Një cikël me poezi nga poetja Teuta Osmani…

1
1741

Poetja ne fjale edhe pse larg atdheut, atje ne Ameriken e larget, pena dhe shpirti jane ketu ne Shqiperi.
Teuta i shkruan femijerisë se saj, i shkruan bukurive shqiptare, dashurisë, femijes, i shkruan dora ato qe shpirti i prodhon, ajo na i dergon krijimet e saja me shume deshirë, qe ato te botohen ne shtypin shqiptare, ne vendelindjen e dashur.

Gjin Musa

NJE BOTE
Kam nje bote me vete
nje dynja me pafajsi
nje oqean lotesh, nje det malli
kam nje harte ne syte e mi
nje lum me gjakun tim
kam nje rrjedhje nga shpirti
nje zell per jeten
jam e kulluar si ujevare
qe zbresin nga malet
ketu ne boten time
me gjurme dallgesh
kam nje shekull perballe endrrave
si balone qe ne rete cahen
marrin udhen e perjetshme
e ndrrohen me valet
jam nje stine ketu nen sqetull
ku merr permasa trupore
ne harkun e belit
rreth rrotullohet
qenja ime delikate
ku merr flake ne mes debores
aty ku nuk shuhen dritat
nga thellesite tyneleve te mergates
kam nje bote me vete
me ujerrjedhjen e viteve
aty ku marrin ngjyrat
ne nuanca me riperseriten
ehhh kjo qenje njerezore
kjo mrekulli e kesaj toke
gure e shkemb thyen
me zemren si lulebore

Dita -ditës
Nga dita më ditë ndjej se jam njeri
nga fryma që marrë më thellë në shpirt,
seç ndjej një mbushje të gjoksit tim
e më duket se jam një Grua në trup.
Dita-ditës kuptoj se hija bëhet më e rëndë
tek gjurmoj mbi dheun që shkel në këmbë,
tek më sheh që në agimin e diellit dhe zbardhjes, kjo ditë
natës i vishem si zanë në ëndrra dalë e sodis.
Dita -ditës më duket më e rëndësishme
çdo orë e kohë, stinë e vite
tek rrahin në trupin tim si një britmë
edhe e dëgjoj me mallin e lënë çdo rimë
Dita -ditës më dhimbset një sekondë
që i ngjan rrahjes së zemrës ndërkohë,
tek bëhem më e ndjeshme, në brendësi
si të zgjohem përditë e të jetoj një jetë Dashurinë.

Dashurisë
Më gjete në çastin më të bukur Dashuri
ku koha ime me moshën ndihet
ndofta, ndofta nuk isha rritur për t’u ndjerë disi
as fëmijë të ndjehesha ndryshe.
Më veshe me fustanin më të bukur të nusërisë
këtu ku zbardhë dëbora në shekuj
pa pyetur stinë, e gjelbërimi të mbijë
si vello e bukur e hedhur pyjeve.
Më deshe të isha pranë Teje
të zgjoja me kuptim ëndrrat
se dita, ka vetëm një yll
dhe nata, merr ndriçim nga e shtrenjta Hena,.
Më veshe me nurin më të ndjerë
ku ngjyrat e syve në tjetër më kthyen
si një virgjëreshë që s’di kështjellë
por shpirtin e saja, në Diell të kthyer
Dhe ja pse bukuria ime flet vet
nuri i rënë nga Perënditë
që jetë të kuptoja se i sjell
vetes, nga rrezet e syve te mara nga Ty.
Më gjete në çastin më të bukur Dashuri
ku nuk njihja më tej seç ish
në nënvete… më nuk dija
vetja dhe Perëndia…

Ëndrrat
M’u mykën ëndrrat ne syrtar
nuk di ç’farë t’i bëj, nuk di ç’farë,
pres dhe i shfletoj si një ditar
të shkruara bukur dhe duke qarë.
Në to kam shprehur ndjenjë, dashuri dhe mall
me netë zgjuar dhe orë zvarr,
në ëndërr do i shihja si më parë
por, nuk do e besoja në ditë do ish’ e paparë.
Ditari im asnjëherë s’u bë i njohur
në libra, fletore se di ku i kam njollosur,
ato presin, presin të marrin frymë
por unë nga pamundësia, i mbyll, i mbyll…

EKZISTENCA
Orët rrahin akrepat e tyre
në çdo çast timen
përbrenda vetes
në hapësirën e memorjes
i mbyllet një kohë
ku mbi të shënojnë të tjera si ves
si kalërim i reve lart në qiell,
duke e kurdisur me ëndrrat e natës
si një bashkëveprim i trupit me ekzistencën
ku rreh një dritë e shëmbëlltyer
nga thellësia e shpirtit
si një vlagë e një vullkani
që shpërthen në oqeanin e ndjenjave
sa herë përplas fletët në kalendar
orët në akrepa,
një kujtim ju kam var
edhe pse nuk shuhet lehtë një zjarr
që më vlon ,më jep jetë
me jep dritë përbrenda shpirtit tim ky Diell, ky mall.

1 KOMENT

  1. Shqiptarët kudo në botë shkëlqejnë, Un dhe Teuta jemi nga Tirana, nga qyteti i ri Kamëz. ATY KEMI LËNË, FËMIJËRINË, RININË. FAMILJET, ËNDRRAT TONA DHE FLUTURUAM NËPËR BOTË, DHE BOTA NA NJOHU, KËSHTU SIÇ JEMI ME VLERA TË MËDHA, PËR VETE DHE PËR VËNDIN, KRENOHEM QË NË KAMËZ BËHEMI 2 GRA QË SHKRUAJMË. PSE JO EDHE ‘PERSONALITETE’. URIME DHE SUKSESE E PËRQAFIME TEUTA.

Komentet janë mbyllur.