Tregim nga Sheremet AJAZI, Kanada
Është ky një rrëfim qe do dëshiroja që mos t’i ndodhë askujt.
Një Gabim në të cilin do të mësojnë vajzat e reja, porosi që meshkujt moshës babait apo gjyshit mos ta prishin ardhmërinë e lumturisë së jetës, por edhe ju vajzat e reja mos të lejoni të ju joshin parat e tyre se janë të mallkuara. Ato para që shpenzojnë për juve, ndoshta mbesin mangë për fëmijët e tyre për të ju blerë diçka, mendoni se çfarë raporte mund të keni me atë person i cili është kujdestar i një familjeje, mendoni se gjendeni në të njëjtin qytet apo në të njëjtën lagje, mendoni dhe logjikoni se çka mundet të ndërlidhet edhe me familjet e juaja…
Këto janë fjalë që nuk ndalen secila si zinxhir e sjellë tjetrën, na shtyn të mendojmë dhe të shohim ku gabojmë ne si njerëz, si shoqëri si prind, ku jemi? Dhe kah po shkojmë!
Udhëtoja me autobusë jashtë Kosovës, dhe mendoja për punët dhe obligimet që duhet kryer. Shikimi im ishte fokusuar në natyrën që ka filluar të lulëzojë, të merr pamjen e gjelbërimit, lulëzimi i pemëve, natyra kur çdo gjë na duket tërheqëse dhe e qetë. Por pranvera ishte stinë melankolike për udhëtaren e cila ishte ulur afër meje dhe dënesja e saj më shtyri të kthehem kah ajo dhe për një moment u stepa kur pash se ajo qante ne vehtëvehte pa lëshuar zë.
Ishte e re, por sytë e saj ishin të shterur pa ndriçimin që duhet pasur krijesa moshës së saj, ishte e vyshkur, nga sytë e saj rridhnin lot, që në atë moment dëshiroja ta përqafoj si nëna fëmijën e vogël kur qanë nga ndonjë dhimbje fizike, por këtu nuk ishte dhimbja fizike ishte diç më e thellë…
Diçka që shpirti i saj ishte i lënduar, me shpata që thernin në thellësinë e zemrës, vetëdijes dhe intelektin e saj…
Dora më shkoi spontanisht dhe e kapa për dore, gishtërinjtë e saj i ngjanin thuprave që kanë qëndruar në një vend ku nuk ka ngrohtësi, ku nuk ka jetë, ku nuk ka asgjë të lumtur, i shtrëngoja dhe ngrohtësia ime amënore disi si me u pas përcjell në trupin e saj, dhe hetova lirimin e saj dhe mora forcë ta përqafoj. Nuk foli, nuk doli asnjë zë nga goja e saj, mendoja se është memece se nuk ia dëgjova zërin.
Fjeti në përqafimin tim dhe e shikova se ajo nuk kishte më shumë se 18 vjeç, ishte ende e njom, e pa jetuar por diçka ja kishte ngacmuar dhe trishtuar shpirtin. Isha kureshtare të dija se çka i ka ndodhur por respektoja heshtjen e saj. Fjeti në përqafimin tim deri te vendpushimi ku u ndal autobusi. U zgjua dhe ma shtrëngoi dorën, një buzëqeshje e lehtë ja përshkoi fytyrën dhe më tha, mike ime, të pimë nga një kafe. U gëzova që foli dhe mendova se gjatë rrugës do të kuptoj shkakun e dhimbjes së saj shpirtërore.
U ulëm dhe porositëm nga një kafe, ma ofroi cigaren, e mora edhe pse nuk pi cigare e ndezëm dhe i thash: tash do ta pimë nga një cigare por te tjera jo.
E shikova, e piu kafen dhe thithte tymin e cigares si një karrocier, që duhet të udhëtojë nëpër stepa dhe nuk dinë se çfarë bishe do t’i dalë përballë.
Nuk fola asnjë fjalë, por krejt kohën e mbaja dorën e saj dhe sikur mundohesha t’i japi kurajë për të folur diçka, për t’ia lehtësuar shpirtin, e ajo këtë e kuptoi dhe ma ktheu përsëri me një buzëqeshje të lehtë si shenjë falënderimi.
