Kujtim Drishti
– tregim –
Për shkak të lajmeve që më vinin nga Shqipëria, mendova me ditë të tëra të pregatisja një listë me pyetje që duhet t’i drejtohen një kandidati për deputet, përpara se ai të marrë pushtetin që i jep populli. Më dukej sikur njerzit nuk dinin se si të mos u vidhet vota e tyre. Ishte një pyetsor për të vënë në provim ata që donin pra të mirrnin pushtetin.
Kujtova qe kjo listë me pyetje do të ndërgjegjësonte njerezit që të zgjedhin dinjitetin e tyre për ta përfaqësuar atë në parlament. Kujtova. Por ndryshe ndodhi.
E hartova me kujdes dhe gjithë seriozitet. Pastaj mora në telefon mikun tim, i cili kish ardhur nga Shqipêria për vizitë në Francë, për t’i shpjeguar përsenë e këtij pyetsori. Fjala e parë që më tha ishte:
– Je në rrugë të gabuar, çështja nuk ështe populli. Populli i njeh të gjitha hilet që ti do ti shpjegosh; çështja eshte Qeveria.
Kështu biseda jonë paralajmëronte një kundershti të fortë. Populli apo Qeveria, cili nga këto të dy do të mund te ndryshonte situatën e kalbur të krijuar në Shqipëri?
Por ne kështu kishim diskutuar gjithê jetën me njëri tjetrin dhe vazhdonim të diskutonim kështu sepse e dinim që kishim të njejtin shqetësim. Vendosëm të uleshim në një kafene për të biseduar bashkë. Dy mendje jane më mirë se një mendje. Akoma më shumë që mendimi i tij më kish qenë gjithnje i vyer. E lamë të takoheshim aty ku, unë doja: në Shanz Elize.
Pasi u takuam, u përqafuam e pyetem njeri tjetrin për familjet tona, u ulëm duke porositur kafetë.
– ç’kemi nga Shqipëria? Keq, me tha, shumë keq. Pastaj shtoi: Kështu thonë disa. Por ka dhe të tjerë që mendojnê shume mirê.
– Po ti, i thashë, ti ç’mendon? E ç’rëndësi ka – tha, se ç’mendoj unë ? Jam i lodhur. Nuk kam më shpresë tek vendi im.
E vështrova një çast me keqardhje, edhe për të, edhe për Shqipërine, vendin tonë.
– Kurse unë nuk i humb shpresat, – i thashë.
– Po, tha ai i sigurtë e ironik, sigurisht, ti nuk mund t’i humbësh shpresat sepse jeton jasht vendit.
– Prandaj të thirra i thashë. Më mbetën në mendje gjërat që më shpjegove herën e fundit për Shqipërine. Dhe i tregova se ç’do bënim bashkë në këtë tavolinë kafeneje në mes të Parisit, në Shanz Elize.
Nxorra nga çanta listën me pyetje, për të cilën i kisha folur. Një kopje e mbajta perpara, nje kopje ja dhashë atij.
Ishte herët akoma. Ora 07 e 30 min. Unë i lashë letrën me pyetjet e mia mbi tryezë e i thashë se ndërkohë qe ai do t’i lexonte, une do të pija një cigare jashtë lokalit. Ai mori letrën gjithë seriozitet, ndërsa unë nxorra cigaren e u largova.
Tek thithja tymin mbi trotuarin e gjërë, vura re se asnjë veturê nuk qarkullonte mbi fushën Elize. Pak më larg, më rane në sy disa zhile zhonë që po nxitonin të kalonin bulevardin për mes. U kujtova se ishte e shtunë.
Në kthim gjeta mikun tim që i kish ndryshuar fytyra. Unë kujtova se do ta gjeja më serioz se ç’e lashë, por ai kish marrê një nënqeshje lehtësisht tallëse.
– Kë do të marrësh ti në provim me kêto pyetje, popullin apo qeverine? Ti do që une të jap mendimin tim nëse këto pyetje do të trondisin apo jo kandidatin për deputet? Ja përgjigjia ime për seicilën nga kêto pyetje :
Pyetja e parë: “Sa kushton pasuria juaj zoti kandidat? »
– Pasuria ime êshtê e pamatëshme zoti qytetar. Nuk e di !
