NJERËZ TË SOTËM

0
821
Rrustem Atdhe Geci

NJERËZ TË SOTËM

Vullnet shqiptar, shumëzohuni gjithandej
ndryshim kufijsh do të kemi së shpejti
për aq sa jemi gati t´i marrim tokat tona
për aq do të jemi edhe afër bashkimit

Një trëndëfil në pushkë e do çasti ynë
udhë së gjuhës së nënës është udha jonë
kjo lule e fisme në vetëdije të shqiptarit
i vë zemër këngës, dhe krahun flamurit

Ndryshim kufijsh do të kemi së shpejti
tigri i serbit dhe i grekut ende janë të fortë
ata mbahet të kontrolluar nga aleancat
në luftë tigrat, Shqipërinë do ta sulmojnë

Njerëz të sotëm dhe patriot të atdheut
përpiquni që të rritet fuqia e fjalës tuaj
merrnja pushtetin foleve të korrupsionit
flakni nga pozitat të gjithë toptanët tanë

Nga Çamëria në Kosovë, nga Kosova në
Çamëri, gati është Shkupi dhe Manastiri..
Shqipëria do të jetë një, dhe e bashkuar
në një shtet, nën një himn, nën një flamur!

Rrustem Geci – Dortmund, 29 dhjetor 2016