Nga Entela Resuli – Dita
Ndonjëherë mjafton një moment në jetë për të ndryshuar gjithë rrjedhën e saj. Kjo gjë i ka ndodhur një amerikaneje ku në mes janë… shqiptarët.
“Tradita shqiptare e besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood. Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël, kur rastësisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.
E gjithë ndodhia, rrëfen ajo, u pa nga 4 shqiptarë. “Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk më besohet ajo që po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, rrëfen vajza bionde me tipare të ftohta.
Më vonë ajo kuptoi se kjo gjë që bënë shqiptarët, për ta ishte e zakonshme. “Pas asaj që më ndodhi, unë kërkova të njoh më shumë vendin tuaj dhe kuptova se një koncept unik i kulturës shqiptare është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.
“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, sa që vendosa të krijoja “Albanian Voices”, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza.
Sot, Ashley është themeluese dhe drejtuese e organizatës “Albanian Voices” (Zërat shqiptarë).
“Unë dua të bëjë diçka për vendin që bëri aq shumë për mua, sepse dua ta bëj të ditur se shqiptarët në Republikën Dominikane, ishin duke vepruar në bazë të një kodi nderi (Kanunit) të lashtë dhe bënë atë një histori që vlen për t’ia treguar botës”.
Mbasi kjo “ishte si një skenë si ato të dala nga një film, nuk më besohet ajo që po ndodhte me mua” tregon ajo, duke e quajtur traditën e besës një koncept unik të kulturës shqiptare; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.
E gjithë kjo e ka sjellë vajzën amerikane këto kohë në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo është duke bërë disa hulumtime nëpër familje të ndryshme shqiptare, në mënyrë që të marrë material për të shkruar një libër mbi Shqipërinë, emigrimin dhe ndërthurjen e tij me muzikën. Sipas Ashley-t, ky është një projekt, i cili ka për qëllim që të dokumentojë përvojat e emigracionit të shqiptarëve.
Në këtë rrëfim, Wood tregon rrugën që po ndjek. “Po intervistoj dhe do të vazhdojë të intervistoj njerëz që tregojnë historitë e familjeve të tyre, se si ata shqetësohen kur lënë vendin e tyre për të shkuar diku tjetër.
Ose për të përshkruar momentin e kthimit në atdhe. Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe emigrimi është një realitet për shumë familje.
Shqiptarët janë në gjendje të lidhen me njëri-tjetrin përtej kufijve nëpërmjet muzikës. Ka raste kur njëri vëlla jeton në SHBA, tjetri në Kanada dhe krejt kjo bëhet për të sakrifikuar për familjen.
Dua të tregoj histori individuale, në mënyrë që amerikanët ta kuptojnë jetën e shqiptarëve”, thotë Wood. Ideja e saj për të shkruar librin në fakt nuk është që vetëm amerikanët ta kuptojnë identitetin e shqiptarëve, por edhe shqiptarët vetë të kuptojnë më mirë veten dhe vlerat që kanë. Dhe kur këto i thotë një amerikane, ndoshta ndërgjegjësohen më shumë.
“Është vlerësuar se ekzistojnë më shumë se katër milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Kjo ndarje ka çuar në një nivel të keqkuptimit ndërmjet shqiptarëve.
Kam hasur në komente të tilla si “Ne as nuk e kuptojmë njëri-tjetrin”. Kjo vajzë ka ardhur këtu, t’u tregojë jo vetëm të huajve, por edhe shqiptarëve që, vlerat që ju keni ua ka zili bota dhe duhet t’i ruani.
“Ky libër do të shkruhet në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që më shumë njerëz ta kuptojnë identitetin shqiptar dhe historia shqiptare mund të ruhet në gjuhën e tyre”, shprehet amerikania.
Ajo dëshiron të zbulojë se si historitë individuale të migracionit, familjes, politikën, dashurinë, mbijetesën dhe miqësitë e shqiptarëve janë ruajtur dhe kultivuar nëpërmjet muzikës.
“Unë dua të zbuloj mënyrat se si këto histori janë shprehur nëpërmjet muzikës, sepse unë besoj se kjo bashkon jo vetëm popullin shqiptar, por e bën më të lehtë edhe për amerikanë që t’i kuptojnë”, shprehet Ashley.
Me termin “shqiptar”, ajo nënkupton grupin etnik të anëtarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi dhe të gjithë folësit e gjuhës shqipe nëpër botë. “Amerikanët nuk e kuptojnë se çka ka ndodhur me Shqipërinë në vitet ’90.
Është edhe një fakt tjetër. Për 600 vjet, të tjerët janë munduar ta marrin Shqipërinë dhe ja ku e keni atë edhe sot. Po ashtu sot është edhe shteti i Kosovës.
Kjo është një gjë shumë e madhe dhe dua që amerikanët ta kuptojnë se për çka keni luftuar”, thekson Wood.
Për kësi gjërash nuk të falim
Ata ia shpëtuan jetën
Shkrimtares amerikane i ka ndodhur diçka që e ka shtyrë për të shkruar për shqiptarët.
Në fakt ishin vetë këta të fundit që e nxitën. “Shqiptarët ma ndryshuan jetën dhe dua t’ju tregoj se sa të mrekullueshëm janë ata”, thotë Wood. Meqenëse ka studiuar për gjuhën spanjolle, në qershor të vitit të kaluar ajo kishte shkuar në Republikën Dominikane për të bërë disa hulumtime për temën e doktoraturës.
Aty kishte takuar disa shqiptarë për herë të parë në jetën e saj, të cilët e kishin ndihmuar në një rast të jashtëzakonshëm. “Një natë, ne ishim në një bar duke folur me disa njerëz. Ndodhi një problem dhe disa njerëz më kërcënuan.
Ishte një situatë e frikshme dhe në qoftë se shqiptarët nuk kishin qenë atje, unë nuk e di se çfarë do të kisha bërë. Ata ishin katër që burra më shpëtuan jetën dhe më ndihmuan të largohem nga rreziku”, ka treguar Wood.
Kjo situatë e shtyu të pyesë veten përse shqiptarët e rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar atë. “Pasi kalova më shumë kohë me ta dhe filluan të më mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, e kuptova se cili ishte identiteti i shqiptarëve. Shqipëria është një vend i bukur.
Ajo është shumë e panjohur për Shtetet e Bashkuara. Shumica e librave për Shqipërinë përqendrohen në politikë, histori, pushime, fotografi. Libri im do të përqendrohet në historitë individuale të imigracionit”, ka thënë Wood.