ILLO FOTO
Esse
(Libri i pare i një sage me vlerë të madhe: “Zëra në lavjerrës“)
E lexova, në dorëshkrim, romanin e autorit, Kristaq Turtulli, që jeton në Kanada. Ndihem i privilegjuar, që e lexova këtë vepër. Ky roman është një sagë e familjes së zgjeruar “Madhi“, një nga familjet e rralla, që mund të themi pa frikë, se përfaqëson, ideologjikisht, ekonomikisht, kulturalisht, borgjezinë dhe Shqipërinë e viteve 30, e në vijim. Autori ka përfunduar librin e parë, që është një roman i plotë dhe rrok periudhën nga fillimet e Mbretërisë deri në pushtimin fashist të Shqipërisë. Hapësira mbetet ende e gjerë, për sagën, qe pretendon të na japi autori.
Në të kaluarën kam lexuar një libër: “Saga e Forsajtesve“ të Xhon Gollosourtht. Ai libër përshkruan tronditjen e familjeve të mëdha, kur përjetojnë kapitalizmin. Romani i autorit Turtulli, i kapërcen të tëra barrierat historike dhe na jep një roman të dimensioneve të mëdha të jetës borgjeze qytetare shqiptare, që megjithëse ishte e importuar nga Evropa, kishte një vulë nacionale shqiptare të dallueshme lehtë nga ç’do studiues me kulturë i kohës dhe i sotëm.
Nuk bën gabim, kur thua borgjezia qytetare, sepse Shqipëria ka pasur një traditë të fuqishme baritore. Fillimisht, lulëzoi borgjezia fshatare e celnikëve, që i kthenin paratë me lopatë, por borgjezia nuk është vetëm para dhe as vetëm forcë ligji, borgjezia është emancipim shoqëror, kulturë, jetë e lirë dhe e shfrenuar. Janë detaje të pa kapshme nga borgjezia e parakohshme fshatare. Në të dyja rastet, brenda saj fabule, zhvillohet idealizma, për të ruajtur kombin, që i rriti. E duan Kombin, deri në vetëmohim. Këtë na sqaron, me shumë saktësi, libri i parë i kësaj sage.
Turtulli, përfaqësohet jo vetëm si romancier, por edhe si filozof, i një epoke, që ka dashur të bëhet sunduese, por nuk ja arriti, sepse u projektua dhe u udhëhoq gabimisht. Mendimi filozofik i autorit Turtulli, ngrihet mbi epokën, që përshkruan. Turtulli është artist i fabulës dhe i fjalës.
Për sa e njoh unë romanitikën shqiptare, Turtulli ka dhënë një kontribut cilësor, në këtë fushë të rëndësishme te kulturës letrare. Kjo nuk varet gjithnjë nga lista e romaneve te botuara, por nga cilësia artistike e tyre. Ky romancier është futur në botën shqiptare te romanit, pa asnjë ndrojtjeje . E ka hapur derën me finesën, qe meriton kuvendi letrar.
Romani, qe kemi në analize, përbën një kulm në krijimtarinë e autorit dhe te vete romanistikës kombëtare. Autori Turtulli, e njeh jetën dhe na i jep atë, aq dimensioale sa duhet te jete sot e ne te ardhmen . Ai është romancier filozof i kësaj kohe dhe, i asaj, qe është mbyllur, por është romancieri klasik i se ardhmes. Fatmirësisht shumica e romancierëve shqiptare, numerikisht, i përkasin periudhës transitive.
Turtulli është autor, qe optimizmin e gjen brenda kontradiktës. Nuk mund te këtë optimizëm artificial. Janë me dhjetëra, arenat, ku përshkruhen gjendjet psikologjike dhe veprimtaritë e personazheve, në këtë roman, qe rrok një periudhe nga me delikatet ne historinë e Kombit shqiptar.
Autori i ka vizatuar personazhet me vërtetësi te një artisti, qe personazhet nuk i vendos ne kafaz, por i lejon te ecin lirshëm ne rrugët e jetës, qe ata projektojnë, ose në shtigjet, qe i detyrojnë kushtet historike te kalojnë. Personazhet janë dinamike dhe te besueshëm, për atë, qe aspirojnë. Personazhet kryesore jetën e tyre e konsiderojnë mision. Fjala vjen Leonardi, tregtinë dhe paranë i barazon me idealin e tij jetësor, ndryshe nga oponenti i tij dhe shok i jetës, qe jetën e konsideron mision te zhvillimit shoqëror në të tera dimensionet dhe për një ideal, e ve veten afër sakrifikimit fizik. Te dy gëzojnë një aspirate te zhvillimit shoqëror, ne vektorë të ndryshëm, por qe nuk jetojnë vetëm, për vete. Sado, qe me role me te vogla, ne roman nuk ka personazhe krejt episodikë. Secili kryen një rol te rëndësishëm ne jete, me mënyrën e tij te kuptuarit te botes.
