Një rrëfim mbresëlënës nga shkrimtari Ismail Kadare !

0
1354
Kadare - Havari

Mit’hat Havari, mbrëmje 26 nëntor 2016.

Ismail Kadarenë e kam takuar 16 vite me parë, kur une kryeja detyren e drejtorit te policisë se kryeqytetit në vitin 2000.

Ne muzeun kombetar aso kohe u organizua nje ceremoni nga ish kryetari i bashkisë se Tiranes, Albert Brojka, i cili kishte akorduar titullin “qytetar nderi” per shkrimtarin e madh.

Pas ceremonis u dha nje koktei dhe aty u perballa me te. Ai buzqeshi dhe me pyeti: z. Havari? Po – ju pergjigja. Shternguam duart, e shprehu respekt per punen time, qe sipas tij e kryeja me ndershmeri e devocion.

Sigurisht u emocionova shume, per arsye se me pergezoi e vleresoi shkrimtari i madh Shqiptar. Qysh at’here ne jemi takuar vazhdimisht, natyrisht kur ai ka pasur kohen pa impenjime.

Vitet e fundit e takoj thuaj nje here ne vit ne sezon vjeshte tek “Juvenilja”, e ne prag festash krishtlindje, ai largohet drejt kryeqytetit te tij te dyte Parisit, France, ku e pret tavolina e tij e rezervuar ne kafen Rostard. Aty mblidhen të gjithë filozofet, shkrimtaret me emer, me pas shetitja ne parkun “Luksemburg”.

Keto dite e takova bashke me drejtorin e shtepisë botuese “Onufri”, qe eshte dhe botuesi ekskluziv i veprave te tij, Bujar Hudhri, i cili eshte dhe miku im i vjeter.

Shkrimtari flet pak, eshte i drejtperdrejt dhe mua me pershtatet si karakter. Nderkohe bisedonim per letersin vendase e boterore, per zhvillimet ne Shqiperi si dhe per efektet e librit te Dashnor Kaloçit, “Kadare i denoncuar” etj.

Per koinicedence ate dite gazeta “Panorama” kishte nxjerre emrin e nje publicisti e diplomati Shqiptar, i cili. kishte bere nje leter udheheqjes komuniste te kohes, 41 vjet me pare, e nepermjet saj kerkonte te nxirrnin nga qarkullimi romanin “Kronikë ne gur”, me argumentin se kishte tendenca surealiste brenda tij, e ne kete kontekst une bera nje koment ne statusin tim per diplomatin, ku i rekomandoja t’i kerkonte ndjese publike Ismail Kadaresë, per ate te keqe qe i kishte bere.

Ishin kohe te renda diktature, intrigante, hipokrite, servile e ziliqare, dashakeqes te shkrimtarit ishin versulur si bisha te terbuara per ta shqyer, vetem se nuk e konkuronin dot, emri i gjeniut kishte marre permasa nderkombetare tashme.

Pikerisht ne ate kohe madheshtia e tij çfaqet dhe ja:
Nje hetues i ri ne Tirane shkon dhe e takon IS ne kafe. Pasi ju prezantua me nje fare ndroje, i tregoi situaten e tij te veshtire, ne te cilen ndodhej.

Shoku Ismail vazhdoi hetuesi, kam nen hetim nje djale nga Tirana, i cili akuzohet se ka shkruar poezi me tendenca armiqesore kunder pushtetit, por une nuk jam i sigurt ne ate akuze te cilen e ka ngritur sigurimi i shtetit.
Une nuk jam kompetent ne kete fushe dhe per kete erdha te kerkoj ndihmen tuaj.

I ke me vehte poezite ju drejtua shkrimtari? Po u pergjigj hetuesi, nga xhepi nxorri me duart qe i dridheshin nje fletushke te bardhë, ku ishin shkruar poezit e djaloshit fatkeq.

Pasi ju hodhi nje sy me vemendje, Kadare i tha: Ketu nuk shoh asgje armiqesore, jane thjeshtë poezi te moshes etj. Hetuesi i ri falenderoi shkrimtarin dhe u largua direkt per tek shefi i hetuesisë, qe ishte njeherazi dhe vellai i kryeredaktorit te gazetes “Zeri i popullit” ne ate periudhe P.XH.

Hetuesi i ri takoi shefin e tij dhe i tregoi per situaten, se Kadare i kishte thene qe ne keto poezi nuk ka asgje armiqesore etj. Por shefi hije rende ja ktheu vrazhde: “Po ka bythë Ismail Kadare, ta japi me shkrim” e jo me llafe kafenesh, ky ishte zhargoni i fjalorit te tyre.

Hetuesi largohet koke ulur dhe drejtohet serish per tek shkrimtari. Pasi u pershendeten i rrefeu per kerkesen e shefit te tij, duke i treguar pik per pik fjalet e Xhixhes.

Kadare, buzeqeshi me cinizem nga fjalet qe kishte thene per te shefi i hetuesisë, sakaq ju drejtua hetuesit qe kerkonte ndihme: po, do t’ju a jap me shkrim, e aty per aty hartoi tekstin e nevojshem duke sqaruar profesionalisht, se ne ato vargje te brishta te nje te riu nuk kishte asgje armiqesore kunder partisë se lavdishme dhe pushtetit popullor, qe vetem i popullit nuk ishte.

Hetuesi falenderoi shkrimtarin, duke i thene se e kishte shkarkuar nga nje barre e rende, se ai nuk deshironte te burgoste nje djale te pa fajshem.

U largua dhe u kthye serish tek shefi i tij, ku i hodhi mbi tavoline arsyetimin e shkrimtarit.
Xhixha i nxire ne fytyre u detyrua t’i nenshtrohej verdiktit te shkrimtarit te madh dhe nderkohe urdheroi lirimin e poetit te ri, i cili shpetoi nga kthetrat e atij rregjimi te eger fale Ismail Kadaresë.

Hetuesi ia beri te qarte te arrestuarit, se kush e kishte liruar.

Sa fitoi lirine, familja e poetit shkoi tek shkrimtari dhe e falenderuan me shpirt, qe ju kishte shpetuar djalin nga burgu famkeq i Spaçit ose Burrelit, plus privacionet e familjes, interrnime, largime nga puna etj.

Pasi mbaroi se treguari heshtem te tre nje çast, por une e pyeta, e ke treguar si rast? Me duket po tha me indiference gjeniu i letrave Shqipe, sa ma hoqi te drejten ta pyesja per emrin e poetit, po ta beja me siguri do e fyeja, se i binte qe nuk e besoja.

I tregova rastin identik, qe i ndodhi mikut tim nga Peqini N. Dervishi, por ne ndryshim nga rasti Kadare, eksperti medioker i kohes dha konkluzionin se poezitë e 18 vjeçarit kishin tendenca armiqesore, per pasoje poetin e ri e denuan 10 vjet burg, qe i beri kokerr me kokerr.

Ai me pa ne sy e me tha: Ishte shume e eger diktatura e Enver Hoxhes dhe populli shqiptar ka bere nje jete te trishte.

U ndava me Kadarene e madh, duke i uruar shendet dhe t’i kalonte gezuar festat e fund vitit.

Ndihem i privilegjuar qe njihem me te, e ne raste jam krah tij, duke shkembyer opinione te ndersjellta.

Nuk mund te rrija pa e shkruar kete histori te shkrimtarit te madh, pavarsisht se nuk kam autorizimin e tij.

Dërgoi për botim: Gjin Musa, gazetar