NJË AMERIKAN, DHE NJË HISTORI PERSONALE…

0
451
Arben Çokaj - pass foto

Arben Çokaj

Duke biseduar një herë me një amerikan në Instagram nga këto të grupit Deplorables, ai po më tregonte:

– Jam shumë i gëzuar, qeveria federale ka vendosur të na japë nga 50 mijë dollarë grante për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, dhe mundem mos me i kthye kurrë ato para…
– Bukur – i thashë unë…
– A do edhe ti të aplikosh, se mua filan avokat ma bëri aplikimin dhe fitova, nëse do, ta nisi numrin e tij…
– Jo – i thashë unë – Faleminderit, banoj në Gjermani…

Mos t’u duket çudi, shqiptarët nuk pyesin për 50 mijë dollarë, se duan miliona, por amerikani i lidhur me realitetin më shumë se ne, e di se paratë nuk fitohen lehtë dhe i dukeshin mrekulli ato 50 mijë dollarë…

* * *

Tani më thonë herë pas here mua, miq e dashamirë, pse ti si i djathë, nuk e përkrahë opozitën e PD-në?

E unë po e sqaroj më poshtë edhe me një histori të shkurtër personale, arsyen pse!

Në vitin 2004 u ktheva në Shqipëri me vëllain tim mjek, dhe thashë se po bëj edhe ndonjë investim privat… Ndër tjera, mora edhe sheshin e ndërtimit të një objekti, bregu rrugës nacionale Shkodër – Koplik, dhe prisja lejen e ndërtimit…

Meqë jam anëtar e veprimtar i PD-së që në fillimet e saj, dhe e kisha ndihmuar PD-së në 2005-n të vinte në pushtet, përfaqësuesit lokalë të PD-së më thanë “ndërto, se leja e ndërtimit është formalitet, pasi ke marrë sheshin e ndërtimit.” E unë ashtu bëra. Kaluan 45 ditë dhe leja e ndërtimit askund, shkoja e interesohesha, se doja që punët të bëheshin sipas ligjit, por e njëjta zvarritje. 2-3 herë i hyra Lorenc Lukës në zyrë dhe ai sillej si arrogant. Me thanë të drejtën, më bënte të mendoja, “po pse more nuk e lamë mekanik këtë hajvan?!

E kështu nga irritimi, se i kishin marrë 2 milion lekë për atë punë, dhe punë nuk po kryenin, se donin më shumë para, ia futa me një shkrim në gazetë për “Krahun e Jozit në Shkodër, të thyer nga korrupsioni e paaftësia!” Po ku mbushin ata more?! Pushteti i bën arrogantë, se janë edhe hajvana. A ti po don me na tregua ne? – thanë ata me veprimet e tyre, dhe filluan poshtërsi pas poshtërsie, gjueti shtigash e ndërhytrje në punët personale, konflikte të stisura e veprime policore dhe nga shërbimet në Shkodër, si e si me më paraqitë mua jo mirë, deri sa na quanin lart e poshtë: “trafikanta e vagabonda!

– He ju nanën ku ta keni more zuzarë! – thashë me vete, e shkruaja herë pas here shkrime për të denoncuar korrupsionin e poshtërsitë e tyre… – për të mbrojtur edhe veten nga ndonjë e papritur. Po si ka mundësi more, të sillen kështu kundrejt një anëtari e mbështetësi jo dosido, që në fillimet e PD-së? Në fund të fundit, unë po kërkoja një të drejtë ligjore, që më takon…

Këta zagarë ma nxorrën PD-në për hundësh…

Më premtonin punë – deri edhe Lul Basha, me të cilin pata ndenjur tetë-a-tetë me të nja 3-4 herë në atë kohë, kur ishte ministër i transporteve, por punë nuk kryente. A donte para edhe Luli, apo i thoshin fuksat e PD-së të tallej me mua, se kisha cënuar “krahun e Jozit” – nuk e di. E lashë punën e punësimit, por as lejen e ndërtimit nuk ma jepnin – e fitova në gjykatë, por pastaj e humba në Apel, e në Gjykatën e Lartë, nuk e futa për gjykim, se gjyqtarja relatore kërkonte 1000 Euro… E kështu ndërtesa ime u fut në procesin e Legalizimit. Për 8 vjet me PD-në as shans nuk kishte… Isha i “persekutuar politik” – siç filloi të më thoshte një gazetar malësor, Vasel Gilaj, i cili ia mbathi edhe ai për në SHBA më pas.

Kishin dalë me atë teorinë e “luftës brenda llojit” këta eksponentë torollakë të PD-së, që kryesoheshin nga derdimenia Jozefinë! As idenë më të vogël se si mbahet shteti e partia nuk i kishin, shqetësohesin si e si me mbushë xhepat e tyre, në atë që kreu i PD-së, skizofeni Sali e quante: “babëzia“…

* * *

Dhe ja erdhi dita more shokë, “lufta brenda llojit” ka edhe efekt të kundërt dhe ja ku i çoi leshatukët turqeli të PD-së: Jozefina Topalli, si aristokrate e vetëshpallur e Shkodrës, e papunë, Lorenc Luka – ish kryetar qarkut e ish-kryetar bashkie Shkodër, e më pas edhe deputet që la mandatin, i papunë, Ramiz Çobaj ish-deputet, që e ndihmuam në vitin 2005, i papunë, Asim Burgaj ish-kryetar komune Gruemirë, i papunë, etj. etj. e lista vazhdon. E si kujtuan këto leshko, se do e mbanin pushtetin? Duke na goditur ne, që i ngritëm atje? Këta të papunë sot, dalin shesheve e bërtasin: “o popull, o dele, na ricikloni ne, se jemi të mirë, Edi Rama po vjedhë… narkoqeveria, narkopolicia… etj. etj.

E unë pra, e mora lejen e Legalizimit të objektit tim, pa dhënë asnjë kokërr leku nën dorë, vetëm tatimet e shtetit, dhe pa më kërkuar kush as nder e as mbështetje për ta kryer atë punë, që normalisht më takon sipas ligjit.

Epo mund të thotë dikush, hajt he burrë se nuk ke bërë namin! Jo namin jo, por objekti i ndërtuar është vlerësuar me rreth 150 mijë dollarë, dhe trualli i ndërtimit prej 660 m2, me rreth 220 mijë dollarë! Paksa më shumë nga sa i jepte qeveria federale atij amerikanit në grante, që ishte i gëzuar…

Dhe tani Giorgo, që do shoqen e Ritës në pushtet e presidente më thotë, “unë jam kundër establishmentit… duhet me e dhanë jetën për PD-në, që ata të hipin e të vjedhin dhe të na shpërdorojnë…” :p

PD m’i çoi minimalisht 15 vjet të jetës sime e të vëllait në rr.s., tani unë duhet të shqetësohem, që ata të vijnë prapë në pushtet, e të vjedhin dhe abuzojnë, dhe mua, ma bëni gati troken e dashit dhe ma varni në qafë, nëse i ndihmoj! Se të marrë ka boll, por mua më pëlqen të radhitem, te njerëzin që përdorin arsyen…

PD ia çoi 30 vjet këtij populli në rr.s. Në vend që ta fuste Shqipërinë në Evropë, e futi në Konferencë Islamike… Tani kanë mbetur pa para e po qajnë, qajnë me arrogancë, duan prapë pushtetin, për me ardhë e me vjedhë shtetin…