Përshkrimet e autorit, për rolin e parasë, te heroizmit, te marrëdhënieve midis shtresave shoqërore, përveç anës perfekte artistike dhe psikologjike, marrin vlerën filozofike, te kuptueshme nga te gjithë nivelet e lexuesve. Turtulli, ne këtë roman, është shfaqur si artist, që e zhvillon intrigën e personazheve, në shumë plane dhe te befason, për zgjidhjet. Ka shume episode te këtyre pamjeve, duke e ven lexuesin në pozitë, qe t’i besoi, pa dialog zgjidhjeve, qe jep autori. Ne ketë kuptim, romani i “Lavjerrësit“, mirëkuptohet si një epope, në një arenë të pa fund, ku episodet jetësore zëvendësojnë njeri tjetrin me shpejtësinë e natyrshme te zhvillimit te fenomeneve shoqërore.
Nuk e njoh fizikisht shkrimtarin Kristaq Turtulli, veç nga shkrimet e tij. Kam lexuar disa prej romaneve të tij. Për mendimin tim, ky romancier i ka kapërcyer te tera pengesat, që lidhen me mos lexueshmerine e literaturës se sotme te shkruar dhe pak te lexuar. Turtulli, është shkrimtar i shume i lexueshëm. Ky roman tregon se ne cilën mase ndihen dridhmat dhe dhimbjet, qe linden borgjezinë dhe të tjerat, qe përjetohen, me zhvillimin e kësaj borgjezie te brishte.
Korça, lulëzon borgjezinë e brishte, por krijon dhe kushte, për ta korrigjuar atë. Fjala vjen, a nuk është bamirësia ai veprim shoqëror, që zbut varfërinë. Është afër koha, kur bamirësia do te ndalohet me ligj. Jetën e tjetrit nuk mund ta marri ne dore kush, veç shtetit. Ne vendet nordike, ky fenomen po ndodh praktikisht. Po përjetohet një shtet i ri borgjez, me ndryshime nga shteti borgjez klasik por këto janë çështje, qe nuk lidhen me objektin tone aktual, prandaj te kalojmë në temën tonë.
Romani i Turtullit, shënon një nisme historike, qe i jep ngjyrat e humbura kombit. Historianet nuk e dine, që në Shqipëri ka pasur një borgjezi, qe lindi si fëmijë shtatanik dhe u rrit në pelenat e rreckosura te tregtarëve te kohës. Ketë, qe nuk duan ta dëgjojnë historianet, Turtulli, na i ka dhënë me rrënjë dhe dege ne librin e pare te sagës se tij te famshme, për familjen e Madhi, të Korçës. Si u zhvillua dhe u rrit kjo familje, kjo është Shqipëria e viteve 30 e shekullit te kaluar. Vitet 30, janë gur kufiri për Shqipërinë moderne.
Pa këtë zhvillim dhe pa këta intelektuale te shquar, Shqipëria do te ishte ajo qe pretendonte Bismarku: “Një shprehje gjeografike, ne hartën e Evropës“. Shqipëria nuk u be siç thoshte Bismarku, por siç na i shtjellon artistikisht, Turtulli, në romanin e tij, që kemi në studim. Romani na jep në pëllëmbë te dorës emancipimin borgjez te Shqipërisë gjysmë feudale.
Gjetja e fabulës nga z. Turtulli, është një shërbim i madh shoqëror, sepse gjithë jetën shoqëria do te mbetet e përkushtuar ndaj historisë se zhvillimit te saj. Instinktivisht njeriu kërkon rrënjët. Nuk bëhet fjale, për subjekt te stisur, por për atë, real-historik. Ne ç’do personazh njeriu gjen veten, shoqërinë, të afërmit, mënyrat si duhet te çlirohet nga veset dhe metodologjia, për te falur solidaritet te dëlirtë. Ketë fabul, me vlere historike, e ka marre përsipër ta shtjelloi Z. Turtulli, qe e njeh problemin, brenda vetes dhe i ka aftësitë e duhura profesionale dhe artistike, për te na i përcjellë problemin emocionalisht.
