Arben Çokaj
Marrëzi e madhe. Harxhim i miliona Eurove dhe energji e madhe, për të bërë rrëmujë në Shqipëri, për destabilizim, për të bërë mitingje, për të dalë nga Kuvendi, për të mos marrrë pjesë në zgjedhje, për të mohuar e injoruar zgjedhjet, për t’i hapur namin e zi Shqipërisë, për të penguar integrimin europian, për të dëmtuar shtetin shqiptar… e pse?
Kur në vend të gjithë kësaj, milionat e Eurove mund të harxhoheshin, që PD dhe opozita të organizonin partinë, të paraqitnin alternativa, të mobilizonin popullin, që t’i mbështetnin ata në zgjedhje dhe të sfifonin pozitën me zgjedhje, me rrugë demokratike – dhe me pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Edhe pse SHBA e BE janë shprehur më qartë se kurrë, pro qeverisë, pro zgjedhjeve me 30 qershor, akrobacinat infantile të presidentit Meta, gjuha e fekalizuar e PD-së dhe LSI-së. Lulit e Monikës etj. ka vazhduar e vazhdon që të kundërshtojë politikat shetformuese e respektin për kushtetutën e për zgjedhjet e lira në Shqipëri.
PD dhe opozita janë në prag të një reflektimi të madh, ata duhet të zgjedhin krerët e tjerë të rinj të partisë, dhe të organizohen ndryshe, për të marrë pjesë në procesin politik, me alternativa e luftë politike.
Dalja në rrugë e partive opozitare, konflikti me forcat e rendit i tyre dhe bandave të tyre, shënon kthimin e një partie politike në parti terroriste, në parti anti-shtet. Prandaj duhet të mbajë dikush përgjegjëdsi për këtë orientim të gabuar politik, pasi PD po vetë-shkatërrohet, nëse nuk vetë-pastrohet!