NJË TRAJTESË INTELEKTUALE RRETH FESË…

0
1245

NË DIALOG ME SHKRIMTARIN E STUDIUESIN PREND BUZHALA

Arben Çokaj

Shiko Prend, po të sqaroj në mënyrën time, në lidhje me trajtesën tënde më sipër (që jepet në fund të këtij shkrimi). Rilexoje edhe një herë Frojdin, sidomos dy veprat e tij që merren me fenë, (“Totemi dhe Tabuja” dhe “Moisiu dhe feja monoteiste”) se ai i ka klasifikuar këto gjëra si fenomene psikike, që kanë të bëjnë me vetëdijen e pavetëdijen e një individi. Vetëdija është dije, është njohuri është racionale. Pavetëdija është instinkt, ndjenjë, emocion, botëkuptim, diçka e brendëshme, që shpeshherë nuk duket. Para Frojdit këto gjëra nuk kanë qenë të trajtuara. Dhe sipas Frojdit, feja manipulon pikërisht pavetëdijen e individit. Pra, feja nuk është vetëdije as individuale e as shoqërore, është pavetëdije.

Tani në këtë plan të analizës fetare, Frojdi si psiko-analist, që është marrë në mënyrë shteruese me atë punë, dhe atij i referohen të gjithë kundërshtarët e fesë, se nuk ka trajtim më të lartë se ai, (ndonëse ty të duken të “vjetëruara” trajtesat e tij, prandaj po të them rilexoj edhe një herë, se mundet, nuk i ke kuptuar si duhet) thotë se me rritjen e vetëdijes njerëzore, me ngritjen intelektuale dhe të dijes, feja do të vijë duke humbur terren, duke u zhdukur. Pra, ti e konsideron VETËDIJE fenë, por ajo sipas analizës së Frojdit është vetëm një NEUROZË OBSESIONALE, një SHTYPJE PSIKIKE, që i bëhet individit si fëmijë, e më pas dhe kjo shtypje ikën vetëm duke e zëvendësuar atë me dije. Prandaj i them unë Mark Shkrelit, se nuk ka njeri të ditur që beson, e kjo në mënyrë absolute.

Tani ti thua gjëra që nuk lidhen me realitetin, e këtë e shoh në shumë intelektualë shqiptarë dhe mendoj se varfëria jonë si komb, vjen pikërisht nga varfëria jonë e mendjes. Ne kujtojmë se i dimë punët, por në fakt nuk i dimë mirë. RACIONALE është të besosh në faktet shkencore, të vërtetuara më parë. IRRACIONALE është të besosh në iluzione, fantazi, marrje me mend, e jo në fakte. Feja nuk ka fakte, ka iluzione, është prirje drejt irracionales. Psiko-analisti Erich Fromm sqaron më vonë, se prirja drejt irracionales është jo-produktive. Dhe për rrjedhojë, feja është jo-produktive, nga pikëpamja e krijimit të vlerave racionale të dobishme për shoqërinë. Frojdi ishte shkencëtar dhe sipas Erich Fromm, Frojdi ishte iluministi i fundit. Ai ishte plotësisht racional. Jo ashtu si po e konsideron ti.

Idetë e Frojdit i kanë dhënë formë shoqërisë Perëndimore në disa drejtime, në çlirimin seksual të shoqërisë perëndimore, pasi ndrydhja seksuale thoshte ai të çon në neuroza e agresivitet, në uljen e besimit fetar – vendet më të zhvilluara Skandinave kanë një mosbesim të lartë 70-80% të shoqërisë, etj. etj. Kjo tregon se me ngritjen e nivelit material e intelektual të shoqërisë, feja vjen duke humbur terren, ashtu siç edhe thoshte Frojdi. Për rrjedhojë, vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim merren më shumë me fe, dhe vendet e zhvilluara e kanë besimin fetar më të ulët.

