Një sqarim mbi historinë e lashtë shqiptare, për historianët

0
1155
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Unë premtova të sqaroj disa aspekte të historisë së lashtë që do ta bëj në një rradhë të dytë (sepse teksti do të jetë mjaftueshëm i gjatë), por për momentin unë do të sjell disa sqarime në lidhje me LASHTËSINË sepse rastësisht leximet në FB më bënë të has në një tekst të znj. Elena Kocaqi dhe në një video që shoqëronte tekstin e saj ku ajo flet për «Lashtësinë » një fushë aq e komplikuar dhe kaq komplekse sa që sot për një historian që nuk është i specializuar në degën e Lashtësisë dhe Parahistorisë (dhe madje edhe më pak për një rishtar apo një amator) është shumë zorshëm për të ndarë bykun nga grurin. .

Unë do të përgjigjem këtu për « tetë pikat » që ajo nisët të trajtoje dhe ku gjej gabime, konfuzione dhe të pavërteta, që nëse i lëj ata të shkojnë pa reaguar, kjo jo vetëm që do të dëmtonte kuptimin e historisë së lashtë dhe çeshtjen pelasgo-iliro-Shqiptare por do të dëmtonte të vërtetën e tyre shkencore dhe historike. Unë po e thëm qartë, pa megalomani, pretendim apo deamagogji, jam një specialist në këtë degë të historisë ku nuk ka profesionist në Shqipëri që mund të mësojnë historinë e lashtë në shkolla dhe universitete. Sidomos pasi që nuk ka “katedre” që merren më këtë fushë në universitetet e Shqipërisë dhe në vendet shqipfolëse. Ju duhet ta dini se nuk është duke lexuar këtu ose andej autorë të lashtë ose moderne që më një thupër magjike dikush mund të bëhet « specialist i lashtësisë ». Në shkrimet e lashta në të vërtetë ka shumë ndërhyrje, kontradikta, konfuzione, ngatërresa, manipulime dhe modifikime të të gjitha llojrave që duhet me qënë një analist i shkëlqyer, hulumtuës i rreptë dhe një njohës i vërtetë të problemit për të qenë në gjendje të njohësh të vërtetën nga e rrema.

Shumë komentuës të ndyshëm bëjnë komente për tema të tilla të vështira dhe më kundërthënie apo ngatërresa pa pasur shumë njohuri për subjektën i trajtuar pa qenë në gjendje për ti krahasuar me tekste të tjerë, t’i verifikuar, kontrolluar dhe analizuar përpara se t’i paraqesin, duke i gjykuar dhe i pranuar si të besueshme ose të afërta me të Vërtetën. Gjatë studimeve të mia ka ndodhur që kam kaluar një javë duke studiuar, hulumtuar dhe analizuar vetëm një tekst përpara se ta miratoj atë ose ta konsideroj të pranueshëm dhe të besueshëm !

Në të vërtetë profesioni i një Historiani nuk do të thotë që mund të jetë në gjendje për të mësuar të « gjitha » sepse ka (në gjithë botën kështu është) specialitete brenda këtij profesioni që përfshin disa fusha të shumta : historia parahistorike, historia e lashtë, historia e mesjetës, historia moderne, historia e artit, etj … Rezulton që personalisht para paraqitjës së doktoraturës sime kam ndjekur kurse në « Shkollën praktike të studimeve të lashta » (Ecole Pratique des Hautes Études, Sorbonne Paris) në universitetën e Sorbonës ku kam fituar njohuri multidisiplinare. Unë duhet të them se në qoftë se kam lehtësisht kaluar me sukses doktoraturën është edhe për shkak se për gati pesëdhjetë vjet kam fituar njohuri serioze shumëdisiplinare : parahistori, histori të lashtë, etnologji, antropologji, paleontologji, arkeologji, mitologji dhe kronologji. Njohuri pa të cilat unë me siguri nuk do të isha i mundur të publikoja dy librat e parë. Pra, nuk « dekretohët » dikush si « historian i antikitetit » si më magji. Më në fund Historia nuk bëhet më fjalë, formula ose slogane gazetareske . Duke thënë këtë, tani do të përgjigjem tetë pikave të ngritura në tekstin e znj. Kocaqi.