E dyta: « Si e keni fituar pasurinë zoti kandidat? »
– Ma ka dhonë Zoti ! Po ! Po !, tha ai duke më parë të pakënaqur nga përgjigjet dhe shtoi duke qeshur: apo s’besojne sot shqiptarët tek zoti !
Ai luante gjithnjë në mënyrë të përkryer dykuptimshin, që ishte sa zbavitës për intelektin po aq dhe bezdisës për egon time.
E treta: « Keni ju kontrata të nënshkruara me biznesmenë zoti kandidat? »
– S’kam asgjo me shkrim osht nje marveshje. Po nuk e majti fjalen, e vras unë, po nuk e majta fjalën, më vret ai.Ky osht kanuni. Kontrata, që thua ti, quhet « MAFJAL », por ne i kemi hequr « L » sepse kështu nuk kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.
Më kapi një qeshur. Miku im nuk kish hequr dorë nga zgjuarsitë me kate. Por i thashë : Shiko ! Une e kam seriozisht!
Ai shikonte me një buzagaz provokues shtangien që shkaktuan tek unë pergjigjet pyetjeve të mia për një kandidat në parlament. Prit, më tha , se nuk i ke mësuar të gjitha.Ti ke nevoje per nje leksion alla shqipëtarshe. Dhe vazhdoi të lexojë më tej :
“Çfarë është pêr ju diskutimi i kufijve detare me Greqine?”
– Përgjigjia osht : « Nuk osht puna ime! »
“Ç’’mendim keni ju për diskutimin e kufijve të Kosovës me Serbinë?”
– Përgjigjia osht « Kjo osht puna e serbëve”
Une sigurisht që isha i pakënaqur nga përgjigjet e tij por kuptoja në të njëjtën kohe se si vulgariteti mund ti kthente çështjet më serioze, brënda sekondës, në tym.
Këto pergjigje ishin një kuintesesencë e asaj që ndodhte në Shqipëri, prandaj e dëgjoja me vëmendje.
– Pa shiko, tha ai duke zbritur shikimin mbi letër, paske pregatitur edhe pyetje për kushtetutën, se ç’mendon kandidati per kushte-tu…
Ai nderpreu të folurit. Vështrimin I tij ishte tërhequr përtej xhamit , nga një grumbullim shumë i madh i forcave policore reth Harku të Triumfit.
– Ç’janë këto ?- pyeti ai befas shumë i shqetësuar.
– Pregatiten, sepse sot është e shtunë, e të shtunave dalin zhile zhonët në manifestim.
-Nga dalin ? –pyeti ai i ç’orientuar
– Si, nga dalin… ? Nuk dalin nga pylli mos ki frike. Dalin nga gjiri i popullit, thashë unë sipas një formule të vjetër, janë pjesa më e varfër e francezëve.
– E kisha fjalën nga cila parti janë të dalur?
– Nga asnjë parti, ata nuk u a zënë besën asnjë partije sot, sepse partitë janë te diskretituara, e para Partia Socialiste që mezi kap 5%. E vetmia parti që i bën te dalin, jane taksat e larta dhe fakti që i mbarohen paratë që në mes të muajit
– Ëhë ! bëri ai mendueshëm. Domethënë sot do shikojmë një manifestim proteste alla fronga?
Shanz Elize ishte akoma e qetë ; Akoma më shume që qarkullimi I veturave ish ndërprerë. Kishe qejf ta shikoje atë bosh. Vetêm me kalimtarë.
– Vazhdojmë, tha miku im, ku e lamë?
– Tek Kushtetuta, I thashë unë.
E para, nisi ai :
“çdo te thote për ju, zoti kandidat për deputet, thënia e kushtetutës se populli është Sovran?”
– Përgjigjia osht, – tha ai duke ngulur këmbë me dialektin fshatarak:
– Të gjithë nenet e kushtetutës duhen përshtat menjes së popullit.
Populli osht Sovran? Ma përpara duhet me përkthy, ç’do me thonë Sovran për popullin.
Ti do të thuash populli është zoti, pronari, që nuk jep llogari, por kërkon llogari ?
Ku ke pa ti naj herë që nje popull, akoma më shumë shqiptarët, ti kërkojnë llogari qeverisë së vet ?
Ondrra miku im! Ondrra!
