NJË VENDIM I DREJTË I GJYKATËS KUSHTETUESE DO TA SHPËTONTE VENDIN

0
310
Gjykata Kushtetuese - KS

Nga Binak MAXHARRAJ

Data 29.5.2020, konsiderohet një ndër datat më të rëndësishme për vendin në këto vitet e fudnit, sepse një vendim i drejtë i saj, i bazuar (jo ne lojra politike) por decitivishtë i bazuar në kushtetutë do ta shpëtonte vendin, nga ngërçi politik, do të sillte një kurs tjetër politik, në jetën politike te vendit. Do t’i sillte shumë të mira vendit, sepse:

1. Nga ky vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese, i bazuar në kushtetutë, do ta detyronte Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të jepte dorëheqëje si shkelës i kushtetutës, duke i mandatuar joligjërisht Avdullah Hotin për kryeministër. Dobia do të ishte e shumë fishët, sepse do te dorëheqej nga Presidenca njeriu, i cili për vite i solli te këqia dhe e mbeshtolli jeten politike, në atë masë sa qe ajo gadi të paralizohet, por edhe duke sjellë imazh te keq për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

2. Një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta çonte vendin ne zgjedhjet e reja, që në një garë të drejtë midis partive do të fitonte ajo parti, për te cilën populli mendon se është më e mira, e cila është në funksion të tij dhe jo të interesave të oligarkive, kriminelve dhe të korruptuarve, dhe

3. Ajo së çfarë është, poashtu shumë e rëndësishme, një vendim i drejtë i gjykatës kushtetuese, do ta pengonte ndarjen e Kosovës, copëtimin e saj, me ç’rast do ta mbronte integritetin dhe sovranitetin e vendit, që parashihet edhe më kushtetutë. Përndryshe, çdo kush duhet ta dijë, se nëse gjykata kushtetuese nuk e parandalon këtë, vendi shumë shpejt do të coptohet, janë gadi planet, hartat, skicat, të cilat janë në tavolinat e qeverive të mëdha, të cilat si të tilla nuk po demantohen haptazi, pos nga ajo gjermane.