Tove Ditlevsen
– përkthyer nga danishtja nga Arben Çokaj
KËNGË AMORALE
Është mrekulli të gënjesh – me sytë e mëdhenj blu
të ëndërrosh sipërmarrje, që askush s’i di,
t’i bësh njerëzit të besojnë rrenat kuturu
dhe të gjesh risi, aq shpesh sa do ti.
Është mrekulli të vjedhësh në shitoret e mëdha
ku magazinat i mbufat madhështia e orientit
mallrat përgjatë numrave shtrihen n’hava
çirren ndaj nesh se, paratë shpojnë detin.
Dhe të jesh e lehtë nga mendtë – sa ëmbël të fyesh
të dashurosh e zhgënjesh, e të dashurosh përsëri
çdo orë jete ta kapësh e ta përzgjedhësh,
dhe të jesh pronë e një morie burrash orgji.
Por ah, duhet t’i frenoj dëshirat mëkatare
se mendimi i parajsës është tepër fatalist
– kështu që s’do i dëgjoj më zërat hokatare
ah jo, jam një qënie e virtytshme moralisht.
TRE TË PËRJETSHMIT
Dy burra janë sot në botë, që
papushim kryqëzojnë rrugën time;
njëri është ai që dua,
tjetri për mua thur ëndërrime.
Njëri shfaqet në ëndrrat e natës,
që banojnë në trurin tim të errët,
tjetri rri pas portës së zemrës,
unë hap për të veç portën e ferrit.
Njëri më dha një frymëmarrje pranvere
lumturie, që së shpejti perëndon,
tjetri më dha gjithë jetën e tij
dhe s’mori asgjë, që e gëzon.
Njëri bën dush në këngën e përgjaktë,
ku dashuria është e pastër dhe e lirë,
tjetri është një me ditën e trishtë,
ku ëndrrat fundosen pa mëshirë.
Çdo grua ndodhet mes të dyve,
e dashuruar, e adhuruar, e pastër –
një herë në njëqind vjet ndodh mrekullia,
të shkrihen bashkë në një mostër.
Poezia banale e incestuale e Rita Petros:
MALLKIMI I PARË
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!