NJË SHKËNDIJË LIRIE

0
1100

Ahmet Ahmeti, Shtedim-Podujevë

Mbaj të freskët kujtimin edhe tani të rrëfyer që moti nga babai im. Ai më rrëfente ngjarje dhe momente dramatike pas përfundimit të LNÇ në vitin 1946. Në mbrëmjen e një marsi të hershëm në derë dëgjoheshin disa trokitje të lehta që heshtazi pa shumë zë, me frikë e mos të themi në panik sepse ishte ende kohë lufte dhe andej pari nëpër fshatra përreth kufirit lëviznin poshtë e lartë banda serboçetnike dhe pa nam dhe gjam njerëzit zhdukeshin ku nata i errëte e agu nuk i zgjonte, njerëzit zhdukeshin pa gjurmë. Kësaj edhe iu frikoheshin fshatarët andaj edhe ishin të frikshme krismat dhe thirrjet e natës.

Por krismat e asaj nate ishin të lehta s’bashku me aromën e pranverës së këndshme. Të folurit e lehtë dhe të heshtur të personave sikur kërkonin ndihmë dhe me gjysmë frymëmarrje u prezantuan andaj babi thotë se ndjeva lehtësim në shpirt dhe iu afrova që të hyjmë brenda posa u prezantuan. Ishin tri fytyra të lirisë që gjatë kohës së okupimit gjerman ishin pozicionua kundër sistemit komunist çetnik dhe me asnjë mënyrë të dorëzohen komunistëve çetnik jugosllav por jetën e bënin në malet e Kosovës me pushkë në dorë. Personat në fjalë ishin Ismajl Thaçi, Ukë Tovërlani dhe një bashkëmendimtar i tyre që kishin dal për të kërkua përkrahës dhe ithtar të ideve të tyre. Ismajli atë natë kalon natën te daja i vet te Borovcet. Ndërsa Ukë Tovërlani natën e kalon te një i afërm i tij në fshatin Shtedim me shokun e vet. Të themi se Ismajl Thaçi në kohën e okupimit gjerman ka qenë ministër i arsimit në Llap dhe për momentin vlen me përmend ishte arsimdashës i çështjes së arsimit në Llap.

Mëngjesin e hershëm pa agu dita bashkohen dhe vazhdojnë rrugëtimin për liri tre pishtar të lirisë tre luftëtar dhe veprimtar të shquar të lirisë kombëtare e në veçanti të lirisë së shqiptarëve të Kosovës dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre atdhetar me pushkë në dorë duke mos iu tremb syri për asnjë çast. Me gjasë gjatë lëvizjes nëpër fshat hetohen nga vështruesit komunist që ishin me bollëk në rrethin dhe pa hezituar si bashkëpunëtor të betuar të komunistëve çetnik lajmërojnë stacionin policor në Podujevë dhe zënë pozitat kyçe në malet e Mirovcit ku çeta e luftëtarëve të lirisë duke lëvizur disa rrugëve dhiare papritmas ndizen krismat në afërsi të luftëtarëve dhe ato krisma e goditin prijësin e grupit që ishte Ukë Tovërlani, plagoset rënd dhe në pamundësi me vazhdua itinerarin atdhetar të lirisë përshëndet me shokë.

Uka mbetet afër një shkëmbi ndërsa pas krismave të para ndizet lufta mes Ukë Tovërlanit dhe policisë serboçetnike ku lufta vazhdon për pesë-gjashtë orë rresht sa policët tentonin me iu afrua Ukës binin viktima vazhdimisht aty rreshtohen gjashtë-shtatë policë ku edhe fshatarët e afërm kishin bartë kufoma dhe policë të vrarë me qerre kuajsh në Podujevë duke e pa se policia s’kishte mundësi me iu afrua Ukës me nguti ftojnë ushtarin serbosllave nga Kurshumlia me topa e rrethojnë vendin dhe nga largësia me granata e ndezën terë atë hapësire për dy orë rresht. Kështu shuhet jeta e një ithtari të flakët të lirisë ku për së gjalli kurrë s’u dorëzua. Sot e kësaj dite kufoma e kësaj fytyre të ndritshme të ndritshme nuk është gjet, koka, duart, këmbët, trupi i dërmuar tërësisht, varrimi i Ukës nuk është bë dhe s’ka varr. Për jetën e tij dihet pak. Dihet se vendbanimi i tij ishte fshati Ballovc, komuna Podujevë, pak dihet për shkollimin e tij por sipas familjarëve të tij të afërm ka qenë i shkolluar në Turqi. Ka pasardhës të afërm në Ballovc.

Në kujtesën time përherë ka mbet i freskët kujtimi për këtë trim të lirisë, dhe më mundonte pa masë në shpirt neglizhenca dhe inferioriteti ynë ndaj kësaj fytyre të shquar të çështjes sonë kombëtare në Kosovë, sidomos është për kritikë që historianët tanë me shkrimet dhe njohurit e tyre nuk e kanë trajtua, analizua dhe përkujtua në mënyrë të detajuar nga të gjitha këndvështrimet këtë fytyrë të ndritshme të çështjes tonë kombëtare, të gjithë kemi borxh por borxhlinj më të mëdhenj janë historianët tonë, ta ndriçojnë rrugën e tij jetësore kushtuar tërësisht shqiptarëve të Kosovës, andaj mendoj që me respekt dhe përkulje para kësaj fytyre të ndritshme duhet të bëjmë sado pak bile s’paku një pllakë përkujtimore në vendin e rënies apo thua s’kemi mundësi që së paku në vendin e rënies të mbajmë një orë historie kësaj figure të ndritshme të historisë sonë kombëtare dhe sado pak ta ndriçojmë historinë e kësaj figure emblematike kombëtare.

Vrasësit kanë shua një lule në pranverën e hershme
U vra fjala e lirë në përroskat e Mirovcit
Oh më mundoi
Shpirtin më trazoi
Kur isha në arenën e betejës
Kur ra një meteor nga Qielli
U ngrit lartësive mbi male
Dëshiroje të ishe shqipe mali
Që lartasit dëshiron
Të fluturoje lirshëm mbi malet e llapit
Relievi i lirë të jetoj nën qiellin tuaj
Por të pabesët pabesi bënë të hetuan dhe në nishan të zunë
Menduan se punën e kryen
Jo jo vetëm namin ta shtuan
Të thanë hesht toka dhe ajri janë tonat
Ti shqiponje u ngrite edhe më lartë
Folenë e bëre maje malesh
Çele shumë shqiponja lirie
Idealin tuaj vazhduan
Furtuna kaluan ferrin e Dantes përjetuan
Por megjithatë lirinë fituan

(Poezi kushtuar Ukë Tovërlanit qe ra heroikisht në altarin e lirisë në luftë kundër bandave serbosllave, në mars te vitit 1946.Ai nuk e pranoi pushtetin serbojugosllav ra për tu bërë lapidar i lirisë në malet e Mirovcit).

12.01.2019
Shtedim – Podujevë