1)Elena Kocaqi – Në Luftën e Trojës, burimet historike dëshmojnë qe fiset qe luftuan ishin Pellazge dhe Ilire. Kështu Dinastia Akeje ishte Ilire nga Pelopi Frigasit dhe populli quhej Pellazg ose Ake. Ne anën e Trojës Dinastia ishte Dardane populli ishte Frigas.

Mathieu Aref – Përkundrazi se çfarë dihët në enciklopeditë dhe në libra të ndryshme studimet e mia historike dëshmojnë shkencërisht (prova, analiza dhe argumenta bindëse) që « lufta e Trojës nuk ishte ajo e datës -1194-1184 (datë e krijuar gabimisht shumë vonë nga matematikani Eratosteni (-276-194 pes ) në shekullin tre pes por ka qënë lufta nderrmjet pushtuësit e ri Helen kundër etnisë pellazge në veriun e breg detit të Azisë Minor (Pellazgët, Trojanët, Frigasit, Trakët, Dardanët, Peonianët (etj) këto të fundit u quajtin Ilirë më vonë : Homeri nuk citon kurrë emrin ILIRË) të Azisë Minore në fillimin e sh VII (-afërsisht 680 para erës sonë). Iliada dhe Odiseja ishin dy epopeja « gojore » pellazge të uzurpuara, të manipiluara dhe përvetësuara nga pushtetuësit Helen që ishin Egjiptian (Danaosi) dhe Fenikas (Kadmosi emër që rrjedh nga semitikshja « Kadëm » dmth « Ardhësi » ) sipas gjithë autorëve të lashtë më përjashtimin e Tukididit që ishte i vetëmi autor shovinist helen që vetëm ka folur për Pelopsin (që dha emërin « Peloponezit) të cilën e ka quajtur « Aziriani i huaj » – i huaji nga Azija) më përjashtimin e Pellazgëve që i konsideront të lashtë dhe të parët që zotëronin trojat parahelene.

Në midis të shekullit VI para erës sonë Pisistratit (afërsisht – 600-527) publikoj Iliadën dhe Odisenë dhe gjatë transkriptimit (falë ndihmën e logografeve dygjuhësh : pellazge dhe greke) të poezive epike nga pellazgjishtja në greqishten e lashtë (përzierja e pellazgjishtës dhe feniko-egjiptianes) duhet të theksohet se Helenet kanë transformuar në favorën të tyre Iliadën dhe Odisenë. Ata përvetësuan shumë emra pellazge, ata ndanë perënditë dhe perëndeshat në të dy kampet, etj. Nga 129 emra dhe toponime të caktuara kishte 80 të cilat ishin të dyfishta, pra 40 në çdo kamp… Emrat e përgjithshëm dhe emrat e vendeve janë ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë : 65 në mesin e Trojanëve dhe 64 në mesin e Akejve. Duhët me ditur se emrat dhe toponimet që logografët nuk mundëshin ti shpjegojnë mbetën të paprekur : ky është fati i ynë që ato shpjegohën sot falë gegënishtës ! Është e pa mundur për mua të riprodhoj këtu gjithë tezën time.

Sa për zanafillën e Trojanëve dihët qartësisht që rrjedhnin nga Dardanët të Gadishullit juglindorë të Evropës. Sa për akejve ata rrjedhnin nga Cilesia (akhiiava : fjala «Akhi » në gjuhën semitike = « Vëlla » ) në jug të Anadollit (afër kufirit të Sirisë aktuale). Në ato kohë (sh VIII/VII para erës sonë : tipikisht kohë e shfaqjes të Helenëve) gjithë Anadolli (dmth Turqia e sotme nga deti Egje deri në Armeni) ishte pushtuar nga Asirianët semit. Ata sulmuan trojat e Friggjianëve.

