Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

0
1117
Nikolla Tesla in Albanian folk costume, 1880

Nisur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks, i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar.

Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.

Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore.

Në këtë pamje të viti 1880, Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar, që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.

Nikola Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të ShBA.

Saimir Lolja

Laboratori Tesla


ENGLISH

Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation

By name, Nikola Tesla was not a Serbian. His family was from Sanxhak inhabited by Albanians even today. His father was illiterate and one day became a Christian orthodox priest named Milutin. His mother’s name was Gjuka, an Albanian name.

Due to the Serbian expulsion against Albanians especially in the mid-19th century, his family relocated to the village of Smiljan in western Croatia. Nikola Tesla was born there on 10 July 1856.

The Albanian tongue was not publicly in use and the Albanian schools were prohibited in century XIX. Therefore, Nikola Tesla showed to know the Serbian and German languages taught in public schools.

His family had preserved the Albanian folk costume as a dear and sincere legacy of their origin. The costume that Nikola Tesla dressed is typical for Northern Albania or Dardania. He dressed that costume before he left for Prague in 1880, then to Budapest and Paris, and arriving in New York in 1884.

Nikola Tesla died on 7 January 1943 in New York, USA.

Saimir Lolja


Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

nga: Fahri XHARRA

Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit “John J. O’Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 – Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).

Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare

Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti – Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht….deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.

Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.

Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.

Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi. Shkruar më 2012.