Romani i Turtullit, është një tufe e madhe me aforizma, proverba dhe përkufizime filozofike, qe vetëm një romancier si Turtulli mund t’i realizoi . Proza e romanit është një ligjëratë e plote me ngjyra poetike. Këtë ja jep gjuha e rrjedhshme dhe me origjinalitet popullor. Turtulli shkruan atë, qe mendon, pa u shtirur dhe pa perifraza, por me kuptim te drejtpërdrejtë. Sot për sot Turtulli mbetet lider në një pyll me romancierë, qe kurrë nuk e kemi pasur me përpara.
Për aq sa romane kam lexuar, ky i Turtullit është nga me të shquarit e këtij çerekshekulli të fundit, mbase më I shquari. A ka influencën nga shkolla Kadare te romanit shqiptar ? Unë mendoj, Po, me ”po“ te madhe !
Gjithsesi Turtulli ka individualitet te theksuar te romancierit. Jo vetëm shkruan pa sforco, por temperamenti i tij, i lejon të futet në të tera këndet e padukshme dhe labirintet e te gjitha klaneve. I qëndron mire kostumi i shkrimtarit popullor, por nuk i mungon inteligjenca dhe kultura, për te na futur ne korridoret e filozofisë dhe laboratorët e psikanalizës.
Lexuesin e komandon libri, qe ka përpara. Ne se ai ka mundur te depërtoi brenda qenies time, duke me familjarizuar me personazhet dhe ngjarjet, behet pjesa e ndërgjegjes. Më fut brenda ngjarjeve qe kane rrjedhur natyrshëm, jo vetëm objektivisht, po aty ku i ka çuar mjeshtëria e autorit. Një libër virtuoz, është një lloj qelize, qe ndan kromozomet me lexuesin.
Ja si e përkufizon lindjen e idealeve komuniste “Lavjerrësi“ i Turtullit: “Është dogme, që të djeg . Nuk të bind“ ( F154 ). Me gjeni një përkufizim me lakonik, me gjithëpërfshirës dhe me te sakte se ky përcaktim, për monizmin lindor stalinist . Duhet te jesh Turtull, të arrish në të tilla deduksione filozofike, të ngritura ne art . Përkufizimi i Turtullit i thotë të tera , që na mëson historia , por vetëm me dy fjali te shkurtra sa s’ka .
Romani i Z. Turtulli , lexohet me një fryme, sepse është libër i shkruar artistikisht, pa kryefjala redaksionale, pa autoritet , diktim dhe zgjidhje te supozuara. Te vjen keq , që e ndërpret , për pushimin e drekës . Do që të jetosh me personazhet, që të bëjnë shoqëri te sinqerte, pa luster dhe prapamendime .
Nuk është fjala, për një libër të pikuar artistikisht , sepse do te behej shume delikat , ne forme pelteje , për te ushqyer bebet . Romani i Turtullit ka oshtimën e vet , për mire dhe për keq . E duam dhe kur vërtetojmë gabime dhe te meta , për gjykimin si lexues . Është roman qe ka aftësi te mbrohet vete , s’ka nevoje për bodigarde. Ne kuvendin e burrave , romani i Turtullit, na flet nga podiumi , me siguri dhe krenari te një korifeu të stërvitur mire.
Lexuesit i rrëshqet një pupël e lehte, ne vesh dhe ne fytyrë , qe i tërheq vëmendjen , për te pasur një sy dhe një vesh nga politika e kohës. Ka rëndësi fjala: “e kohës “ , sepse gjejmë politiken e ditës , edhe kur ngjarja zhvillohet një shekull përpara. Jemi te lirë të bëjmë zgjedhjen tone politike, pa buje, ndryshe nga libra te ashtuquajtur artistike, por te mbushur me fryme politike partiake. Nuk ka ofendim me te madh, për lexuesin, kur i serviren metoda te tilla librash . Ne fakt ato janë një forme e atentatit te heshtur .
Ne këtë rast nuk dua të bej Platonin, por e kam fjalën , qe arti duhet të jetë veçmas nga politika, për faktin e thjeshte se pushtetet ndërrohen periodikisht . Arti ka vlere te pa kufizuar ne kohe.
Është fakt se botimet, këto vite janë shtuar shume dhe kjo flet për rritjen e nivelit kulturor te popullit. Romancierë te këtij gjysmë shekulli , bashke me koleget e tyre para ardhës , krijuan një pyll me romancierë , qe i kishte munguar Shqipërisë përpara gjysmëshekullit të 20 e ne vijim . Dijetaret , i kane shpallur romanet, gur kufiri midis epokave historike . Midis morisë se romaneve , qe botohen , ç’do vit , natyrshëm do te gjenden edhe tek ne te tille gurë kilometrike te kufijve te epokave historike, sepse historia jone e romanit, në pak raste dhe firma autoresh, i ka kaluar kufijtë e vendlindjes . Ne këtë vështrim është me e lehte te shërbejnë si gurë kilometrike , brenda kufijve etnike dhe kjo nuk është pak , për një letërsi, që ka qenë e mbyllur ne kafazin e hekurt të socializmit .