Në fillim këta zaptues të huaj me origjinë feniko-egjiptiane, si Danaosi egjiptiani dhe Kadmosi fenikasi, pushtuan vëndin. Më vonë ata u emërtuan Akej dhe Danaenë (veçanërisht në Iliade dhe Odise, ku emri « Helenë » nuk çfaqet). Me pas, kur ata fituan më shumë siguri dhe rëndesi, për tu ngulitur në vënd dhe për të treguar autoktoninë e tyre, vendosën të krijonin një origjinë të re nëpërmjet një gjenealogjije artificiale : Deukalioni (Noe grek !) dhe gruaja e tij Pirrha, i shpëtojnë një Përmbytjeje , pati dy djem, Helenin (baba i të gjithë Grekëve) dhe Amfiktion (mbret i Athinës dhe themelues i kultit te Delfi i cili, sipas një legjende të tyre, u bë pasardhës i Kronit (Cranaosi) mbretit i fundit të Pellazgëve). Pasardhësit e Helenit, janë ata që populluan Helladën (emërtim i dalë nga Helen) : Æolos (Eolët), Doros (Dorët) dhe Xouthos që pati dy djem Ion (Ionët) et Akhæos (Akejtë). Shikojmë këtu qarte mashtrimin e këtyre pushtuesve të parë: të imagjinojmë një Përmbytje që shkatëron gjithshka (dmth të gjithë të kaluarën e vëndit të Pellazgëve) dhe të krijojmë një brez të ri burash dhe grash: Helenët. Prandaj është ky emërtim etnik (Helen), që mbizotëroi dhe qe perdoret edhe ne ditet e sotme.Por, gjithashtu Herodoti, (VIII, 44-I, 56) këmbëngul se Jonianët ishin Pellazgë që u bënë Helenë pasi mësuan greqishten. Emri Dorianë nuk është përmëndur, veçse në pak raste duke u nisur nga Pindari (518-438 pk). Ja pra ku paraqitet paqartësia dhe vështirësia e historisë dhe legjendave greke

2)E.K. – Ne Antikitet te tre fiset qe banonin Atiken dhe Peleponezin, ishin Pellazge dhe Ilire. Keshtu Jonët dhe Eolët ishin Pellazg dhe Dorët apo Spartanët, ishin Ilir me drejtues Yllin dhe Teutamin.

M.A. – Jo nuk bëhet ashtu si thoni Historia vetëm më fjalë dhe mendime pa bazë shencore. Gjithë shënimet gjëndën në shkrimet e lashta por duhet me ditur se si t’i gjejmë dhe t’i krahasojmë me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos bëjmë gabime. Ionjanët, Eolët dhe Arkadianë ishin pellazg të mirëfilltë (Herodoti). Emri ILIRË nuk ishte ende i shfaqur në shkrimet e lashta. Herodoti është i vetëmi që i ka quajtur « popull i lirë » dmth të pavarur. Ky emër është i vonshëm sepse nuk ishte i shënuar në Iliadën. Ishin vetëm Peonianët që rrjedhnin nga perendimi i Maqedonisë. Sa për Dorët edhe ata nuk janë shënuar në Iliadën. Emri Dorian zvendësoj emrin Akej. Por këtu dukët ngatërresa sepse pushtuësit Akej të Spartës e quajtën vetën Dorian (« Dorët » që rrjedh nga « dora » e njeriut : ata që punojshin për pushtuësit e ri). Është e vertetuar që në Spartë pas shekullit të VII kishte TRE « Periek » (popull ilirë bashkë më « Hilotët = ata që bënë « hile » Pellazgëve të tjerë) për NJË Spartiak ! Kjo konfirmon që pushtuësit Helen ishin shumë të pakët ne vend. Më në fund mund të thëmi se Peloponesi i asaj kohë ishte banuar nga Ilirët pasardhësit të drejtpërdjet të Pellazgëve në perendimin e gadishullit dhe Trakët ishin në lindjën e tij. Paralelisht me shfaqjen e ilirëve ka pasur zhdukjen e emrit të Pellazgëve që vazhduan të shqiptohen ose të shkruhen deri në zhdukjen e plotë (të emrit) në shekullin të katërt para erës sonë.

