Nis fushata “Serbët për Trump-in”

0
506
Trump

Serbia për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Skënder KaraçicaNë Çikago jeton kumuniteti më i madh i diasporës serbe, që, nëpër vite ishte një zë përmes nëntokës për çështjen e (njëfarë) Jugosllavie dhe për forcimin e Serbisë.

Shteti i Serbisë është aleat i Rusisë së Putinit,ndërsa me njërën këmbë po mundohet të mbajë karshi Amerikës,për gjoja njëfarë(miqësie) e ,,dashurie,,për Amerikën(sic!).Këtë duhet pasur parasysh se,politika me buzë në gaz serbe e arrinë qëllimin duke luajtur çdo guri dhe,madje e kemi të njohur ,,logjistikën dhe diplomacinë,,se shkojnë tutje për njëfarë ryshfeti më të bukurat serbe,vetëm e vetëm për të arritur qëllimin.

Kështu, në vitet Perandorisë Otomane, ata shkuan aq larg saqë disa nga pashallarët e njohur të kohës i bënë dhëndurë me të bukurat serbe në aromën e “luleve të miqësisë”(sic!).

Për interesat politike dhe kundër shtetit sovran të Kosovës, regjimi i Serbisë me Aleksandër Vuçiq në Beograd ka organizuar diasporën serbe në qendër të Çikagos dhe në mbarë Amerikën me sloganin (politik-mashtrues) “Serbët për Trump-in”, që ka nisë fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për muajin nëntor 2020.

Serbia dhe populli serb nuk janë miq të vërtetë për Amerikën! Këtë duhet bërë me dije administratës në Washington. Krejt kjo bëhet për shkak të Kosovës, duke aluduar se me (ri)zgjedhjen e presidentit Donald Trupm (ia lejon Kushtetuta mandantin e dytë) në krye të shtetit të Amerikës, Serbia pas shpinës së Putinit dhe Rusisë do të bëjë që administrata Trump të “ndryshojë qendrimin për Kosovën” (sic!) kështu është fund e krye kjo fushatë e Serbisë për zgjedhjet në Amerikë dhe me sloganin e diasporës “Serbët për Trump-in”!

I bëhet thirrje diasporës shqiptaro-amerikane që përmes unifikimit me një zë dhe të kordinuar pranë LQSHA-së Joe DioGuardi, si dhe asociacioneve tjera kombëtare të shoqatave, të shoqërive, veteranëve, të veprimtarëve të devotshëm, të intelektualëve, të biznesmenve dhe të fushës së kulturës dhe të sporit, të dalin në ballë për të treguar se Amerika nuk ka miq më të mirë në botë, se sa popullin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, gardian dhe garantues për jetë e mot është Amerika!

Çikago, gusht të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]