Në lidhje me Frojdin mund të them se konceptet e tua dhe njohja që ti ke për të janë krejt të pabaza. Frojdi vuri themelet në psikanalizë, e psikika e drejton këtë botë, jo Zoti. Zoti është krijim i psikikës së njeriut, në përpjekjen dhe procesin e njeriut për të dalë nga kafsha – në njeri. Prandaj përcaktimet e Erich Fromm për Frojdin, i hedhin poshtë me argumente edhe këto mosnjohje, që ti ke për Frojdin. Lexo përshkrimet e Erich Fromm për të, që po i publikoj këtu, që të mos lodhem duke shkruar. I ka trajtuar Frojdi shumicën prej këtyre fenomeneve tek “Totemi e Tabuja”, për shoqërinë parafetare, politeiste, totemike e deri fetare, me shkaqet e arsyet që çuan edhe tek lindja e feve monoteiste.

2.
Tek ne, kemi anarki sociale, që vjen pikërisht nga anarkia fetare. Feja krijon një botëkuptim te njerëzit, që e ndjekin atë dhe se cili shqiptar prej 4 besimeve që kemi synon të thotë “Feja ime është më e mirë se tjetra!” Toleranca fetare ndër shqiptarë vjen pikërisht se shqiptarët nuk u dhanë edhe aq pas fesë. Ne nuk kemi muslimanë tolerantë, ne kemi shqiptarë – muslimanë, që nuk jepen edhe aq pas fesë së Muhamedit, se e dinë nga u ka ardhur. E po ashtu edhe për fetë e tjera. Por sjelljen si shoqëri ne e kemi fatkeqësisht turqeliko-arabike më shumë se Evropiane, që nga muret rrethuese rreth shtëpive, ecja në rrugë dhe feri te mosrespektimi i shtetit, etj. E nga kush na vjen kjo? Kryesisht nga ndikimi prej pushtimit të gjatë turk dhe islamizimit.

Është një libër interesant i filozofit francez Gustave Le Bon “Psikologjia e racave dhe tumave”. Ai sqaron shumë gjëra interesante aty, nga përvoja e tij në mënyrë të krahasuar me raca e popuj të ndryshëm – dhe ndër tjera sqaron edhe kushtet, që i duhen një kombi për të qenë komb i qëndrueshëm. Ai thotë se një komb duhet të ketë:
1. Ndjenjë e përbashkët
2. Interesa të përbashkëta dhe
3. Besim ose fe e përbashkët.

pasi feja pra, që ti mendon se nuk na ka dëmtuar, krijon ndjenjën e brendëshme te një popull, që tek ne nuk është e përbashkët, pasi na dominon islami. E me islam ne sa të shkojë dielli për qiell shtet modern e të zhvilluar nuk do të mund të kemi. Nuk shkon islami primitinbv e i paorganizuar me shteti të zhvilluar bashkë. Prandaj unë jam me bindje për uljen e ndikimit fetar në shoqërinë tonë, me qëllim uljen e ndikimit islamik. Dhe mendoj se Enveri që hoqi fenë bëri mirë nga kjo pikëpamje shtet- e komb-formuese, pavarësisht se katolikët nuk e kuptuan në egoizmin e tyre fetar dhe u persekutuan nga regjimi Se kemi vetëm 10% katolikë të mbetur, që mund të thuhet se mendojnë shqip, por kemi një shumicë muslimane të paorganizuar, ku një pjesë e tyre shohim me madhështi racat e mesme të ulëta turko arabe për referencë, e kjo e shemb racën tonë. Se ne nga racë lartë indoevropiane si e ulëm nivelin e racës? Nga pushtimi i gjatë turk, islamizimi dhe përzierja e racës. Këta faktorë i sqaron mjaft mirë Le Bon në veprën e tij.