Sipas Polienit (IV, I), mbreti i parë ilir i përmendur ndër shkrimet të lashta ishte Galauros (shekulli VII pes). Por duke nisur nga shekulli IV para Krishtit flitet për disa mbretër ilirë, ndër ta Bardhyli, Glaukiasi, Agroni, Pleurati, Genti (mbreti i fundit ilir i shekullit II para Krishtit) dhe mbretëresha e shquar Teuta (shekulli III para Krishtit) emri i së cilës, emër tipik ilir rrjedh nga Teutame ose Teutamos (si edhe tek Keltët), babai i mbretit të Pellazgëve, Letos i përmendur nga Homeri (Iliada II, 840-843). Kjo është historia e vertetë dhe nuk ka asnjë tjetër e provuar shkencërisht.

Ato/ata që dëshirojnë të ndajnë Ilirët nga Pellazgët jo vetëm gabojnë por bëjnë një krim të pafalshëm : Shqiptarët SOT flasin të njejtin gjuhë të Pellazgëve, Trakëve dhe të Ilirëve dhe kjo është e vertetuar shkencërisht : Iliada dhe Odisea përmbledhin shumë antroponime, toponime, oronime dhe fjalë të tjerë që shpjegohën falë gjuhës shqipe sidomos gëgënihtja e afërt më ionishtën pellazge.

3)E.K. – Grek quhej nje fis Pellazg afer Dodones dhe Helene quheshin po Pellazget.

Ja historia e vertetë i Emrit « GREK ».
Helenët KURRË nuk janë quajtur pellazg : GJITHË autorët e lashtë kanë pohuar që Pellazgët ishin « barbar » dmth JO HELEN dhe që ishin paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre. Sipas autorët e Antikitetët, “Sellët”, priftërinj dhe interpretues të Zeusit pellazg të Dodonës, kishin fqinjë një fis pellazg i quajtur “Graikoi, Graikos” (Graeci, Graeki, Graii, Graiai) pra “adhurues te kultit të gruas plakë”; ka të ngjarë “perëndesha-Tokë” e Dodonës, e cila shfaqet në një formë të trefishtë : Greët (graet) që banonin në luginën e Aeropos. Këto “Greë” (pra “Gra, Gratë” në shqip) të lindura (sipas legjendës) nga Forcis dhe Keto si dhe motra të Gorgonëve, ishin tre (Pefredo, Enio dhe Dino). Por Helenët më vonë do ta “zëvendësonin” kultin “MATRIARKAL” të “Greëve” me atë të “Helles” PATRIARKAL(tipikisht helen dhe traditë lindore/orientale) . Shumë gjëra pellazge kanë qenë të zëvendësuara (dhe të përziera) ashtu nga Helenët.

