Një sqarim për Ana Bernabiç

0
461
Elena Kocaqi - VOA

Elena Kocaqi

Shqiptarë që ju i quani njerëz mali janë, pasardhësit direkt të Dardanëve, Epirotëve, Maqedonëve dhe me gjerë të Pellazgëve dhe Ilirëve dhe janë në ketë territor prej mijëra vjetësh. Këta njerëz “mali” janë më të vjetrit e Evropës dhe kanë ngritur qytetërimin më të lashtë të saj, atë Pellazg nga rrjedh qytetërimi Greko-Romak.

E di qe e keni me fisin Shqiptar të Dardanëve që është nga fiset më të vjetra në Evropë, deri fis me Dardanët e Trojës sipas burimeve antike, nga ku pretendon origjinën e gjithë fisnikëria e Evropës. Madje sipas mitologjisë Dardani ishte i biri Zeusit dhe me i dashuri i tij, fara e të cilit sipas mendësisë fetare antike nuk do shuhet kurrë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për ta shuar atë, kështu që lodheni kot.

Fisi Dardan i Shqiptarëve i ka dhënë botës Konstandinin e Madh që i dha kristianizmin Njerëzimit dhe Justinianin e Madh qe i dha një sistem juridik Perëndimit. Le të mos flasim për fiset e tjera të Shqiptarëve, se sa i kanë dhënë botës, pasi nuk do mbarojmë dot kurrë. Në të kundërt, ju “te civilizuarit” as e dini mirë origjinën tuaj, se e ngrini historinë në mite dhe përralla dhe jo ne fakte historike. Ju “të civilizuarit” as e dini qe një pjesë e madhe e juaja e ka origjinën nga këta “të malit” që kanë qenë ortodoks të ritit sllav, pasi 90% e popullsisë Shqiptare ishte ortodokse, e ritit Sllav dhe Bizantin dhe liturgjitë i bënte ne këto gjuhë dhe jo në Shqip, dhe Rusia i konsideroi këta Shqiptar si Grek e Sllav, për interesat e saj.

Ju as e dini se shumë nga figurat e tuaja të mëdha, janë me origjine nga këta të “malit”. Cila është shenja e civilizimit? Të thurësh me dhjetëra plane për të zhdukur popullin me të vjetër të Evropës, pasardhësit e Aleksandërit të Madh, të Pirros së Madh, të Konstandinit të Madh, të Justinianit të Madh. Është civilizim që të shkaktosh disa luftëra Ballkanike dhe një Luftë Botërore dhe te jesh shkaktar për humbjen e jetës së miliona njerëzve?

Është civilizim që të vrasësh, të mos pendohesh, të mos kërkosh falje dhe të vazhdosh të mos e lesh në paqe viktimën tende? Kjo gjuhë është vazhdim i politikës së vjetër Serbe qe i shkaktoi kaq viktima dhe gjak Ballkanit dhe kjo është një gjuhë e papranueshme për etikën dhe komunikimin midis kombeve dhe popujve. Këto Shqiptar “mali”, kurrë nuk kanë përzënë fqinjët e tyre nga shtëpitë, nuk ju kanë vrarë kurrë gratë e fëmijët atyre dhe nuk kanë bërë kurrë plane për të zhdukur fqinjët e tyre.

Historia ka treguar se Shqiptaret kanë mbijetuar këtu edhe pas mijëra vjetësh, pavarësisht se kush erdhi dhe iku në Ballkan. Koha që ti thoni popullit tuaj të vërtetën dhe ti lini Shqiptarët në paqe, se boll dëme ju keni shkaktuar. Koha që të kuptoni se Dardania ka ikur përgjithmonë dhe përpjekjet e politikës se vjetër janë të kota.

Koha që të lini popullin tuaj ne paqe dhe ta prosperoni atë dhe jo të shmangni dështimet tuaja të brendshme me pretendimin për të mbajtur dhe torturuar viktimën tuaj. Bota e qytetëruar nuk do ua lejoj ketë dhe kjo u pa në 1999, ku ndërhyrja e Fuqive më të Mëdha të botës, për të shpëtuar një popull të terë nga holokausti, është ndërhyrja e parë në historinë e njerëzimit e këtij lloji.

Ja qe mitologjia nuk qenka vetëm mit, se profecia antike për Dardanët rezultoi të jetë aktuale dhe sot. Shfletoni pak historinë dhe do kuptoni që lodheni kot me Shqiptarët, ndaj e mira është të shikoni interesat e popullit tuaj, për të cilën ai popull ju paguan. Populli Serb nuk e meriton që ju ta përdorni atë, për interesat e disa Fuqive te Mëdha qe i kanë përdorur kaq shumë popujt në ketë gadishull për interesat tyre Gjeostrategjike.

Më shumë: https://elenakocaqi.com/nje-sqarim-per-ana-bernabic/