Një kujtim i shkurtër për burrin e Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova

1
2038

Nue Oroshi

Sot është 11 vjetori i kalimit në amshim të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. E nisi më vështirësi të madhe jetën politike. Ajo sikur ia kujtonte babain e masakruar nga pushtuesit serb, kur ky kishte vetëm 6 muaj jetë. Por i doli në krye, duke e ringjallur një pjesë të Shqipërisë Etnike, me emrin Dardani. Ai gjithmonë thoshte se Shqipëria Etnike është projekt i gjeneratës së ardhshme. Ne jemi ajo gjeneratë e ardhshme. Asnjëherë në asnjë periudhë të re historike, një lidër politik shqiptarë nuk e ka pasur përkrahjen më të madhe të botës Perendimore, sa e kishte Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo u pa kur fuqitë e NATO-s bombarduan pushtuesit serbë. Ai ishte lideri politik që ishte i lidhur ngushtë me popullin e tij shqiptar. Punoi dhe veproi politikisht e kombëtarisht, por edhe ndërroi jetë duke mbetur i pamposhtur. Ai nuk u mposhtë as nga partitë opozitare e as nga kundërshtarët e mbrendshëm, brenda LDK. Për çështjet me interes kombëtar, ai mblidhte të gjithë politikanët. Shpesh herë është kritikuar nga ndonjë lider apo analist me pikpamje komuniste, se nuk e kishte përkrahur sa duhet rezistencën kombëtare, për çlirimin e Kosovës.

E ku ky vetë e kishte themeluar këtë rezistencë, në krye me Adem Jasharin, Sali Çekun e Zahir Pajazitin. Komplotët që kanë ardhur më pas brenda kësaj rezistence janë çështje tjetër, që do t’i zbardhë historia e kësaj periudhe. Pavarësia e Kosovës është e identifikuar me emrin e Dr. Ibrahim Rugovës, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë këtë fakt, kjo është një çështje tjetër.

1 KOMENT

  1. NGA GJIRI I KOMBIT

    Nuk është rastësi
    Nga gjiri
    I kombit
    Të lashtë
    Nga gjuha
    E pellazgëve
    E perëndive
    Të lindin
    Mendje
    Të ndritura:
    Skënderbeu,
    Nënë Tereza,
    Rugova,
    E Adem Jashari .

Komentet janë mbyllur.