Nuk mund te behësh romancier me sforco dhe as me ndihmë, duhet që të gjenerosh ide te realizueshme, brenda logjikes shkencore . Kjo kërkon jo vetëm talent , por dhe kulture te përgjithshme, qe autorit në fjale nuk i mungojnë te dyja. Në vlerësimin e librit artistik , merr rëndësi te dorës se pse shtjellimi i skenave intime . Ato janë korridoret jetësore, ku zhvillohet lindja dhe vdekja, puna dhe krijimtaria, politika dhe arti .
Disa autore, këto skena i përshkruajnë jashtë natyralitetit te tyre, ne mënyrë kaq kanunore, sa qe ç’do klerik, i çfarëdo besimi , mund t’i përdori si formule pagëzimi. Ka autore te tjerë, që kalojnë në banalizim , qe do t’i kishte zili dhe seksi i rrugës së madhe. Romani i Turtullit përshkruan skena te tilla, me qindra, por me natyralitet absolut . Pse e shtoj fjalën e fundit? Sepse nuk besoj qe do te gjendet mënyrë me optimale, për te depërtuar te lexuesi i te tera moshave dhe sekseve . Pasi ta lexoni romanin , do me jepni te drejte. Skenat seksuale, qe përshkruan autori ynë, do t’i miratonin , pa hezitim edhe Don Zhuanet patologjike edhe murgeshat, e dënuara nga fati .
Nuk ka në veprën e Turtullit artifice dhe neologjizma parazitare: Ai zotëron ne mënyrë krijuese vokabolarin popullor. Ja disa shprehje te shkëputura: Mos na fut ne ato thekra! Dy janë prangosur : Ti dhe ideali! Pleqëria e Albanit, zbret me ritmin, qe investohet ne tregti (F. 110 ) Sa te dridhen leqet tona, le te thyhen kockat e tyre. Unë mbjell, dru pikëllimi, ne kodrat e shpirtit. Lumenjtë vdesin rralle! (f. 73) Burrë e grua, janë shpirtra, jo burrë e grua. (f.83 ) Meri nga fotografia është gjykim, për dashurinë. Nuk ka rëndësi ç‘dashuri është, mjafton te jetosh. Këto janë disa batuta, midis mijëra të tjerave te ngjashmeve.
Në këtë trajtese te shkurtër, nuk mund te paraqes, veç pak shembujt, qe përmenda me sipër.
Ky është autori Kristaq Turtulli, ne dimensionin emocional dhe artistik . Me një pune te thelluar intelektuale dhe artistike, autori, ka dale mbi kohen dhe na ka dhënë një roman, te nivelit, qe kumtova, në këtë ese modeste. Midis të tjerave romani, qe analizuam krijon garanci , për librat e tjerë , për plotësimin e sagës , qe ka ne plan të shkruaj z. Turtulli.
Cilësia dhe sasia e romaneve shqiptare, ka zhvillim të ndjeshëm pozitiv, por nuk jemi aty ku duhet. Romanet janë ngjarje të mëdha , për kombin , nuk janë simite, që përgatiten në furrë. Me këtë dua të them, qe autoret dhe botuesit , kur mbi kapak , shkruajnë fjalën “Roman “ , jo vetëm duhet te mendohen thellë, por të kenë krenarinë e ligjshme, që I kanë dhënë vendit një epoke te pasqyruar artistikisht.
Nuk jemi në kohen, kur Shqipëria, kërkonte dhe nuk gjente një romancier, qofte edhe të rëndomtë. Sot ka shume te tillë dhe është e natyrshme nuk mund te jenë të tërë te një niveli. Kjo ndodh se kultura dhe letërsia aktuale, kane prekur nivele te kënaqshme zhvillimi.
Nuk mund të pretendohet uniformitet, sepse ku ka uniformitet, nuk ka jetë. Sot për sot, gjithnjë sipas mendimit tim, kulmin, po e shënon saga: “Zëra në Lavjerrës“, fillimi i një sage, që nuk është parë, deri me sot, ne historinë e romanistikës tonë kombëtare.
Illo Foto – Studiues , NY – Nëntor 2018