Një kafe me lahutarin Jonuz Delaj

0
1344
Jonuz Delaj

Si ju ndalua kantautorit kënga për Gjergj Fishtën, nga regjimi komunist

Jonuz Delaj ndër mote ka qenë edhe një adhurues i hershem i patriotit e poetit kombetar At Gjergj Fishta, ndonse ky gjeni ishte i ndaluar nga regjimi komunist. Jonuzi që në atë kohë i kishte kushtuar Fishtes një këngë kuptimplotë (për kohën), që Jonuzi thotë se e kendonte me zë të ulët, vetem per vete.

Nga Ndue Bacaj

Në vend të hyrjes Titulli”një kafe me lahutarin Jonuz Delajn”, mu dukt se i shkon per-shtat këtij portreti kushtuar lahutarit dhe kantautorit të njohur të Kelmendit, Malësisë Madhe e më gjërë, pasi portreti është i vogël (sa një kafe), në krahasim me portretin e madh që ka krijuar me vepren e tij mbi gjysemshekullore”kreshniku” i lahutes Jonuz Delaj. Vetëm interpertimi me lahutë i këngëve të kreshnikeve nga Jonuz Delaj më bënë të mendoj se kengët e kreshnikeve, ndonse linden shekuj para Jonuzit, ato më duken sikur u krijuan enkas per t’u kenduar nga ky lahutar i Kelmendit, djepit të kreshnikëve. jetshkrimii vogël per lahutarin e madh Jonuz Delaj lindi në vitin 1950, në Nikç të Kelmendit, në njërin prej bajraqeve më të permendura per trimeri, urti e atdhetari të kesaj treve nga më famozet e Shqiperisë Etnike.

Jonuzi lindi në një familje patriotike, që trojeve shqiptare u dualen zot ndër mote e shekuj me pushkë, por edhe me këngë të shoqeruar me veglen e traditës, lahutën, me të cilen ata ju kenduan trimave e trimëreshave, ju kenduan virtyteve e vlerave të mrekullueshme ketyre trojeve, dhe njëkohesisht me këngë e lahutë u percollë nga njeri brez në tjetrin historia, frymzimi e lavdia ndër shekuj… Jonuz Delaj u rritë së pari në shkollen epike të”votres”, shkollën që e kishte çdo shtepi fisnike e Kelmendit e Malesisë Madhe, që siç shkruante i madhi at Gjergj Fishta :»Kjo ishte metoda më e aftë per tja dalë qellimit edukativ ishte ajo e maleve tona, ku shkollë e kateder ishte asohere votra mikpritëse, ku mësues ishte tata, edukatore lokja fisnikeshë, liber kanuni e rapsoditë, kalem lahuta e çiftelia, bibliotekë kallzimet e pleqëve, disiplinë respekti ndaj të vjetërve, e nderimi ndaj gruas e motres…

Në shtepin e të parëve të Jonuz Delajt pranë pushkes gjithmon ishte e varur lahuta. Lahuta mesohej e trashigohej brez pas brezi siç mësohej pushka per tu dalur zot trojeve shqiptare. Si edhe mban mend lahutari Jonuz Delaj lahuta që ka prekur me dorë që femijë ishte lahuta e trashigueme prej gjyshit tek babai i Jonuzit, ishte një lahutë që kur nuk kishte zënë qaxhë (tym nga zjarmi i shtepisë), pasi i kishin ra e kënduar si gjyshi dhe babai i Jonuzit. Lahuten në dorë Jonuzi e kishte marrur që i vogël, madje në moshen 7 vjeçare ai merr pjesë në një organizim që bëhet në Kelmend, me qellim zbulimin e talenteve të vegjël. Në atë kohë komisioni i vlersimit të talenteve, Januzin e vogël e vlerson si lahutarin më të mirë. E themi lahutarin, pasi në organizimin e zbulimit të talenteve të vegjël (të reja) konkuronin edhe talente të veglave të tjera popullore, si fyelli, zymarja, çiftelia e deri te kënga maja-krahut. Jonuzi edhe sot e kujton atë kohë kur mori me i ra lahutes në moshen 7 vjeç dhe më e madhe ishte lahuta se lahutari…

Pas ketij evenimenti Jonuzi i vogel thirrej shpesh që t’i binte e kendonte lahutes në odat malësore gjatë mbasditeve dhe neteve, kur burrat mblidheshin në shtepiat e njeri-tjetrit, per zafete, kuvende, lojra e tjer, ndersa Jonuzi i vogel kendonte me lahutë kryesisht këngët e eposit të kreshnikëve. Keshtu vitet rrodhen e zani mori dhenë, se në Nikç të Kelmendit është një djal që i bie e i këndon mrekullisht lahutës. Jonuzi edhe në ato vite të një fëmijrie të veshtirë si per gjithë moshataret e tij, lahuten nuk hoqi doret, ai duke u rritur vijonte të merrte pjese në të gjitha aktivitete e kohes që zhvilloheshin në Kelmend, madje ai shpesh thirrej per të kenduar me lahutë, në dasma e gezime familjare dhe festa fetare.