Une mbaja fort veten per të mos e ndërprerë.
E dyta :
“Cilat janë shkeljet e Kushtetutës që kanë bërë të dy partitë?”
– Përderi sa populli nuk mendon për kushtetutën kjo pyetje nuk i bohet fare kandidatit, miku im.
« Cili autor politik eshte idili juaj ? »
-Je në vete ti? Me këto pyetje per politikanet tone? Haxhi Qomili!, ta them unë.
« Cili autor letrar është i preferuari juaj ?”
– Jo mor zot ! Ky nuk osht në vete !
Une dëgjoja. Çdo pergjigje e tij permbyste tek unë, me cëmbin, idenë që kisha për popullin tim.
Unë po revoltohesha me talljen e tij por mendimi se edhe mund ta kisha gabim më mbante në frenë. Ndoshta ai e njihte realitetin më mirë se unë.
“Kush ështê për ju politikani mê I zgjuar I Shqipërise?”
– Të gjithë kanê qënë edhe budallenj edhe te zgjut, s’ka asnji qe të dali nga tufa, përveç atij të modhit fare….
– Më fal, thashë unë, i hyrë tepër vonë në rolin që ai diktonte – Kush osht ai i modhi fare?
– Ti do me u tall me mu ?-pyeti ai në gjysëm loje duke qeshur. Eshtê ai që na shikon me inat mbi kalin e tij në mes të Tironës.
Ai po i kalonte pyetjet. Ne po ndjenim se mbi bulevard po shtoheshin lëvizjet e xhandarmerise prandaj mesa duket ai nxitoi tek pyetja e fundit:
« Si blihet nje votë? » ,« Si shitet vota ? »
– Ore Miku im, ti po më habit. Nuk e di ti se si blihet e shitet gjôja në Pazar.Vota osht interes. A ke ti interes për voten time ? Po ? Hajt Bab tund paret ktu!
Befas ndjemë kamarierin pranë nesh.Ai kerkonte me nxitim parat e kafesë sepse kafeneja do mbyllej me urgjencë ; Zhile zhonët kishin pushtuar tashmë tê gjithë Shanz Elizenë dhe zemërimi I tyre mund të futej dhe në kafene. Ne paguam paratë . Une futa letrat në çantë e dolëm me nxitim në bulevard.
Një e verdhë jelekësh pranverorë kish pushtuar fushën Elize. Miku im kërkonte të ngjitej deri në pikën ku zhilet zhonët ishin vënë ballê për ballë me forcat e rendit të renditura nê formacion ushtarak. Unë e terhiqia nga krahu sepse e dija se në çdo çast mund tê fillonte beteja midis tyre ; Por ishte e pamundur. Ai kërkonte, sikur të donte të bindej, të shikonte fytyrat e zhile zhonëve të radhës së parë, ata qê ishin ftyrë më ftyrë me trupat speciale, me kaska si në mesjetë.
Ne filluam pothuajse te vraponim. Rrugët mund të na mbylleshin dhe ne të mbeteshim në çark.
Nuk vonoi dhe një patrullë zhandarmësh na ndaloi. Miku im i tha në një anglishte te pangatarrueshme, që vetem shqiptarët mund ta bëjne, se po kerkonim te gjenim te vetmen grua që kishim në grup dhe nuk donim që ajo të humbiste në këtë luftë. Ai premtoi se do largoheshim sa më parê prej këtej. Ata na lanë e ne vazhduam të kalojme herë turma ushtarakësh e herë turma zhile zhonësh. Turistët ishin të rrallë.
Ai nxitonte përpara në trotuar, unë e ndiqia nga prapa duke mu marrë fryma. Ai bënte pyetje me zë të lartë e une përgjigjesha me zë më të lartë akoma.
– Çfarë kërkojnë xhilexhonsat ? pyeti ai që sapo kish folur anglisht, por me ulurimë për shkak të parrullave me zë shumë me te lartë te turmës protestuese.
– Xhile xhonsat ? Xhilexhonsat i kërkojnë llogari Qeverisë, iu pêrgjigja unë ne ulurimen time më te lartë, duke qeshur në të njejtên kohê me ndryshimin e shqiptimit të tij anglosakson.
– Nuk duuuaaan President- Mbret, thirra unë
– Edhe këto qenkan si ne ? uluriti ai
– Jo si ne, ulurita unë.
