Një lajm i gëzuar ​ në ​Ditën Ndërkombëtare të Librit: Poetë shqiptarë në gjuhën suedeze

0
426
Groblad

Ballinat e disa numrave të revistës “Groblad”.

Shkruan: ​Rizah Sheqiri

Ditë më parë ka dalur nga shtypi nr. 1 – 2020 i revistës letrare në gjuhën suedeze “Groblad”, e cila në faqet e saj sjellë edhe poezi të poetëve shqiptarë, të përkthyera në suedisht nga poeti dhe redaktori i revistës Rizah Sheqiri. Groblad do të thotë në shqip ​gjethedelli, pra një bimë me veti të shumta shëruese.
(​Simbolikisht: fjala e bukur artistike shëron shpirtin … R. Sheqiri).

Në këtë numër të kësaj reviste me vargjet e tyre të bukura janë prezentuar këta poetë: ​Migena Arllati, Naime Beqiraj, Hajdin Morina, Ervina Halili, Yllka e Rizah Sheqiri, Majlinda Shabani (Alexandra), Prend Buzhala, Xheladin Mjeku, Daut Dauti, Enkeleida Z. Fejzo, Ndoc Gjetja, Biser Mehmeti dhe Engjël I. Berisha.

Ballina e revistës letrare ”Groblad” nr. 1 – 2020

Sa për informim, po ju tregoj se në këtë revistë letrare gjatë këtyre pesë viteve të mia si redaktor, kam përkthyer e botuar edhe poezi të poetëve tjerë shqiptarë, nga të cilët po i përmendi disa: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Azem Shkreli,Ymer Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Fredrik Rreshpja, Sylejman Syla, Abdyl Kadolli, Ilire Zajmi, Sabit Rrustemi, Donika Dabishevci,Flora Brovina, Halil Matoshi, Valdete Antoni, Jusuf Zenunaj, Adem Gashi, Alisa Velaj, Shkëlzen Halimi, Vjollca Alijaj, Kalosh Celiku, Maxhun Osmanaj, Shaip Emërllahu, Hajdin Abazi, Ramadan Musliu,Bexhet Asani, Arif Molliqi, Naim Fetaj,Sadullah Zendeli, Jonuz Fetahaj, Hamit Gurguri,Sadije Aliti, Nase Jani, Burbuqe
Rushiti, Fadil Halimi, Ferdinand Laholli, Dritë Ademi, Shefqet Dibrani, Hasan Qyqalla, Alketa Maksuti-Beqari, Haxhi Muhaxheri, Lili e Yllka Sheqiri, Osman Gashi, Ramadan Mehmeti, Rita Filipi, Sadik Krasniqi, Muhamed Krasniqi, Elhame Zhitia, Zyrafete Manaj, Baki Ymeri, Sevdail Zejnullahu, Dibran Demaku, Skënder Zogaj, Qerim Raqi, Grigor Jovani, Sevdije Rexhepi, Nebih Bunjaku, Imri Trena, Vera Peci, etj.

Në fund ju bëj me dije se kam edhe një numër të konsiderueshëm poetësh shqiptarë që i kam përkthyer dhe që presin të botohen në numrat e ardhshëm të revistës.

Shëndet dhe suksese pa fund juve të dashur poet dhe gjithë lexuesëve tuaj kudo qofshin ata.

Me përzemërsi ju uron i juaji Rizah Sheqiri, ​Suedi