U kthyem në autobus dhe u ulëm, kërkoi leje të më mbështetet në kraharor, e përqafova dhe u mbështet në gjoksin tim, filloi të qajë, e kuptoja ato ishin lot që dilnin nga thellësia e shpirtit të saj, lot që lanin diçka, që pastronin një vragë që ishte ngulitur në shpirtin e njom të saj.
E pyeta sa vjeçe është, mu përgjigj – sapo i mbusha 21 e mos t’i kisha pritur dhe lotët i rrokulliseshin nëpër fytyrë sikur proçkat që mundohen të takohen dikund por nuk arrijnë, E shikova dhe i thash : Mos shpirt mos thuaj ashtu se ende je e re, me siguri studente je, ke ndonjë problem me të dashurin por ato i takojnë dy të rinjve,dhe se i tejkaloni lehtë. Ma ndërpreu fjalën duke vendosur dorën mbi buzët e mija duke thanë, jo, jo, mos folni ashtu. Unë jam mëkatare, unë jam krijesa më e poshtër, unë kam lënduar një djalë, unë kam varrosur të dashurin time, dhe morri frymë thellë sikur donte të përmblidhet të mbushet me forcë dhe të nxjerrë të keqen, mllefin, dhimbjen që ja kishin mbushur shpirtin.
Po e përshkruaj tregimin rrëqethës te saj , dhe mos të ndodhë që të përsëritet kurrë më, por ky rrëfim të jetë mësim për ata që do ta lexojnë, se do t’u kushtojë më lehtë dhe pa pasoja.
… Ishte maturante, ëndërronte për mbrëmjen e maturës, përgatitjet që e ëma ia bënte, vëllai me babin kishin shkuar në Greqi të blejnë ca gjëra që ajo kishte porositur në internet, notat e mira çdo gjë në një kahje të lumtur, por ndodhi diç…
Ajo vazhdoi rrëfimin: Dola një mbrëmje në një kafiq me shoqe, talleshim, bisedonim por ndjeja sikur diçka më shponte si thikë në shpinë, dhe u ktheva, ishin sytë të një mashkulli që vërtet i kish tiparet e një mashkulli që bien në sy. Mosha e tij ishte para moshës së babit tim, më dërgoi një buzëqeshje e ktheva buzëqeshjen pa menduar diçka keq. Ajo buzëqeshja virgjër e asaj nate më kushtoi shumë.
Shpeshherë e takoja rrugës, i ktheja përshëndetjet,pastaj pas një kohe, pranova të ulem dhe të pijë një kafe ,dhe kështu pranova, pranova, gjithçka pranova nga propozimet e tij…
Mbrëmja e maturës erdhi, isha e lumtur. Ecja dhe isha e vetëdijshme për rinin time, bukurinë, sinqeritetin tim, e pash edhe atë duke më shikuar dhe në një moment m’u afrua dhe më lëshoi diçka në dorë. Isha kureshtare dhe sapo kemi hyrë në hotel ku do të festonim, u futa në tualet dhe hapa kutinë.
Ishte një qafore dhe unazë, që shihej se ishin të shtrenjta, pa hamendur e vendosa në qafë dhe vura unazën në gisht u ktheva te shoqëria dhe festuam mbrëmjen e maturës.
Kah ora 3 kemi dalë, të dehur, por të lumtur se pas veti kemi lënë ditët e brengave shkollore dhe tani niseshim në një jetë ku nuk dinim se çfarë sfida na presin. Nuk dinim se çka na sjell jeta.
Ecja e lumtur dhe e pash…para hotelit më priste ai. U nisa në drejtim të tij pa e dit se çka po bëja. E dija se disi isha e disponuar, ndoshta kjo me vinte nga dehja me alkool që piva me shoqëri deri sa festuam brenda,por më dukej vetja se nuk isha aq e dehur, por vetëm e disponuar.
Shkuam në një shtëpi dhe natën kalova me te, unë nuk isha e virgjër,ndoshta për këtë ai nuk kishte frikë se do të obligohet ndaj meje… Filluam të takoheshim bukur shpesh, përjetoja kënaqësi me te, por në thellin e shpirtit tim ndeja që sikur diçka më mungonte.