Tek thënia jote që i atribuohet Jezusit, “Jepja Cezarit çka është e Cezarit (taksën, respektimin e ligjit, qeverisjen) dhe jepja Qiellit çka i takon Qiellit (lutjen… pa para)”. kemi rastin për të parë se feja nuk ishte çlirim për skllevërit çifutë nga faraoni egjiptian, por ishte në fakt e kjo është reale, krijimi i një padroni të ri, siç e përshkruan Hegeli, padroni Zot ose feja. Ti thua pa para, por gfeja merr para, se nuk e mban Zoti, por besimtarët e saj. Në Austri, Gjermani e Danimarkë etj. paguhet taksa për fenë nga besimtarët – mirë do të ishte të bëhet kështu edhe në Shqipëri e Kosovë, se do të ulej ndjeshëm numri i muslimave…

3.
Fetarë nuk ka njeri të ditur, e ata shkencëtarë që ishin fetarë dikur, ishin para se Frojdi të bënte trajtesën e tij për fenë. Por edhe nëse sot ka shkencëtarë fetarë, kjo nuk dmth. edhe aq, pasi tjetri mund të jetë shkencëtar i një fushe të caktuar, por nuk ka njohje të përgjithshme racionale dhe bie pré e prirjeve irracionale, ku hyn edhe besimi fetar. Koncepti i “Zotit abstratkt” është i Moisiut, që e krijoi. Ai mendohet se ka qenë gjeneral i faraonit, e historia e tij ngjan me atë të Sargon Akkadit, që themeloi Babiloninë e lashtë dhe është gjetur në pllakat e argjilës shkrimi ku Sargon Akkadi tregon për vetveten, të cilës me siguri i janë referuar – si në rastin e varkës së Noas, – çifutët kur shkruan historinë e jetës së Moisiut.

Pra, nga Zoti Diell, që njihet në histori si feja e parë monoteiste, e krijuar nga faraoni Akenotek, i cili ndërtoi edhe tempullin “Telemarna” në brigjet e Nilit, Moisiu krijoi fenë monoteiste duke e paraqitur Zotin të padukshëm, abstrakt, që nuk e sheh kush, por që është i madh e i fuqishëm dhe i ka krijuar të gjitha. Por feja nuk e sqaron se kush e krijoi Zotin, meqë dikush duhet të krijojë dikë, si Zoti supozohet se krijoi ne, apo jo?! E këtu fillon abstragimi. Sipas sqarimeve të Frojdit, Zoti është i madh, se pavetëdija e manipuluar në emër të tij është tepër e madhe. E pafundme.

Dhe në fund, pse na kanë dëmtuar fetë ne, sipas mendimit tim. Po ja, në kulturën e lashtë greke, shumë Perëndi kanë emra shqip dhe trajtesat nuk janë metodike e teorike për ekzistencën e tyre, janë më shumë besime ku ka edhe anën racionale të tyre. Marrin rastin e Narcisit, i cili u dashuria me vetveten, pasi Jehona ra në dashuri me të, por ai nuk ia ktheu dashurinë asaj. Dhe për këtë, perëndesha Afërdita e dënon Narcisin, që ai të shikojë veten të pasqyruar në ujë, e të bjerë në dashuri me vetveten, deri në vetë-shkatërrim. Tani ti si studiues më thuaj, Jehona e Afërdita, a ngjajnë si emra shqip? Pra, a është kulturë e jona edhe ajo e historive të lashta greke, që greku na i mori, se ne u pushtuam nga turku dhe u islamizuam, e nuk ishim në gjendje të mbronim trashëgiminë tonë kulturore e historike, edhe pse i kishim disa prifta katolikë, që bënë emër në atë errësirë të gjatë?! Feja e krishterë me atë dorë priftërinjsh, që i bënë ballë e mbajtën gjallë fenë e shqiptarinë nën pushtimin e gjatë turk, nuk na shpëtoi dot ne, një fe tjetër monoteiste, islami, na rrënoi, e po na rrënon përditë si komb, duke na e rrezikuar edhe identitetin tonë kombëtar.

Dhe nëse Narcisi është sot një vepër kaq e përfolur, kjo vjen falë Frojdit, që u mor me të, dhe ti me sa duket nuk e njeh mirë atë. Po ashtu edhe kompleksi i Edipit mbret, karakteri, pavetëdija e vetëdijshme, dëshirat incestuoze, e shumë e shumë sqarime të tjera, që feja nuk është aq e mprehtë sa t’i trajtojë. Duhet thënë se duke u bazuar mbi trajtimet e këtyre filozofëve dhe psiko-analistëve fetë monoteiste janë prirje drejt irracionales jo-produktive, ndërsa besimet greko-ilire të kohës para feve monoteiste ishin më racionale, edhe Dielli si Zot, është më racional se besimet monoteiste që kemi. Pse? Se po u shua dielli, që do të shuhet një ditë, shuhet edhe jeta në tokë e bashkë me të edhe Zoti i madh e i plotfuqishëm abstrakt, në të cilin beson Mark Shkreli.