Aristoteli ((384/322 para erës sonë), në librin e tij “Meteorologji”, (I, f.14), i vendos ata në rajonet e sipërme të Pindit, “në rrethinat e Dodonës dhe të Akelos”. Sipas atij, ky rajon kishte pasur një përmbytje të tmerrshme, atë të “Deukalionit” (si “Noeu” i Biblës !). Por asnjë nga hulumtimet moderne, si ato arkeologjike dhe ato gjeologjike nuk kanë bërë të mundur të vërtetohet kjo legjendë të tezes të Aristotelit : aty nuk është gjetur asnjë gjurmë përmbytjeje të madhe apo të vogël. Aristoteli mendonte se “Hellada më e lashtë ishte peri-dodoniane”. Por Straboni, i lindur në vitin 58 para Krishtit (III shekuj e ndajnë nga Aristoteli!), a nuk pohonte se Epiri ishte “me zanafillë pellazge”? Nga ana tjetër, Aristoteli nuk gabohet ndërsa pohon se Helenët ishin fqinjët të Sellëve (Selloi), priftërinjtë e famshëm të “Zeusit pellazg”. Ky emër, Selloi, a u shndërrua në Helloi (S=H) ? Megjithatë është e pakundërshtueshme që kulti i “Greëve” (shqip : Grave!) u zëvendësua nga ai i “Hellës”. Ka të ngjarë që Aristoteli të jetë SHKAKU i kësaj ngatërrese, e cila vazhdon ende dhe që i nxirrte Helenët se vinin nga “veriu” (hipotezë krejt e panjohur nga autorët e lashtë, paraardhës të Aristotelit) i Greqisë dhe që historianët doktrinues të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX (doktrina naziste), kanë shkuar edhe më tej, duke mburrur zanafillën nordike të Dorianëve, “racë e bardhë, e kulluar, e disiplinuar, luftarake dhe e virtytshme !” . Ndërkohë që këta nordikë ishin thjesht “Ilirët”, JO HELENËT, të cilët Ilirë (Pellazg) dhe që banonin në këtë Veri të famshëm të Greqisë (jo të Evropës veriore sikur e mendojnë disa) !

Të mos harrojmë që heronj të shumtë, perëndi ose mbretër që disa i trajtojnë si grekë janë në të vërtetë me zanafillë pellazge ose thrako–ilire, të tillë si Zeusi, Afërdita, Artemisa, Akili, Olimpia, Aleksandri i Madh, Pirro … madje Athina ! As edhe ky emër nuk mund të shpjegohet me anë të gjuhës greke, por vetëm me anë të gjuhës shqipe. Në të vërtetë “e thana” ose “E thëna” nënkupton “premtimin”. Ky shpjegim është vërtetuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga Herodoti (I, 57 – VIII, 44), i cili pohon se banorët e parë të Athinës ishin Pellazgët, të cilët ndërtuan murin rrethues të Akropolit (“pelargjikon”) dhe se Pellazgët u quajtën “jonianë” [në shqip “I oni” dmth. “i jonë”] pasi përdorën gjuhën greke. Përveç kësaj te Homeri, Zeusi cilësohet si Dodonas dhe pellazg (Iliada XVI, 234/236), etj ! Plus kësaj shtojmë se toponime të shumta të Europës dhe të Azisë së Vogël shpjegohen falë gjuhës shqipe.

Shkurtimisht : Grekët e lashtë kurrë nuk e kanë quajtur vetën « grek » por « Hellen ». Emri « grek » është dhënë nga romakët në shekullin e tretë para.e.s (sikur e kemi parë me lart). Që në atë datë gjithë bota i ka quajtur gabimisht « Grek ».

4)E.K. – Romaket benë gjuhen teknike Koine qe quhet gjuha grek qe sherbeu per fene dhe administarten. Populli ka folur gjuhë tjeter qe ishin dialektet jonisht, eolisht dhe dorisht. Nuk ka fjalor, pasi keto gjuhe nuk njihen dhe nuk kane lidhje fare me gjuhen teknike Koine. Pra Koine nuk eshte gjuhe e popullit. Veprat e antikitetit jane shkruar ne Jonisht qe sot nuk njihet por kane shpetuar se jane perkthyer ne Koine dhe Latinisht.