Ai kendoi në logun e bjeshkeve e logjet e tjera të kohës, si dhe me rastin e festave fetare si Shna Prendja e Shna Rroku e tjer. Kudo ku kendoi Jonuzi jehoi zeri i tij, shkelqyen tingujt e ëmbël të lahutes, aq sa me keto interpertime u dukej pjesmarresve se janë gjallë e po jetojnë kohen e kreshnikëve, që djepin e kanë pasur në trojet e Kelmendit. Jonuz Delaj gjatë ketyre viteve do të perfundonte me rezultate shumë të mira edhe shkollen 7 vjeçare të kohës në vendin e tij. Në vitin 1966 Jonuz Delaj kujton se ka ecur në këmbë nga Nikçi i Kelmendit per në Reç (të Malesisë Madhe), ku me rastin e perkujtimit të luftës antifashiste të kesaj krahine zhvilloeshin edhe aktivitete kulturore, me kengëtarë, instrumentist e valltarë. Me ketë rastë perzgjidheshin më të miret per tu aktivizuar në aktivitete të tjera lokale e kombetare. Mbas vitit 1967 që u hap rruga e makines per në Kelmend filloi një erë e re edhe per lahutarin e ri Jonuz Delaj.

Muzikantet e njohur të Shkodres si Tonin Daija, Gjon Kapedani, Pjeter Gaci, Çesk Zadeja e mbi të gjitha studiuesi e njohesi i shkelqyer i folklorit Ramadan Sokoli, kanë mbetur të pashlyer në mendjen e Jonuzit, pasi siç kujton ai ata e kanë ndihmuar në aktivitetin e tij aq shumë sa i kanë afruar rrugen per të”shkuar” më lartë, në kryeqytetin e Shqiperisë –Tiranë, deri në asamblin (shtetror) të këngëve e valleve… Jonuzi Delaj do të merrte pjesë per herë të parë në festivalin e dytë folklorik kombetar në vitin 1968, e pastaj do të vijonte të merrte pjesë me sukses në të gjitha festivalet folklorike kombëtare të zhvilluara deri sot, here pjesë e grupeve të Shkodres e herë e grupeve të Malesisë Madhe. Në vitin 1971 lahutari Jonuz Delaj do të caktohej të shkonte në festivalin ballkanik të folklorit që do të zhvillohej në Ohër (Maqedoni). Me ketë rast radiot e asaje kohe do të transmetonin kenget e ketij lahutari.

Enkas per ketë festival Jonuzi kishte krijuar kengën që do ta kendonte vetë me lahutë dhe i kushtohej një heroine shqiptare të shekullit 17-të, në luften kunder pushtuesve turq, Norës së Kelmendit. Duke biseduar per ato kohë Jonuzi më kerkoi që tja publikoj katër vargje të kesaj kenge që e ka krijuar e kenduar që para 46 viteve: “Në maje t’bjeshkëve të Kelmendit Mblidhen burrat n’log të kuvendit Ndër ta ishin edhe burrnesha Nore trime sokolesha …” Pas kesaj pjesmarrje të parë dhe të sukseshme jashtë kufijeve të Shqiperisë, Jonuz Delajt ju hap disi rruga per të marrë pjesë në festivale rajonale apo në organizime të tjera, kryesisht në trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijeve politik të vitit 1913 të republikes të Shqiperisë e tjer. Në vitin 1973 Jonuz Delaj perseri do të ishte pjesmarres në festivalin e Ohrit, si dhe në organizime të tjera folklorike e muzikore në Mal të Zi.

Më ka mbetur në mendje tregon Jonuzi kenga”Lahutari i Bjeshkëve” të cilen e krijova enkas kur dhashë koncerte në vitin 1978 në trojet shqiptare nën Malin e Zi. Por viti më i pa shlyer per Jonuz Delajn ka mbetur viti 1980, kur me rapsodin dhe kanautorin e e njohur Sali Mani do të shkonin në perberje të grupit të Radio-Shkodres dhe do të jepnin disa koncerte në trojet shqiptare të Kosovës kreshnike. Jonuzit i kujtohet se Sali Mani kishte pergatitur një këngë të mrekullueshme per Hasan Prishtinen, por kjo kengë nuk u lejua të kendohet, ndaj thotë Jonuzi unë kam qendruar tërë naten bashkë me Sali Manin per të krijuar një kengë tjeter që do ta kendonte në të nesermen. Kënga kishte titullin domethenës” Mirse të gjejë Kosova trime”.

