
që nuk më pave duke u rritë
edhe pse s’po të shoh nënë,
unë shumë të dua…

Për ty që më fale shumë gëzime
sa isha unë e vogël,
një fëmijë për ty që je e dashura nëna ime
thellë në shpirt unë të kam ndry

Për ty që sa të jemë në këtë botë
e gjallë do të rri
unë duke të kujtua për ty
që po jetoj unë më shumë mallë
që më vite largë më je largua

Për ty që edhe sot unë mërzitem shumë
që më je larg në tjetrën botë
për ty që edhe sot natën po rri
pa gjumë shpesh po derdhi edhe sot shumë lotë

Për ty që edhe sot po vuaj
unë më shumë nga dhimbja
shpesh po më del edhe loti për ty
që po të lutëm t’më vish një herë në
gjumë që tridhjetë e shtatë vitë na ka nda zoti.

TREMBËDHJETË VJET PA TY, VËLLA

Po ikin vitet ni nga ni
here shkelqen dielli e here bie shi
here eshte dimer e here eshte vere
po ty vella jete s’ka ma vlere

Kur vjen data gjashtëmbëdhejte
dielli rrezet ne toke si zbret
sa m’ka marr malli vella me t’pa
dhimbja lotin s’po e len m’u tha

Kur me merr malli vella per ty
te shikoj vella n’fotografi
po mundohem pak me ty mu çmall
s’po din loti vella per m’u ndalë.

Pikon loti mbi fotografi
ngjyrat krejt vella ju kan fshi
pse s’po e çelë vella nje here ate goje
veç edhe nje here zerin ta ndegjoj

Sot u mbushen plot trembdhejet vjet,
qe u ndave vella nga kjo jete
te gjeti vdekja vella ne vetmi
atje larg ne gurbet te zi

Ahhh ç’na bani vella ky gurbet
ne t’gjithe boten na ka tret
edhe kete vite vella si vite ma parë
as n’kete pervjetor te varri nuk mujta met ardhë.

Nje tufe lule mbi varr
me ta qit me lot varrin me ta pastrua
me dite vella sa shume jam merzit
menjehere nga varri vella ishe çua

Sa e pameshirshme eshte kjo jete
vdekja t’merr kur askush s’e pret
ne na lene me dhimbje plot e loti
s’ju kthen ma kurrë ne kete bote

Do te kujtoj vella sa te jame e gjallë
po jetoj me dhimbje dhe shume mall
kur te vdes edhe une vella si ti
uroj qe te bashkohem perseri.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar