Një Nobel për Jusuf Buxhovin…

0
377
Jusuf Buxhovi, Rubikon

Nga Skënder MULLIQI

Disa njerëz në këtë botë lindin për të bërë vepra kolosale, lindin për tu bërë emer, për të mos vdekur kurrë. Talenti është dhunti nga Zoti. Kur gërshetohen talenti e puna, e suksesi në jetë pastaj nuk mungojnë. Sigurisht së synimi në jetë dhe profesion më këmbëngulësi edhe arrihet. Kështu arrihen edhe majat e suksesit. Fatin e gjejmë dhe ja përcaktojmë vetit ne jetë, punë e krijimtari. Ti Jusuf Buxhovi zgjodhe fatin e e jetës të bëhësh shkrimtarë dhe historian i madh. Zgjodhe fatin të bëhesh së pari njeri më virtyte te larta njerëzore e atdhetare. Zgjodhe dhe pate fatin të jesh themelues i LDK-së, më të madhin Ibrahim Rugova.

Rrugëtimi i jetës i gjën vet bashkëudhëtarët, i gjënë njerëzit e kalibrit. Jeta jote Jusuf nuk ishte shkëlqim i rremë, ajo ishte jetë më plotë sfida, më plotë guxim, ishte jetë për fitore të shumta si kronikan i kohës moderne, si historian, shkrimtar, publicist, studiues e që la gjënë gjurmë të pashlyera. Së bashkë më përsonalitetin tënd, ngrite lartë edhe krenarinë tonë kombëtare. Veprat e shumta janë treguesi më i mirë i gjithë shkëlqimit tënd, që të fusin në radhën e njerëzve më emintet të historisë, kulturës dhe të artit shqiptarë.

Jusuf Buxhovi i ngjanë historisë tonë. Si komb gjithmon luftuam për kauzë të drejtë, bëmë luftë mbrojtëse, jo luftë pushtuese e grabitqare si fqinjët tanë serbosllavë, që aq bukur e thua në shumë botime tuaja që tashmë janë përkthyer dhe vlerësuar lartë në shumë gjuhë të botës. Gjuha jote është gjuhë e popullit tënd, së më te bashkëjetove ne jetë dhe më vepra. Ishe dhe ke mbetur historian proevropian, historian dhe shkrimtarë i kohës së modernitetit. U dashtë shpesh të mbrohesh nga njerëzitë e pa cipë, nga njerëzit ziliqar, të mbrohesh dhe nga ata që nuk krijuan vepra qfarë i krijove ti i madhi i letrave shqipe, Jusuf Buxhovi. Ti mik i nderuar më studimet dhe më veprat Tua po ja zbardhe fytyrën atdheut dhe kombit. E qite përtoke propagandën e urryer serbe në sytë e botës demokratike.

Edhe kur të sulmuan zgjodhe mbrojtjën, zgjodhe penën tënde të mprehtë për ti shkallmuar ziliqarët dhe armiqët. Ti pate fatin më dy milion shqiptarët ose edhe më shumë ishim dikur, të jeton nën ish-Jugosllavi, ku ishim popull i përbuzur dhe ishim popull i pa mbrojtur, por kurrë popull i gjunjëzuar. Njerëzit si Ti, Jusuf që natyrish që nuk janë të pakët sot e mbajtën gjalle kete popull te vuajtur. Ti z. Buxhovi dëshmove së shqiptarët janë njerëz të ditur, së janë njerëz përparimtarë dhe atdhetarë. U ngrite më gjithë pengsat e jetës në një shkrimtarë të madh, në një politikan dhe publicit të shquar.

U tregove armiqëve serbe kulturën tonë, u tregove së shqiptarët mund të ngritën mbi kulturën e tyre. U ngrite mbi të gjithë akademikët më veprat tua, e jo më fjalë. Kjo është dhurata më e mirë për Ty dhe dhurata më e çmuar për popullin shqiptare në trojët etnike. Ti i nderuari Buxhovi po bëhësh njeriu më i adhuruar.Ti je një yll që po shëndritë fuqishem mbi nënqiellin shqiptarë. Këtë po e dëshmon më përkushtimin dhe punën që po e bën.

Ti Jusuf Buxhovi më veprat tua të përkryera denjësisht do të përfaqëson shqiptarët në botë.Pa dyshim së e meriton edhe konkursin për Çmimin Nobel, së paku të jesh në radhën e parë të pënave më të shquara botërore. Ky është viti Yt i arritjeve të mëdha në fushën e krijimtarisë. Nga mendja jote e ndritur dolën një mori veprash brilante. Jusuf Buxhovi arriti ti bëhët krah i të madhit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, dhe shumë rilinidaseve tanë, që na zbardhen fytyrën me vepra të paharruara e kolosale…