M.A. – Termi “Koine” vjen nga « dialektos Koine » = κοινὴ διάλεκτος, një gjuhë e përbashkët në periudhën helenistike dhe romake. Ajo erdhi kryesisht nga Jonishtja-Atike, në të cilën kanë ndërhyër lloje të dialektash të tjerë. Ky dialekt u shfaq në kohen e Aleksandrit të Madh. Ky dialekt ka evoluar në një dialekt mesjetar. Nga ana tjetër ky dialekt mesjetare (μεσαιωνική – mesaioniki) ka evoluar në forma liturgjike (ακολουθιακές – akolouthiakès) dhe laik (‘ελλαδική – “Helladic”) në Greqi, rreth Detit Egje dhe Konstandinopojës, κατωιταλιώτικη (katoitaliotiki) …

Greqishtja moderne (ose « romaike ») flitet në Greqi dhe Qipro që nga viti 1453 e deri më sot, por ajo ishte folur kaq shumë kohë në qytetet e brigjeve lindore të Mesdheut në Italinë jugore dhe në principatet e Danubit. Aktualisht janë gjashtë variante : gjuha demotike apo ” greqishtja moderne e përbashkët”, gjuha zyrtare në Greqi dhe Qipro, katharévusa (καθαρεύουσα) ose “greqishtja puriste moderne”, e cila ishte gjuha zyrtare e Greqisë nga 1833 deri në 1976, akoluthike (ακολουθική) ose “Greqishtja liturgjike « Tsakonishtja » e cila është një dialekt i Peloponezit lindor, « pontikia » e cila është një dialekt rreth detit të Zi dhe « Griko » i Italisë. Kishin ekzistuar dialekte të tjerë, të tilla si dialekti « Anadollian Kapadocian » ku ekzistojnë vetëm disa folës të moshuar në mesin e refugjatëve « mikrasiat ». Në Demotikin grek të zakonshëm gjënden gjithashtu dialekte të veçanta në ishujt, duke përfshirë Kretën dhe Qipron.

5)E.K. – Me pushtimin Romak Greqia nuk del me ne asnjë hartë as si Greqi e as si Hellad per 2000 vjet.

M.A. – Greqia që nga pushtimi i Filipit II të Maqedonisë në -338 p.e.s. dhe pushtimi romak në -146 BC., ajo praktikisht e ka humbur sovranitetin e saj dhe lavdinë e të kaluarës.

Le të kini kujdes në disa artikull dhe harta që shfaqen në internet dhe sidomos në Wikipedia (enciklopedia e pavarur krijuar nga vetë përdoruesit e internetit). Në këtë magmë informacione të ndryshme duhet më qenë një ekspert i ditur për të ndarë të vërtetën nga të rremën. Interneti është një mjet i mrekullueshëm me kusht që të përdoret më kujdës dhë më mend.

Duhët me ditur se nuk ka pasur kurrë një perandori greke në vetvete. Mes grekëve të lashtë ka pasur « tirani, despotat, hegjemoni (Athina dhe Sparta) ose lidhje (p.sh. ajo e Delosit në shekullin e pestë para erës sonë) » … por nuk kishte perandori të veçantë. Pas Romakëve Greqia u bë pjesë e Perandorisë Bizantine, por nuk zotëroj entitet perandorak të saktë. Pushtimi i Greqisë në -338 p.e.s nga Filipi i dytë i Maqedonisë ( babai i Lekës të Madh ), krijimi i perandorisë së Maqedonisë së Lekës të Madh (jo grek , por maqedonas nga i ati dhe epirot nga e ëma) dhe së fundi pushtimi romak ( -146 p.e.s) kanë humbur jo vetëm sovranitetin e Greqisë por lavdinë edhe shtëllungën e saj të epokës të Artë të Perikliut ( -494-429 p.e.s ). Ajo u pushtua rradhazi kryesisht nga :

Romakët (-146 deri -395)
Bizantinët dhe pak zotërime veneciane (-395-1453)
Osmanët (1453/1830) …

1976 vjet pushtime të huaj të cilët janë shkaku që Greqia e lashtë humbi shkëlqimin e kaluar dhe mbeti në një gjumë letargjik të thëllë. Pra si mund të dukët në harta emri Greqi apo Helad ndërsa ishte në sulmet e të huajve dhe prej afër 2000 vite nuk kishte shtet grek ?! Më një anë tjetër « kujdës » nga hartat të falsifikuara apo të manipuluara të kryëra nga disa shoviniste manipuluës apo dashakeqës.