Per çudi kjo këngë u lejua të kendohet nga kengetari Sali Mani. Kenga siç dihet u bë hit në tërë Kosoven, në trojet e tjera shqiptare e kudo në Botë ku jetonin shqiptar…Vlenë të theksohet se ndonse pushteti komunist censuronte rreptë artin e kulturen në Shqiperi, kur na nxjerrnin jasht shtetit (per aresye politike në arenen nderkombetare ) dukej se na toleronin disi në kenget e vallat tona. Jonuz Delaj ndër mote ka qenë edhe një adhurues i hershem i patriotit e poetit kombetar At Gjergj Fishta, ndonse ky gjeni ishte i ndaluar nga regjimi komunist. Jonuzi që në atë kohë i kishte kushtuar Fishtes një këngë kuptimplotë (per kohen), që Jonuzi thotë se e kendonte me zë të ulët, vetem per vehte. Disa nga keto vargje edhe me deshiren e Jonuzit menduam ti citojmë: “Ti me më falë lahuta shqiptare Ti me më falë o Fishta ynë gjeni Kengët e tua kurr nuk mund t’i këndova Se vinte”deti”, besa”hova –hova” Edhe pse muza e ime ishte e gjanë…”

Në vitin 1991 Jonuz Delaj merr pjesë në festivalin folklorik Europian që u zhvillua në Ankara të Turqisë, ku pati mjaftë sukses. Në vitin 1995 grupi folklorik i Malesisë Madhe do të ishte fitues i festivalit folklorik kombetar që u zhvillua në qytetin e Beratit dhe si i tillë më pas do të perfaqesonte Shqiperinë me mjaftë sukses në një festival nderkombetar në Francë. Jonuz Delaj do të ishte një ndër perfaqesuesit më dinjitoz e të vlersuar të grupit folklorik të Malesisë e Shqiperisë. Vlenë të theksohet se Jonuz Delaj ishte pjesmarrës edhe në të gjitha aktivitetet kulturore lokale e më gjërë, si dhe ishte një punonjës i palodhur dhe i dalluar në punen e tij, aty ku punonte, e veçanarisht në ato veprat e kohës…

Jonuz Delaj si një patriot që e don pa hile vendin e vet, e kishte perjetuar me dhimbje të madhe vitin e mbrapshtë 1997 në Shqiperi. Ketij viti i kishte kushtuar një kengë me titullin domethënës: “Një andërr me Pashko Vasen”, kengë që sipas deshires të lahutarit Jonuz Delaj po e citoj: “Një anderr me Pashko Vasen” “Në krisma të plumbave në gjumë sa rashë Pashko Vasen në anderr e pashë Erdhi si hije e ngadalë më thotë Burrat kombi ku i ka sot? Zot ça asht per ty Shqipni A prapë mbeta me krye në hi Po Zot ç’ka lahuta e mjerë Që në atë gozhdë paska mbetë vjerrë A thua s’din kerkush me i ra Që në gjakë e në lotë kenka la Pashko Vasa o atdhetar Besa besë jam lahutar Por më ka mbetë e shkreta varë Se ditë per ditë mja bajnë ka i varrë Baj me knua, s’punon ma zani N’gjakë lahuta e n’gjakë vatani.”

Ndersa në vitin 1999 Jonuzi do të merrte pjesë në festivalin tregues të vlerave folkorike, së bashku me grupin Çam. Festivali ishte organizuar nga Universiteti i Bolonjes (Itali), ku edhe u zhvillua ky festival. Në vitin 2000 Shoqata Ndërkombetare”Bienale di Venezia”, do të organizonte festivalin folklorik dhe etnografik. Jonuzi në ketë festival perveçse ka interpertuar kengë me lahutë nga Eposi i Kreshnikëve, plus lirika (rreth 20 minuta), ai edhe ka folur per vlerat e lahutës dhe ndertimin e saj si instrument popullor shumë i hershem. Mbasi festivali zhvillohej në Venezia, Jonuz Delaj do të kendonte edhe një këngë lirike që kendohej që heret në Shkoder e Malësi dhe i kushtohej kohës të Venedikut. Disa nga keto vargje po i kujtojmë si më poshtë : “Na vinë barkat me bajama Me bajama venedikut Me ja plasë zemrën ashikut Ashik kjosh, ashik mos kjosh Në maje t’bjeshkëve ti dimnosh…”

