Koment
Nga Skënder MULLIQI
– Skenës sonë politike po iu mungojnë njerëzit kreativ, me ide, të zotët në profesionin e intelektualit dhe të politikës siq ishte Dr. Ibrahim Rugova.
U bë e qartë së jetës politike në Kosovë po i mungon një lider apo më shumë sish të cilët do të kishin ba kthesa pozitive sidomos të ecurive ekonomike. Po na mungon shumë një njeri i profilit të Ibrahim Rugovës. Kjo garniturë pushtetarësh dhe deputetesh janë shumica garniturë e njejtë që 16 vite të cilët janë ba monoton më çdo gjë. Nuk u treguan të zotët për shtëtndërtim dhe mirëqenje.
Nuk u treguan të zotët që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin pikërisht në mesin e tyre. LDK-ja edhe pse po e udhëheq ekzekutivin nuk e bari as lavrën e miut siç thonë për zbardhjen e vrasjeve politike shumë, të proklamuar në kohë të fushatave elektorale. Nuk i zbardhin vrasjët së e kan kaqikun shumë të vogël dhe janë frikacakë të mëdhenj. Këtyre në krye të LDK-së më shumë do tu kishin hije kulet e grave. Nejse, nuk ia vlen me gjatë të shkruan njeriu për “pasardhësit” në krye të LDK-së, dikur shumë të respektuar dhe shumë qmuar në popull sa ishte gjallë presidenti historic i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova… Ky pushtet nuk po mund të gjenë platformë të zhvillimit ekonomik. Më veprimet e tyre jo logjike, lakmitare vetëm për pushtet, e prunë shtetin dhe popullin në gjendje të rëndë sociale dhe politike.
Moti Kosovën e ka mbuluar mjegull e dëndur politike. Dhe, kur është puna kështu shumë kënd e kap siq thotë populli ‘Kallukongja’. Në 27 vjetorin e themelimit të LDK-së, pamë vetëm një turmë që më shumë ishin shkuar në këtë 27 vjetor për tu fotografuar, ishin shkuar për marketing politik në kurriz të rugovizmit si koncept politik dhe me ide te avansuara demokratike. Ishin tubuar aty për ta përkujtuar njeriun e shekullit, do njerëz shumë të vegjel të cilët po thirrën në vlerat e presidentit histoirik të Kosovës, e boll pak nga ta janë janë në linjën politike të Rugovës. Dukeshin të mjerë shumë kush në atë tubim pas gjithë asaj që ndodhi sidomos kohën e fundit në skenën tonë politike. Këta që sot janë në krye të LDK-së, janë vetë mjerimi i subjektit dikur më të fuqishem ne vend. Shumica nga kjo strukturë udhëheqese si bajnë hiq nder partisë dikur numer një në Kosovë.
Dr. Ibrahim Rugova ishte njeri i rrallë i cili interesat personale dhe të partisë së tij kurrë nuk i kishte vu para interesave kombëtare. Bëhej fjalë për një krijues dhe politikan, i cili para mediave nuk ka dalë sa për tu dukë, veç për të thënë gjithmonë diçka shumë të vlefshme për Kosovën dhe kombin. Ai ka qenë i përgaditur që gjithçka ta mbron më gjuhën e argumenteve. Bëhëj fjalë për një politikan të rangut shumë të lartë të kohës moderne, dhe i cili shumë po i mungon Kosovës. Ai i kishte të gjitha karakteristikat e një burrshtetasi të madh. Shkurt bëhëj fjalë për një njeri shumë serioz, të guximshëm, të dijshem dhe i cili ka mbetur si njeri i veqantë në skenën tonë politike. Kur të sublimohen këto karakteristika të Rugovës, të cilat lidhen edhe me veprimtarinë e tij kombëtare nga shekulli i kaluar, shihet qartazi kontributi i pa zëvedëndësueshem i tij në senzibilizimin e çështjës kombëtare në botë, si dhe kotributi i tij politik i pa krahasueshem.
Ai ishte i pathyeshem në qendrime për shtet dhe komb. Ishte një njeri që më të drejtë fitoi popullaritet të madh në popull, sepse jetojë më hallet dhe problemet e popullit të vet. Ai nuk kishte hy në hapësirën politike të zbrazët sikur kjo LDK e sotme dhe sikur kjo kastë politike shtetërore. Kjo elitë politike më shumë u interesua që ti forcojnë radhët në pushtet, për ti vjelur të mirat materjale. Jemi dëshmitarë të gjithë të një politike jo pragamatike dhe pak të shtetndërtimit, që nuk korrespondon as më kohën dhe as më hapësirën ku jetojmë .Kjo klasë anemike pushtetare pak të mira i ka sjellur Kosovës për këto vite.
Prandaj, ky 27 vjetor i ekzistimit të LDK-së, kurrë nuk ka qenë më i zvetnuar. Ka qenë vetëm një tubim i festimit, që shumë shpejt do të qitet në harresë. Kosova për mungesë lidershipi ka mbetur vrimë e zezë në Evropë.Ka mbetur një vend i pa prosperuar ekonomikisht. Ka mbetur një shtet i pa stabilizuar politikisht, i cili shtet nuk e prêt me qetësi ardhmerinë e vet. Kosova për mungesë të elitës së mirëfilltë politike, ka mbetur shtet jo serioz, pa marrë para sysh së sa është e vogël. Dhe, pak ka gjasa që të ndodhin gjera të mira edhe për shumë kohë, më këtë estradë politike. Nuk bëhët fjalë këtu për simpati apo antipanti ndaj askujt, por flitet për arsyet e shumta së kjo klasë politike është më shumë e dështueme. Bëhët fjalë për njerëzit pa invencion dhe pa ide për të ardhmen e vendit. Historia sigurisht do të flet për secilin veç e veç. Por, e sotmja e errësuar e Kosovës sigurisht do të mbetet pjesë e asaj historie…