Takimet tona ishin të fshehta, shkonim nëpër hotele, ku atje takoja dhe shikoja meshkuj në moshë dhe vajza të reja. Një grua të martuar që e njihja me një mashkull e shumë hera tjerë gjithnjë me të tjerë, a thua edhe sa e sa tjera…
O Zot, ku jemi ne mëkataret…
Në fakultet kisha ligjërata, mësoja takohesha me kolegët e grupit por tani filloi edhe shoqëria të zgjerohet.
E doja këtë Mallkimin tim, më pëlqente të jem me te se më mësonte si duhet të jem në shtrat dhe në mbrëmje kur ndahesha nga ai ëndërroja të takoj ndonjë djalosh me të cilin do të jem e afërt. Me të cilin do të jem në lidhje pa u fsheh,e te dal me te e lirë.
Por me kalimin e kohës filluan të më pengonin sjelljet e Mallkimit tim, shtiresha se e kam vetëm atë, ndërsa ne anën tjetër unë u hodha në krahë edhe me dy meshkuj tjerë.
E dija se nuk mundem ta zgjasë këtë lidhje, mosha e bën të veten.
Një ditë u pengova te shkallët në hyrje të fakultetit dhe nga dora më ranë fletoret, u përkula t’i mbërrija por një dorë ishte më e shpejtë dhe i ngriti nga toka, e zgjata dorën dhe rastësisht duke u ngritur aq shumë u afruam sa gati buzët na u prekën.
Qeshëm të dytë dhe nuk di si kemi ecur shkallëve bashkë, Dhe kështu filloi kjo lidhje e re. Filluam të dalim, të takohemi, pothuaj se dy vite. Nuk kishim pengesa kuptoheshim shumë mirë, ishte plotë me jetë më ndihmonte në disa lëndë pasi qe ai ishte absolvent, mësonim dhe ndjehesha e plotësuar afër tij, thjesht ishim të lumtur.
Pas insistimit të tij u takuam me nënën e tij, ajo ishte zeshkane dhe në shaka më tha ishalla më ngjan mua dhe bëni fëmijë laraman, do zeshkanë do bjond, se ashtu jem edhe unë me burrinë, Nuk dyshoja asgjë, nuk dija se çfarë kurth më ka përgatitur jeta, unë është dashur të paguaj mëkatin tim e jo krijesa që nuk e ka merituar.
Djali, të cilin e quaja Dheu, më dërgoi një ditë në shtëpi që të njiheshim me familjarët, një ditë e kobshme për mua, dita kur do të ndalet rrezja e diellit, dita kur terri bien mbi tokë, dita kur rinia ime do të jetë e mallkuar.
Babai i tij ishte ai Mallkimi im, u stepëm që të dy, por ai diti me u përmbajt përderisa unë u humba. Mami i tij mu afrua dhe me përqafoi duke më dëshiruar mirëseardhje si dhe motra e tij që kishte udhëtuar për të qenë prezentë si dhe familjarët tjerë.
Isha ulur në një karrige të hekurt me gjemba, goja më mbushej me helm, dora ime më ngjante si i një gjelati që do ta shkatërronte lumturin e kësaj familje.
Momentet më të rënda në jetën time i kalova disi dhe dalja nga ajo shtëpi ishte ringjallja ime. Dheu më përcolli deri te shtëpia ime, ku na priti mami me buzë në gaz, pra edhe ai ishte i mirëseardhur në familjen time.
Ditët kalonin dhe Mallkimi im nuk shfaqej, nuk bëri zë, mendova se do të largohet përgjithmonë nga jeta ime por jo u shfaq një ditë në oborrin e shtëpisë së tyre , ku ishim unë dhe Dheu im. Ai doli si një këlshedër nga shpella për ta rrëmbyer gjahun e njom, po a isha vërtet e njom, nuk e di, ju vlerësoni, Më tha: moj çik a mendon djalin tim ta mashtrosh, a mendon se unë nuk do ti tregoj se kush jemi ne, a aq ke e lirë dhe po i afrohesh djalit tim, dhe fjalë te tjera që tani nuk më kujtohen.
Dëshmitar i bisedës ishte Dheu im, ne nuk e kemi vërejtur, ndërhyri duke më mbajtur për dore dhe iu drejtua babait; Pse o babë, pse o babë, pse o babë, a kaq përbindësh i madh paske qenë, ti që mendova se të kam idol, ti i cili më këshilloje mua, motrën , a nuk dite ta këshillosh këtë krijesë të pa përvojë por e shfrytëzove…. u kthye kah unë me lot në sy më ktheu kah dera dhe butësisht më qiti në rrugë, duke më thanë,, e vetmja dashuri në jetë deri këtu e paskemi pas, amanet mos ta dije mami, dhe të tjerët.
