Një Marëveshje e Re si ajo e Mukjes – e domosdoshme për ditët e sotme

0
753

Nga: Pirro Prifti Më: 1 gusht 2018

Si sot 75 vite më parë me 1 gusht 1943 në fshatin Mukje u takuan përfaqësuesit e lëvizjes nacional clirimtare dhe atyre të Ballit Kombëtar për bashkërenduar luftën kundër okupatorit italian. Për drejtimin e mbledhjes u caktua përfaqësuesi i Ballit Kombëtar Thoma Orollogaj. Sekretar u zgjodh përfaqësuesi i FNÇ–së, Mustafa Gjinishi.

Takimi përfundoi me një Maërveshje që u quajt Marëveshja e Mukjes (1-3 gusht), e cila u nënëshkrua me 2 gusht 1943 nga Ymer Dishnica nga pala e PKSH dhe nga Mit`hat Frashëri nga pala e B.K.

This woman shocked the whole country when she did this
This woman shocked the whole country when she did this

Balli Kombëtar (B.K.) Keshilli.Pergjithshmëm.Nacional.Çlirimtar (K.P.N.Ç)

1. Hasan Dosti 1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Mit’hat Frashëri 2. Myslim Peza
3. Thoma Orollogaj 3. Abaz Kupi
4. Skënder Muço 4. Ymer Dishnica
5. Hysni Lepenica 5. Mustafa Gjinishi
6. Isuf Luzaj 6. Omer Nishani
7. Kadri Cakrani 7. Sulo Bogdo
8. major Raif Fratari 8. Shefqet Beja
9. Nexhat Peshkëpija 9. Medar Shtylla
10. Halil Mëniku 10. Stefan
11. Ismail Petrela 11. Haki Stërmilli
12. Vasil Andoni 12. G. Nushi

Marëveshja përfundonte me këto fraza:

“…..Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!
Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!
Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!
Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë[2] “

(https://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Mukjes)

Aryet kryesore për mosmarëveshjet pas Mukjes ishin dy;

-Pranimi nga ana e pjesmarrësve për formimin e “Komitetit të Përkohshëm të Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili në fakt duhej të kryente edhe rolin e Qeverisë së Përkohshme deri në krijimin e saj dhe jo çështja e bashkimit me Kosovën – siç vazhdon të interpretohet ndonjëherë edhe sot. Në krye të Qeverisë së Përkohshme mendohej të zgjidhej Hasan Dosti.

– Rënia dakort nga ana e pjesmarrësve për bashkimin e trojeve shqiptare pra, për Shqipërinë e etnike – bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Sigurisht Marëveshja e Mukjes në fillim u këndërshtua fort nga përfaqësuesi jugosllav i cili ishte në mbledhje Svetozar Vukmanoviç-Tempo, dhe pastaj nga Enver Hoxha i cili kritikoi rëndë të dy nënëshkruesit për devijim nga vija e partisë, dhe Marëveshja u prish de fakto për shkak sepse po të zbatohej do të vihej në dyshim drejtimi i vëndit pas luftës nga ana e PKSH.

Pra, shkaku i prishjes duhet kërkuar te krijimi i “Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë”, i cili rrezikonte pozitat e PKSH dhe të E. Hoxhës. Kësisoj, atij nuk i nevojitej ndonjë këshillë apo urdhër nga pala jugosllave për të prishur diçka që edhe atij vetë nuk i vinte për shtat. Edhe Enver Hoxha në Konferencën e Labinotit, 4-9 nëntor 1943, artikuloi të njëjtin mendim si ballistët në Mukje, në lidhje me të ardhmen e Kosovës, pra që e ardhmja e Shqipërisë etnike varej nga respektimi i Kartës së Atlantikut.