– E kam fjalën per narcisistet, uluriti ai e ndaloi të me priste ti afrohesha më shumë
– Po ! Pikërisht!
– Atëhere duhet ti duhej ta kishe mbushur pyetësorin tënd me pyetje të psikiatrisë.
– Ke të drejtë ! ulurita përsëri, sepse ai po me zhdukej nga sytë.
Ndërkohe kishim arritur aty ku donte ai, në zonën ku vetëm një metër ndante zhile zhonët nga policia e supermbrojtur. Ne u vendosëm mbi trotuar, në atë linjë ku mund të bënim fotografi me smartfonat tanë. Të dy palêve në tê njëjtën kohë, në të njëjtin kuadër fotografik. Prapa kurrizit tonë qëndronin toga të tjera trupash speciale.
Qëndruam dhe shtangëm me pamjen. Të dy palët shikoheshin sy me sy. Nje metër larg njëra tjetrës. Njëra ngjyrë blu e thellë me shikimin e qelqte nën xhamin e përkrenares, që mbronte arsyen e ftohtë te Institicionit. Tjetra në ngjyrê tê verdhê me shikimin te gjallë por lakuriq, të të plagosurit nga Institucioni.
Turma e egërsuar, e ngritur përballë qeverisê së saj, e mbeshtetur nga 70% e popullatës franceze, përballë grushtit të hekurt të qeverisë, dukej një herë, në mënyrë komike më e dobët, nje herë ne mënyrë tragjike më e fuqishme.
Qëndruam për minuta të tëra duke soditur ballafaqimin, unë me një mendim filozofik, ndërsa miku im me një shikim që mbante brënda edhe friken që ndillte dobësia e turmës edhe admirimin per guximin e saj. Me siguri ai po maste njëkohësiht dhe guximin e tij me atë të zhile zhonëve. Diçka po ndodhte tek miku im, i cli ma shumezoi me zero pyetsorin per njerzit e pushtetit. Ai po shikonte popullin e zemëruar ballë pêr ballë me pushtetin e tij.
– Ajo që më mahnit më shumë – tha ai, ështe fakti që këta nuk i ka ngritur asnjë parti ? Këta i ka ngritur vetëm zemërimi dhe guximi i tyre.
Ne u larguam. Plasjet e granatave shurdhuese dhe granatave lakrimogjene, tymi që shpërthenin po mbulonte Shanz Elizenë Ai mbante koken prapa per te shikuar për herë te fundit kêto pamje lufte tê cilave iu shtuan edhe flaket që dilnin nga barrikadat pariziane. Ishte e qarte se zhile zhonët nuk kishin dalë për shaka ; Por as policia nuk e kishte për shëtitje.
Shiko me tha ai duke me treguar me gisht, shikoje ate parrullen atje.
Lexova tre fjalë të shkëputura “ … Republique Monarchique…” dhe « Constitution »
U habita me aftësine e mikut tim pêr të gjetur, midis dhjetra parrullash të ngritura mbi atë fushë të zverdhur dhe tymosur, kêto terma aq perkufizuese të arsyes së protestës.
– Krejt si ne ! përsëriti miku im.
– Jo si ne ! përsërita unë. Këta kane 15 javë qê përplasen çdo tê shtunê. Përçdo javë kane patur një të qorruar. Pa sy ! E kupton, vetëm me një sy. Nga predhat e policisê.
Kur arritêm ne kartie laten na buçisnisn akoma veshët. Gjetëm nje lokal për te vazhduar bisedën tonë se kush mund të ndryshonte situatën në Shqipëri, populli apo qeveria.
Diten që e percolla e pyeta mikun tim :
« Çfarë do te mbetet në kujtesë ? »
« Jelekët e Verdhë » më tha ai e une ndjeva përsëri admirimin e tij të madh, te mendueshem e koke ulur.
Pa pritur, u hodh e me pyeti me gjallërine e mendjes se tij :
“Po ti çfarë do ruash në kujtesë ?”
– “Ondrra miku im! Ondrra ! Ku ke pare ti …”
Po, tha ai. Pashë.
Kur iku, mendova se pyetsori im për kandidatët pêr deputet kish qënë i parakohshêm për mikun tim.
Por e di që ai ruajti një kopje.