Zilja e mobilit ma nxori gjumin, sikur të thoja se kam fjet pas një nate plot me ankth, u lajmërova se ishte numri i krijesës që shkatërrova, nga ana tjetër një zë femre, një klithje ma bëri me dije se Dheu qenka në spital.
Kam dal me vrap, nuk shikova askënd në spital por e ndjeva një shtrëngim dore, një fytyrë të shprishur,u tërhoqa dhe u futa në dhomë, ku ishte i shtrirë dhe nëna e tij duke fshirë ballin e tij dhe lotët e saj që rridhnin….. ma kapi dorën dhe më afroi, ai ishte i shtrirë, me aparate të kyçura për ta mbajtur në jetë, në këtë bot përplot me dhimbje, mallkime mua më dukej se askund nuk ka dashuri, për mua ishte bërë çdo gjë e zezë.
Ndjeva që ma shtrëngoi dorën, u gëzova duke menduar se kaloi e keqja, edhe pse nuk dita se çka kishte ndodhur, prisja që dikush të më tregojë por askush nuk foli.
Mjekët hynin shikoheshin, rrudhnin krahët sikur habiteshin me diçka, nuk dija asgjë, asgjë por ndjeva se një pjesë e trupit tim po shkëputet nga unë, ndjeva se do të ndodhë diçka që do të ndryshojë gjithçka në jetën time.
Mama e tij më tregoi duke pëshpëritur, se paska pi barna gjumi dhe tani mjekët luftojnë për jetën e tij, dhashë Zoti që ai kë kthehet në jetë, do të pranoja ta doja nga largësi do ta dënoja veten, ah, po vështir ishin ato momente dhe filloi të qajë.
… më kishte zanë gjumi kur ndjeva lëvizjen e dorës, e ftohtë që ma trishtoi shpirtin, u shtanga dhe në atë moment vërejta nënën dhe motra që kishte ardhur, babai i tij qëndronte si mumia e hedhur anash, nuk kishte forcë të thotë asnjë fjalë përderisa motra më pyeti se çka kishte ndodhur në mes neve, zbatova amanetin e tij u përgjigja se nuk di asgjë, se dje jemi përshëndetur për tu takuar përsëri, rena që më gulfat dhe fillova të qajë por dora e tij nuk më lëshonte.
Qëndruam pothuajse edhe të nesërmen, Dheu nuk hapte sytë, sikur mundohej të shkojë sa më shpejt nga kjo botë, mjekët bënin çdo gjë por reagimi i tij nuk ishte pozitiv, ai nuk donte të jetojë.
… dënesja e tij dhe dy lot që rrodhën nga sytë na dhanë një shpresë se do të rimëkëmbet u afruam, dorën time dhe dorën e mamit i mbante shtrënguar me forcën e fundit që kishte, nuk deshi ti hapte sytë, nuk deshi të shkojë në atë botë duke na parë në këtë gjendje apo mua deshi të më dënojë, nuk di…aparati filloi të reagojë, mjekët vrapuan por shenja jete nuk kishte, babai i tij për herë të parë ka klith e mori në përqafim dhe u zmbraps mbi te, përjetoi atak në zemër dhe nuk e përcolli Dheun në udhëtimin e fundit.
Dheu u fut në dhe së bashku me te edhe ndjenja ime për të dashur dikë, ky ishte fati im që mos ta përjetojë asnjë vajzë.
Unë e dija se ai shkoi vet. Dheu im hyri në dhe për ta ruajtur dashurin që nuk e jetoi, unë mbeta për ta mallkuar Mallkimin tim të cilin kurë ma nuk e kam pa, se ishin larguar Më thoni zonjë, si do të jetojë unë, a thua jam e vetmja e mallkuara, a thua sa të Mallkuar ka në këtë vend, që si bisha vrapojnë pas gjahut të njom. Kush është fajtor, sa kam faj unë, pse meshkujt n; moshë nuk shikojnë moshën, a thua edhe ne gjahu i tyre kemi faj, a thua për ca lecka e ca para ta humbim dinjitetin, a thua ja vlen tu shërbehemi për kënaqësi duke pasur moshatarin, rinin dhe jetën e padjallëzuar qe do ta jetojmë.
