Një film për historinë e çiftit që bën miliona sepse “ia hedh” lotarisë

0
445

Opinion.al, 30 janar 2019

Një çift të moshuarish të cilët arritën të fitonin më shumë se 20 milionë dollarë, pas thyerjes së kodeve të lotarisë me rregulla matematike, tani do të tregojnë historinë e tyre të pabesueshme për një film në Hollivud.

Sipas “The Sun” filmi për do të fokusohet te Jerry dhe Marge Selbee, të dashuruar që prej kohës së gjimnazit, e që rritën 6 fëmijë duke menaxhuar dyqanin modest në Michigan. Ata u morën me biznesin e tyre të vogël për 17 vite, e më pas dolën në pension.

Në vitin 2003, Jerry, i cili ishte diplomuar për matematikë, vuri re diçka në reklamën e një lotarie. Atëherë, 64-vjeç kuptoi në pak minuta se lotaria funksiononte sipas një sistemi “roll down”, e cila të lejonte që nëse dikush nuk fitonte çmimin e madh prej 5 milionë dollarësh, paratë të shpërndaheshin mes atyre që kapnin pesë, katër apo tre numra të biletës. Jerry shfrytëzoi rastin e bleu mijëra bileta, duke pasur në mendje faktin se me statistikë patjetër do ti qëllonin disa nga kombinimet.

Jerry, i cili ishte marrë gjithë jetës me zgjidhje kuitsesh e kuptoi se mund të fitonte para. Pasi humbi 50 dollarë me tentativën e parë, ai e quajti vetëm fat të keq dhe vazhdoi përsëri duke dyfishuar fitimet në javën e dytë. “Sekretin” ai e ndau me të shoqen dhe të dy fituan shuma të majme parash, derisa arritën sa krijuan një kompani  “GS Investment Strategies” , dhe ftuan të njohurit e tyre të merrnin pjesë me investime 50o dollarëshe. Ata luanin më shumë se 600 mijë dollarë për çdo loteri që hidhej, dhe fitonin minimalisht dyfishin.

Por papritmas lotaria në Miçigan u mbyll ndaj çifti e vazhdoi lojën në Masaçusets, rreth 900 kilometra larg shtëpisë së tyre.

Sigurisht që çifti hasi dhe në vështirësi, pasi në vitin 2011 në Masaçusets pati një denoncim ndaj tyre për monopolizim të lotarisë sepse u pikas që kompania kishte investuar së paku 17 milionë dollarë e kishte fituar më shumë se 3.5 milionë dollarë.

Githsesi gjykata arriti në konkluzionin se nuk kishte asnjë “hile” ose “parregullsi” ndaj kompani e tyre vazhdoi punën dhe fitoi më shumë se 8 milionë dollarë.

“Është matematikë e thjeshtë.”- thotë Jerry Selbee.