6)E.K. – Ne vitet 1500 stratiotet ortodoks qe luftonin ne Perendim ishin Shqiptar dhe Greket qe luftonin me osmanet ishin Shqiptar.

M.A. – ushtimi osman ka ndryshuar krejtësisht hartën gjeo-politike të jugun e gadishullit të Evropës juglindore dhe ndryshoj edhe hapësirën shoqëro-politike. Strategjia e pushtuësëve osmùan ishte që të kthejnë të gjithë në fenë myslimane.

Kur udhëheqësit e perandorisë osmane pushtuan trojat shqiptare ata e dinin temperamentin e shqiptarëve dhe ata i morën përmes ndjenjave dhe dinakëri : konvertohëni në fenë Islame dhe do të jeni të i lirë, nuk do të paguajni taksa, do të jeni të “lirë” të flisni gjuhën tuaj për të mbajtur kulturën tuaj dhe do të keni përparësi të lëvizni lirisht aty ku dëshironi në Perandorinë ! Në të vërtetë në atë kohë në shekullin e pesëmbëdhjetë shumica e shqiptarëve ka preferuar për të zgjedhur Islamin që të mbesën të lirë dhe të mos paguajnë taksa përkundrazi nga të krishterët. Shqiptarë në kohën e Perandorisë osmane nuk ishin në burg (si në kohën e komunizmit të Enverit ! ) por kishin mundësi të leviznin në gjithë Perandorinë në mënyrë që ata ishin të ngjarë për të emigruar në Stamboll, në vende të tjetër të Perandorisë , në Greqi dhe gjetkë në Ballkan !

Kjo nuk ishte një çështje guximi ose patriotizmi, por për të mbijetuar pasi që ata nuk kishin mjete për të luftuar kundër osmanëve pas vdekjes së Skënderbeut. Në atë kohë shumica e shqiptarëve ishin praktikisht analfabetë dhe « Shqiptarizmi i tyre » ishte i kufizuar në gjuhën e tyre, traditat e tyre, interesat e tyre personale, lirinë e lëvizjes apo udhëtimit dhe nocioni apo koncepti i “shtetit kombëtarë” me sa duket nuk i interesonin në veçanti (përveç disa të paepurit e patriotizmit kombëtarë apo disa intelektual të rallë). Por shumë më vonë ata e kuptuan se ishin mashtruar, të bllokuar dhe të tradhtuar.

Nuk ndodhi një “Skenderrbe” tjetër por ka pasur thjesht përleshje dhe revolte sporadike kundër pushtetit osman por ky i shtypi në mënyrë të vendosur ose eliminoj protagonistët. Vetëm në fund të shekullit XIX pas pavarësisë së Greqisë në vitin 1830 (promotorët e vërtetë të të cilëve ishin Shqiptarët e Çamërisë dhe Arvanitet) dolën nga letargjia pas disa qindra vjeç. Së fundi në qershor të vitit 1878, u krijua “Lidhja e Prizrenit”, e cila ishte preludi për pavarësinë e Shqipërisë në vitit 1912.

7)E.K. – Ne librat e 1800, Athina dhe Pelponezi, quheshin Shqiperia e Jugut per kete ka shume te dhena.
8)E.K. – Ne 1821, revolucioni grek ishte revolucion Shqiptar, te 100 drejtuesit janë Shqiptar.

M.A. – Thoni që në librat e 1800 Athina dhe Peloponezi quheshin Shqipëria e jugut !? Dhe që revolucioni grek ishte revolucion shqiptarë !
Në cilat libra « moderne » është shkruar që Athina dhe Peloponezi quheshin Shqipëria ? Kush i ka shkruar dhe çfarë titulli kishin autorët e tryre, a i keni verifikuar referencat (në qoftë se gjënden) ? Nuk mjafton të lexojmë vetëm çfarë në biën në dorë (apo sepse ato libra na pelqëjnë, sepse lavdërojnë Shqiptarët) për të thënë këto të pavertete.