Nuk dita çka do ti them, pasi ajo ishte e vetëdijshme se edhe ajo është fajtore, e pranoi fajin, por a thua me fjalët këshilluese që ia thashë do të shërohet plaga e saj e cila do të shndërrohet në vragë të përjetshme, a thua ne si shoqëri duhet punuar më tepër në këtë drejtim, a thua duhet vetëdijesimi i nënave për të qenë shoqe me vajzat e veta e jo përkrahëse apo shfrytëzuese të trupit të tyre të njom, kur shesin vajzën për 20 – 30€ dhe raste shumë të tjera…
Nuk duhet anashkaluar edhe një dukuri të re, se tani në Kosovë kemi edhe “XHIGOLO”. Numri nuk është alarmues sikur me vajzat e reja por, është evidente dhe pak brengosëse se mentaliteti shqiptar është herët të ballafaqohet me këtë çoroditje.
Rasësisht ndëgjova nga një person në kafe duke biseduar se një zonjë në moshë ka shkuar për të denoncuar rastin se është shpenzuar bukur shum, pra bëhet fjalë për mija euro me një djalosh student, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie por tani ai shikon moshataren e vet me të cilën don të krijojë familje dhe ia ka këthyer shpinën kësaj zonje, pas pothuajse afro 4 viteve, ku ai për shërbimet e tija ka marrë veturë si dhurat, banes njëdhomëshe dhe gjëra tjera për të studjuar, por nuk është i vetmi student apo i papunë që kryen kësi lloje shërbime që për një ditë apo ditë vikendi merrë para në vlerë prej 100 deri 300 euro, që këto zonja të jenë psiqikisht të shkarkuara dhe të lumtura, e që me moshë munden me qenë nëna apo gjyshe të këtyre djelmoshave. A nuk munden këtatë rinjë që nuk kanë kushte materiale për të studjuar të punësohen me orar të shkurtuar, përmes…
Kjo është letër nga e cila secila lexuese do ta nxjerrë porosinë që mos ti ndodhë fati i bashkudhëtares sime e cila ende i shëron plagët e rrugës së gabuar në rini. Vajzat e reja pos parave e duan edhe fuqinë që posedon mashkulli i moshuar, në afërsi të tyre e ndiejnë veten të sigurta dhe harojnë dallimin në moshë, disave u imponon ky dallimi në moshë sepse te dashnori kërkon zëvendësimin për babin, sindromë i njohur si “kompleksi i elektrës”, nuk është dukuri as e rrallë as e jo rëndomtë Por edhe varfëria femrën e re e bënë që të dëshirojë çokollatë, këpuca të reja apo një shishe parfum ose do të dalë me dashnorin për të ngrënë një darkë solemne në ndonjë hotel luksoz.
Edhe në momente kur nuk kanë pasur probleme për ekzistencë ato thjesht kanë dëshirë për diçka më luksoze se sa e kanë pasur në shtëpi.
Kriza e moshës së mesme te meshkujt mundet me qenë kritike, pasi që fuqia e tyre seksuale fillon të dobësohet dhe u nevojitet eksitim shtesë, për ta dëshmuar superioritetin mashkullor.
Një dashnore e re dhe e bukur atij i shërben si trofe.
Pra vajza mos u bëni trofe e askujt, çmoni trupin tuaj dinjitetin tuaj, përafrohuni me moshatarët tuaj dhe së bashku mësoni, lexoni dhe shkëmbeni përvojat e juaja, të huaja se çdo çoroditje e babait kthehet në këtë jetë pa i la borxhet pa përjetuar larjen e borxhit nuk ka shkuarje nga kjo jetë pra e pëson vajza apo mbesa e babait-mashkullit që ka ndërruar shumë femra për të dëshmuar se është legura e Kazanovës dhe Don Zhuanit dhe se këta kanë nevojë për konsulta te psikiatri për tu shëruar nga ky kompleks.
Pra duhet të qëndrojë një thënie “nuk është mashkull ai që bënë dashuri me njëmijë femra, por mashkull i vërtet është ai që kënaqë femrën në njëmijë mënyra” Pra vajza të reja leni gjyshërit të zbaviten me mbesa e nipa e ju jetoni dhe kaloni momente të këndshme në përqafim të të dashurit me pak dallim në moshë.