Shpresoj se sqarimi im të ketë qenë i mjaftueshëm për të krijuar një ide, se si janë gjërat, e për t’i vlerësuar ato, duhet t’i njohim më mirë…


Prend Buzhala shtroi për diskutim këto argumente:

Prend Buzhala: Arben, këtu, te ky debat me mua, unë nuk desha të ndalem tek shqipatrët, por ti fole NË PËRGJITHËSI dhe ashtu edhe po përgjigjem…

1.
I ke ngatërruar FORMAT E DIFERENCUARA TË VETËDIJES SHOQËRORE (pra: jo të vetëdijes individuale) e këto FORMA janë shtatë: filozofia (që merret me mençurinë), politika (që merret me organizimin e jetës shoqërore), shkenca (që merret me njohjen), religjioni (që merret me besimin), etika (që merret me moralin), kultura (që merret me prodhimin material e shpirtëror) dhe arti (që merret me krjimiatrinë).
Asnjëra nuk mund ta zëvendësojë tjetrën dhe të gjitha këto forma kanë ndërvepriemt e veta (sigurisht dhe kundërshtitë). Mençuria (si kategori filozofike) çka apska nevojë pëër “vërtetim” shkencor” ose për “vërtetim” religjioz?! Kështu ndodh edhe me kategoritë tjera…

Prandaj, nuk ka nevojë ta ngushtojmë kaq shumë botën te shkenca ose religjioni. U bë përpjekje që, me anë të “ateizmit” komunist (që dikush gabimisht ia atribuon shkencës), të dëbohet religjioni; ateizmi komunist dhe ai fashist bënë gjenocid mbi besimtarët, por ra ai soj ateizmi e jo besimi… apo kur drejtimin e POLITIKËS dëshiron ta marrë përsipër religjioni (shtet teokratik, si në Lindja apo në Mesjetë), u pa se çka ndodh…

Nëse bëhet përpjekja të zhduket njëra nga format e kësaj VETËDIJE SHOQËRORE të zhduket, ti e zhduk vetë qenien njerëzore… Njerëzimi nuk mund të jetë njerëzim pa organizim shoqëror (poltikën(, pa njohje e dije (shkencën), pa besim (religjionin), pa kulturë, pa art, pa etikë, apo pa filozofi (mençurinë). Zhduke këtë të fundit, mençurinë, dhe bota përfundon në irracionalizëm të verbër frojdian… Frojdi e ngushton botën si në një epruvetë… Nuk merret me shoqërinë, me njerëziminin, po me INDIVIDIN… që e shndërron gati në një mi a insket eksperimental (të deformuar totalisht )… Frojdi është psikanalist e jo shkencëtar… Psikanaliza nuk është çelësi i botës. Është vetëm një sistem teorik që merret me “ndërveprimin e elementëve të ndërgjegjshëm dhe të pavetëdijshëm në mendje” dhe në këtë drejtim e ndihmon njeriun:.. ashtu si e kanë ndihmaur ndër shekujt praktikat e ndryshme në daç budiste, në daç spirituale religjioze… Por edhe “psikanalizë” ka pasur gjithmonë, në në një formë apo tjetër.

2.
Nuk ekziston anarki fetare, por anarki politike, feja nuk t’i ka fajet për zhvillim a moszhvillim, për shkollim a joshkollim, për “bestytni” a jo bestytni… për papunësi a punësim… Madje, se ku e ka skllavëruar shkenca shoqërinë në emër të dijes (komunizmi), fashizmi), apo filiozofia në emër të mençurisë (shoqëria skllavopronare…e deri te qeveritë “jofetare”), apo politika në emër të qeverive të veta, shembujt janë të panunmërt nëpër këta mijëravjeçarë… por pikërisht kur feja ose shkenca, marrin rolin e njëra-tjetrës, ato gabojnë! Gabojnë rëndë!