Greqia u çlirua nga sundimi otoman në 3 fruar 1830 falë pjesëmarrjen e shqiptarëve Suliot dhe Arvanitas nder të cilët i famshi Marko Boçari i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të revolucionit grek (1821-1830). Është e dishme që në kohët e lashta Grekët nuk kanë qënë as luftëtarë as trima.

Në një moment Boçari ishte inkorporuar në “regjimentin shqiptare” (1807-1814) i krijuar nga Napoleoni kur françezët pushtuanë ishujt e detin Jon nën komandën të kolonelit françëz Minot. Greqia morri pavarësinë me 3 shkurt 1830 pas katër shekuj sundim otoman (1453-1830). Duhët shënuar që në kohët osmane tërë popujt e Ballkanit qarkullohëshin lirisht brenda kufijve të Perandorisë. Në të vërtetë (përveç rajonët tradicionale ku gjëndëshin qysh në kohët e lashta Çamët, Suliotët dhe Arvanitasit sidomos në Krahinën e Athinës në Atikë) shumë Shqiptarë u vendosën në shumë krahina të Greqisë. Për fat të keq pas pavarësisë të Greqisë fuqitë e mëdha të asaj kohë, nder të cilët Anglia, Franca dhe Rusia kanë përdorur influencën e tyre për të imponuar diktatin e tyre në Ballkan në kurriz të popullit shqiptar falë konferencës të Londrës më 1913 që shkatërroi trojat shqiptare në favor të Greqisë dhe Serbisë. Së fundi duhet theksuar se Greqia ishte e pushtuar pothuajse me tepër se 2000 vjet : Ky është shkaku që Greqia e lashtë humbi shkëlqimin e të kaluarës.

Pse ka kaq shumë shqiptarë që absolutisht duan që Greqia të varet nga Shqipëria dhe se Greqia e lashtë nuk ka ekzistuar kurrë ndërsa këta janë interpretime mashtruëse dhe një gabim i qartë ? A është një shovinizëm irredentist, i verbër apo një qëndrim i çuditshëm ? Greqia e lashtë ka ekzistuar edhe pse i detyrohet ekzistencës së saj pellazgëve të lashtë, të cilët i lanë trashëgim qytetërimin, kulturën dhe gjuhën e tyre. Por Greqia kishte momentin e saj të lavdisë në kohën e Perikliut dhe kulturës së saj (qoftë e uzurpuar) dhe gjuha e saj e përzier u përhap në të gjithë Mesdheun dhe gjetkë. Por gati 2000 vjet të pushtimit të huaj kjo i dha fund kësaj lavdie dhe hegjemonie. Okupimi osman përfundoi këtë dekompozim të asaj Greqie.

Gjatë këtij sundimi Greqia ishte dobësuar dhe e gjymtuar, shumë grekë u larguan nga vendi i tyre, feja ortodokse nuk u ka ndihmuar dhe me numrin e Shqiptarëve që dyndën në Greqi në atë kohë vendi ra pothuajse nën fuqinë e Suliotëve të Çamërise dhe Arvanitëve pasardhësit i të njejtit grup etnik të lashtë të Pellazgo-ilirëve : « Shqiptarët » vëllezërit e tyre të gjakut. Por kjo nuk don me thënë se Greqia e lashtë nuk ka ekzistuar.

Luftëtarët e pavarësisë dhe shumë parlamentarë si dhe Shqiptarët ishin të gjithë nga i njëjti grup etnik me i lashti në Evropë ku gjuha e të cilëve është një « fosil i gjallë » dhe që është pa dyshim gjuha amtare e Evropës (duke përjashtuar Sllavët, Hungarezët, Bullgarët, Finlandezët dhe Estonezët që nuk kanë një origjinë evropiane). E gjithë kjo është shpjeguar, argumentuar, analizuar, verifikuar dhe dokumentuar në tezën time dhe dy librat e mi.