Sipas një teze të Harry Fultz–it e cila mbështetej edhe tek raportet e Legatës gjermane në Tiranë drejtuar Berlinit, ë 23 gusht 1943, konsulli gjerman në Tiranë Schliep, raportonte se Balli Kombëtar e kishte njoftuar se, ata luftonin kundër italianëve dhe nuk do të luftonin kundër gjermanëve. Pra, për çfarë lufte fliste Balli Kombëtar në Mukje? Po ashtu, prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall së pari nga E. Hoxha në Labinot, më 4–9 shtator 1943, nëse do të mendojmë se ky njoftim ishte një pasojë e prishjes në Mukje.

(http://www.gazetadita.al/marreveshja-e-mukjes-dhe-qendrimi-i-ballit-kombetar-gjate-pushtimit-gjerman/).

Por përpara marëveshjes së Mukjes ishte bërë edhe një takim paraprak me 26 korrik 1943 në Tapizë dhe deklarata e asaj kohe thotë: “ Sot më 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhën në shtëpinë e Z. Dr. Ihsan Toptani në katundin Tapizë të Tiranës, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i përbërë prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”, i përbërë prej Z. Mithat Frashëri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim të përbashkët u zgjodh Z. Mithat Frashëri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos të pranohen si dëgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri. Delegatët e të dyja organizatave, duke interpretuar dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar për me ndjekë një luftë të përbashkët kundër okupatorit fashist dhe atë të dy organizatave përkatëse, vendosën:….`Të formohët Komiteti për shpëtimine Shqipërisë`….

(https://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Mukjes)

Kjo Marëëveshje e denuar nga komunistët mbetet një nga ato marëveshje të pa zbatuara dhe karakteristike për shqiptarët të cilët nënëshkruajnë marëveshje në darkë dhe nuk i zbatojnë të nesërmen, menjëherë sapo largohen nga Tavolina.

Sigurisht Kompromisi është i domosdooshëm edhe sot e kësaj ditë midis dy partive të mëdha të cilat duhet të ulen në Tavolinën e bisedimeve me një Moderator nga BE në dallim nga përfaqësuesi jugosllav i asaj kohe..

Duke parë shkaqet se përse dështojnë kompromiset në Shqipëri nga Partitë politike, mendoj se duhet të jetë e domosdoshme që kompromisi të mos bëhet mbi baza interesash personale siç ndodhi në Mukje në të cilën prisheshin interesat për drejtim të Enver Hoxhës apo të Hasan Dostit, por mbi baza të interesave të vëndit dhe të integrimit në BE.

Domosdoshmëria e një Marëveshjeje të tillë apo e një Kompromisi Histork midis dy palëve; PS dhe PD, ka tët bëjë me fatet e vëndit

Dihet se për 28 vite rresht pas 1990, klasa politike ka shkatërruar vendin të paktën dy herë:1991 dhe 1997-8, për shkak të luftës pa kompromis për të rrëmbyer pushtetin dhe në këtë aspekt i ngjan si dy pika uji PKSH dhe BK si dikurshme, por në ansnjë rast askush nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe askush nuk ka vuajtur pasojat e kësaj zallamahije ku për 28 vjet janë vrarë rreth 10.000 persona, dhe janë larguar nga vëndi 1.5 milion vetë nga anarkia në vënd dhe nga mungesa e zbatimit të ligjit, kurse për 45 vjet diktaturë, janë vrarë vetem 7003 vetë dhe janë internuar 88.000 vetë. Dëmet ndaj Shoqërisë shqiptare janë të llahtarshme, dhe janë bërë po nga klasa politike të vetëzgjedhura, sigurisht nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara duke caktuar njerëz militantë dhe të papërshtatëshëm në drejtimin e vëndit.

Një marëveshje e re e ngjashmë me atë të Mukjes por që të jetë funksionale, duhet patjetër të mbikqyret na SHBA dhe BE, në mënyrë që në drejtimin e vëndit të mos përfshihen më njerëz të larguar nga Vettingu dhe nga ish klanet e komuniste dhe të mafiozëve të rinj që gëlojnë në ilegalitet, por të cilët kanë zënë për gryke ekonominë dhe vëndin.

Shpresojmë që Kompromisi i Madh apo Mukja e Re të bëhet sa më parë.