Që të dyja shpiejnë në fashizëm!
Një shoqëri (a shtet) mund të mos e drejtojë feja, po POLITIKA dhe të kryejë gjenocidet më të tmerrshme… Madje pikërisht Jezusi (krishterimi) e ndan fenë nga shteti, qecverisja: “Jepja Cezarit çka është e Cezarit (taksën, respektimin e ligjit, qeverisjen) dhe jepja Qiellit çka i takon Qiellit (lutjen…pa para)”.

3.
Ndërveprimi i të gjitha këtyre formave të shumtën, ka ndihmuar në ecjen përpara dhe shembujt gjatë hsitorisë janë të paunërt. Nuk është e rastësishme pse mbi 90 e sa për qind e shkencëtarëve, janë fetarë… Shkenca, për ta zbatuar NJIOHJEN e për t’u amrrur me NJOHJEN, nuk varet sa a është individi fetar apo jofetar, poltikan apo jopolitkan.. .

“Priftërinjtë e zgjuar” të Biblës sëa saj periudhe të errët, që kanë përhapur besëtytni, as Biblën fare nuk e kanë lexuar!
“Zoti abstrakt” është kategori e besimit e jo e shkencës.

Sepse ndyrshe, do të ishte jologjike që shkenca të merret me diçka që nuk ekziston! Madje, nëse NJERIU (shkencëtar a besimatr) merret me konfronimet, përbvallimet, njohjet etj NË KËTË BOTË, atëherë nuk ka arsye që të merret me ATË BOTË, me të cilën merret religjioni… ndryshe, shkenca e krijon kontradiktën e vet … pra, ppërse ta krijojë shprehjen (teorinë) e “Zotit abstrakt”?! Kjo do të thiotë se preokupçohet me moskezistencën e Zotit dhe teorinë e vet e shndërron në religjion ateist! Shtrohet pyetja: a i ndajnë të njëjtast vlera etike, tl njëjkta shqetësime kombëtrare e njerëzore fetarë e jofetarë?! Unë mendoj që po. Ndryshe, njëra palë duhet ta akuzojë tjetrën për paetikë, për antinjeri etj etj… Dhe nuk kemi të drejtë ta quajmë joetik një besimatr a jiobesimtar…

A kanë të drejtë edhe fetarët të shprehin shqetësime të përbahskëta të njerëzimit, përkatësisht të shoqërishë shqiptare?! Një mendimtar (mund të jetë teolog) thotë se vendin e fantazmave apokaliptike e zënë kanosjet ekologjike- kanosjke që nuk i ka shkatuar feja; sed mendimi për fundin e botës, është preokupim sot më shumë i jobesimtarëve…Nëse Jezusi thotë: “Kush ka veshë të dëgjojë, ai dëgjon” i apelohet arsyes.

4.
Koha e sotme ndër ne nuk ka ngecur në sekujt e Mesjetës. Edhe ne jemi pjesë e botës (e internetit, botës së dijes etj etj), prandaj dhe diskutimet duhet të bëhen në tjetër rrafsh…

5.
Besim dhe shkencë, ateizëm dhe arte etj, ka pasur në të gjitha “fazat” frjodiane, që nga ajo “Animistike, ose spirituale”.

—————-
“Fetë monoteiste ne na e kanë dëmtuar kombin…” për shembull, prej Barletit, pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bogdanit, Gjon Nikollë Kazazit e deri te Preng Doçi, Fishta, Gjeçovi, dhe krejt ptriftërinjtë tjerë të vrarë nga Turqia, Serbia e Enveri, kanë qenë të dëmshhëm për kombin shqiptarr, prandaj ata kanë bërë mirë që i paskan vrarë!
Bravo!


Shënim: Imazhet shoqëruese janë vlerësime të psiko-analistit Erich Fromm për Frojdin…