Pra si përmbyllje të këtij rastit tragjik i cili deri më tani nuk është i vetëm le të jetë porosia:
Sot jeni fëmijë, nesër jeni rini, jetoni, shkollohuni bëheni zot të vetvetes, mos shkatërroni jetën tuaj as mos u bëni shkaktar tragjedive dhe të jetosh me brengë të ndërgjegjes.
P.S.
Sipas shënimeve nga viti 2008 / 2011 ishin 174 vajza të moshës së mitur, po sa janë në përgjithësi pas lufte e deri më sot, që dihen e sa e sa raste mbeten brenda familjes, sa e sa femra të reja janë gjah, sa janë femra të lindura me genin për të qenë kështu, sa e sa femra kanë devijuar me dashje apo pa dashje, shikoni në rrugët tona, vajza me veshje sikur të shkon në klub nate për të lozur rreth shtangllës, apo thanë haptas as të mbuluarat nuk mbesin pas, se thanë troç a mos hedhja e disa partallave ma tepër e bën rezistente, a mos kanë larguar organet femnore dhe qëndrojnë sipas kodit moral, si nga një anë si nga ana tjetër kemi një çoroditje në kodin etik, vajzat që kanë shkurtuar fundat apo i përveshin rrugës dhe ashtu shkojnë në shkollë, a mos zyrtaret nëpër institucionet kanë veshjen në nivel a thu sa respektohet Kodi etik, a thua edhe personat juridik që janë të thirrur t’i dënojnë këto “gjëra“ janë shfrytëzues apo përdorues të femrave të reja që pa skrupol ofrojnë trupin për ca teke të veta, a thua janë ata imun, apo edhe ata zgjerojnë rrethin, pra një porosi GRA KUJDES BURRAT DHE BURRA KUJDES GRATË, se sjellja jonë ndikon në krijimin e personalitetit të fëmijës i cili devijon ma vonë.
Kemi qenë krenar me Kanunin e Lekë Dukagjinit, ligjet e tij paksa shumë të rrepta, apo si thoshte një zonjë gjatë darkës së shtruar për Natën e Katragjegjave në hotelin Grand, në vitin 2005 ku bëri prezantimin e magjistraturës duke zhvlerësuar Kanunin e duke ngritur Sheriatin, ku femra e zgjedh burrin vet e jo me ja gjet babai, (mos haroni se atëherë pas femrës ka qëndruar babai dhe burri nuk ka pasur mundësi ta keqtrajtojë), familja ka qenë e shenjtë, a mos vallë ai 2 cm, ka qenë kujdestar për ta mbrojtur moralin e tani ku janë vajzat, me këtë bëhet legalizimi i prostitucionit, se ma nuk qëndron babai pas fjalës së dhanë para burrit, tani femra del dhe blenë këpuca vet, s’ka nevojë burri, se tani i blenë dikush që asaj i konvenojnë…
Leximi i kësaj porosie do të jetë iritues për ca femra që i takojnë kategorisë së femrave të lehta, do të flasin, do të shajnë, ofendojnë shkruesin e kësaj por nuk duhet haruar se ato do të mundohen ta shfajësojë veten duke fol fjalë për ta fshehur realitetin nga vetja, duke treguar përjetimet personale kinse si të huaja e për ta bindur veten se ato janë krijesa të pafajshme.
Kosovarë dhe kosovare jini krenarë se mbani emrin shumë të shenjtë, kujtoni sa kanë dhënë jetën duke brohoritur KOSOVË. Mos lejoni të bëhemi shtet i çoroditur, por të jemi ata ku sjellja e vajzës, nënës së ardhshme, edukoteres dhe shtyllës së familjes do të jetë në nivel, do të parandalohen devijimet, dhuna dhe vrasjet në familje, Mos haroni se ka vetëm një Zot, ai është krijuesi ynë, të gjithë jemi të barabartë para atij, pa dallim ngjyre, përkatësie etnike se të gjithë jemi një trungu por të degëzuar në shumë degë dhe nuk ke drejtë ta vendosësh veten mbi dikën tjetër pse i takon kësaj feje apo atij kombi.
SHEREMET AJAZI
Dërguar për publikim nga Ismet Tahiraj