Bajram Bashota
Liri e shtrenjta liri, të kërkuam në qiell e në tokë! Ah liri, liri ! Po shtrenjtë të pago shqiptari Ty! Të pritëm më vite e shekuj, mjaft na dërmoi pritja, o liri që të pritëm me vite shekuj ardhjen tënde !
Shumë derdhëm gjak për Ty, moj e shtrenjta e popullit tim! Toka malet e fushat u mbushën ma varre e qytetët janë mbushur plot me lapidarë që u ngritën për hirë të lirisë e sakrificës që bëri ky popull që të gëzohemi për Ty, o shtrenjta jonë! Tash u binda se ne këtë jetë një herë po vika vera kah dera dhe ja erdhe ti liri e gëzuar e hareshme si nuse e stolisur.
Na i buzëqeshe fytyrat burrave,grave,pleqëve e fëmijve që s’u kishte qeshur me shekuj.
O shtrenjta liri,Ti po buzëqeshë e ne bashkë me ty. Po buzëqeshë toka e qielli, hëna e dielli, po buzëqeshin malet e fushat, lumejtë e liqejtë, që Ti ua hoqe lakun nga fyti e tash lirshëm frymojnë.
Kjo verë që më të vërtetë erdhi një herë kah dera dhe na solli një herë e përgjithëmonë lirinë që ta gëzojmë pas shumë shekujsh.
T’i gëzohemi o njerëz kësaj lirie, ta ruajmë si sytë e ballit t’ia lamë amanet djalë pas djalit se njeriut i duhe liria, është e nevojshme si buka e uji e populli pa të është si peshku pa ujë.
Sa skrificë u bë për kët liri sa u la kjo tokë me gjakun e bijëve më të mirë, po më duket po na zbehet kjo liri po harrohet gjithë ajo trimëri për liri. Një herë na erdhi vera kah dera në njëqind vjet, si s’po e ruajmë si sutë e ballit, o shqiptar kët zog që e kemi n’dorë, mos të na ik nga dora se vështirë se do ta kthejmëç më në dorë ndonjëherë.
O Tyrqelia i respektuar otomanisht,
O Bayram BashShotOglú…
Po te citoj ne këtë qkarravinë :
“Një herë na erdhi vera kah dera në njëqind vjet, si s’po e ruajmë si sytë e ballit, o shqiptar këtë zog që e kemi n’dorë, mos të na ik nga dora…”
Sipas teje o tyrqeli, ne kemi qene te roberuar vetem ne 100 vitet e fundit, ndersa ato vitet nen Otomani paskan qene hare harmoni dhe lumturi kombetare!!!
Ti o bayram LIRIA, veç 00,00000001% me qene SHQIPTAR, e kishe nderruar kete emer pismiletik.
Per shembull me e perkthye nese te ka mbete trashegimi prej nej bayrami gjysh…
Bayram = Festim
Edhe une e kam pase emrin qenefik Mahmuuut nga katragjyshi, dhe mbiemrin shkavellik me dhune shkavelle te vitit 1921 Gllavurda… por nuk e kam më. DARDDAN GASHI… me 28 euro dhe deshira me e nderru emrin pismiletikoshkavellik.
Hajt tash kenaqju lirisë Otomanike…
NJE HERE VJEN AMERIKA KAH DERA NE 627 vite… e jo nje here vjen vera kah dera…
Nuk erdhi vera por A M E R I K A
Komentet janë mbyllur.