Kjo kengë (veç të tjerave) u duartrokitë gjatë nga të pranishmit… disa nga vlersimet e punës dhe vepres të jonuz delajt Per aktivitetin e tij si lahutar e kantautor (folkloric) z. Jonuz Delaj është vlersuar me medalje, çrtifikata, diploma, tituj, çmime fituese etjer, disa nga të cilat mendova ti rendis si vijon:
1. Medalja”Naim Frashëri”, – nga presediumi i kuvendit popullor.. (1979).
2. Medalja e Punës, – nga presediumi i kuvendit popullor (1985).
3. Çmimi i parë (si grup folklorik i rrethit të Malësisë Madhe) në vitin 1995 në Berat.
4. Fitues i çmimit”Lahutari më i mirë”, Lezhë 2003.
5. Çertifikatë mirnjohje per kontributi e shquar në rapsodinë shqiptare. (dhënë nga qendra kombetare e veprimtarise folklorike-Tiranë).
6. Çertifikatë pjesmarrje në festivalin e katërt folklorik kombetar, të rapsodëve dhe instrumentisteve popullor –Lezhë 2005.
7. Diplomë e instrumentistit popullor, fitues i çmimit”Lahutari më i mirë”, Lezhë 2005.
8. Çertifikatë pjesmarrje në festivalin folklorik kombetar, Gjirokaster 2009.
9. Çertifikatë mirnjohje, Tuz -2009.
10. Diplomë e vendit dytë në festivalin folklorik tipologjik kombetar të rapsodëve e instrumentisteve popullor, Lezhë -2010.
11. Titulli”Qytetar Nderi” i Bashkisë Koplik.
12. Çertifikatë nga komuna Klinë (Kosovë) si interpertuesi më i mirë (2014).
13. Çertifikatë mirnjohje nga komuna Klinë, qershor 2014.
14. Çertifikatë pjesmarrje në festivalin folklorik kombetar të rapsodëve dhe instrumentisteve, organizuar nga Ministria e Kultures, Qendra kombetare e veprimtarive folklorike, Bashkia Lezhë.
15. Tutulli”Lahutari i Malësisë”, dhënë nga revista”Fjala” -2014.
16. Mirnjohje nga Muzeu Etnografik i Malësisë, Lekaj-Tuz -2016.
17. Çmimi i mirnjohjes nga Shoqata artistike”Buna 2” dt. 25 janar 2017 e tjera të cilat besoj se do t’i plotesojnë fotot e ketyre vlersimeve që”shoqerojnë” ketë portret.

Jonuz Delaj është jo vetem një lahutar i mrekullueshem, por edhe një krijues tekstesh të kengeve që shumicen i ka kenduar vetë, ku disa nga keto këngë janë edhe poezi të mirfillta të krijuara e”lmuara” si një poet i vertet. Në vend të një epilogu Per të gjithë ketë aktivitet të sukseshëm në fushen e folklorit, z. Jonuz Delaj falnderon edhe fatin e madh që ka lindur e rritur në një trevë si Kelmendi ku folklori në pergjithsi e lahuta në veçantin kanë pasur e kanë djepin e tyre të pa-mort ndër shekuj. Në Kelmend çdo shtepi ka pasur lahutë dhe shumë kelmendas janë të njohur si lahutar të mrekullueshem, madje ketu edhe femrat i bien e kendojnë lahutës.

Prandaj thotë Jonuzi disave prej tyre nuk po mundem pa jua permendë emrat si : Ndue Biboçi, Prenash Zefi, Gjeto Gjon Vuktilaj, Martin Lleshi, Prekë Gjon Luca, Dedë Pati (i cili dinte thuajse gjithë ciklin e këngëve të eposit të kreshnikëve), Pretash Nila, Nikollë Loshi, Zef Prekë Mirashi e deri te lahutarja e re Vera Qosja e tjer e tjer, që ndonse per momentin nuk po mundem tju a kujtoj të gjithve emrat, emrat e tyre janë të skalitur në perjetsi në trojet e Kelmendit, djepit të kreshnikëve dhe lahutarëve që kenduan, këndojnë e do të këndojnë sa të jenë jeta… Jonuz Delaj është një nga ata që linden e rriten trojet e Kelmendit, dhe njëkohësisht edhe një nga lahutarët më të medhenjë të të gjitha kohrave në Kelmend, Malësi të Madhe dhe në të gjitha trojet shqiptare të”Lahutës”…

Koplik, fund-janari 2017marrë nga gazeta “Nacional”, 14 maj 2017