Mark Kulla
Ni nate te bukur me qetesi
Rri dhe baj pak llogari
Per tre muej qe nejme ne cader
I paskem hi P.S ne hater.
Vishin njerez nga gjithe shqiperia
Nate e dite ne cader te lirise
Mblilluni burra na therret Partia
Ti ndrrojme emrin republikes.
Diten e pare qe kemi fiillue
Mijera njerez te mblellur ne shesh
Ne ideal I ishim betue
Qeverine ta cojme per lesh.
Vishin mbare nderkombetaret
Njani tjetrit ne vesh I thone
Shif si rrine ne cader shqiptaret
Pse traditen po e harrojne.
Kure kane frige per me luftue
Myllen ne cader se sua man
Ne qetesi tu protestue
Me demek si europjan.
Me germue pak ne histori
Me kujtue cka na thane te paret
Kurre ne jete ska ba vaki
Me pa hajr nga nderkombetaret.
Vjen I pari Donald Lu
Per hajr burra republika
Per marrveshje sot me ju
Me ka cue Amerika.
Tu ardhe rruges takoj Edvinin
I kam fole cfare si kam thane
E kam lane me Vlahutinin
Ne ni kafe ketu afer jane.
Flekenshtajn na thone ka ardhe
Don me ne me bisedue
Te godina perballe cadres
Krejt raporti ju ka ngatrrue.
Ne ne cader rrime tu prite
Pak durim na thoshin burra
Ni Gjermane vjen nje dite
Fill mas saj dhe CDU ja.
Na u kthye cadra ne harem
Pasaniket rresht vine e tallen
Zemra mush ishte me helm
Rri e prit kush e ka rradhen.
Si na rrasi tane priherit
Ohoho sa I kem nije shije
Kjo paketa e Mkallisterit
Na ka ardhe krejt pa vetdije.
Iku shkoj na la paketen
Dy here rresht tha nuk ju lus
Amerika na solli tjetren
Mkallister dhe ni peellambe plus.
Ni nate vone u mbledh paria
Pa dallim parti e ngjyra
Kure ne loje hini qeveria
Aleateve u iku ftyra.
Rrine dy ore te gjithe bashke
Per marrveshje tu bisedue
Atehere te vegjlit i nxorren jashte
Tash thote Edi ke pune me mue.
Ka tre muej qe ty te prita
Ne zyren time me qetesi
Derisa sot na erdhi dita
Ta ndajme bashke kete qeveri.
E di mire se je lodhe shume
Tre muej rresht nate dite ne cader
Gjashte ministra do te jap une
Mkallister ka thane per kater.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar