NGULMIMI I PAN-IT PËR PUSHTET, NEVERITËS

0
589
PAN-i

IDRIZ ZEQIRAJ

PAN-istët shpallën me pompë e bujë pastërtinë e listave të kandidatëve për deputetë. Rrenë e madhe. Asgjë nuk ka ndryshuar nga Legjislatura paraprake. Kandidatë të krimit vrastar, të haraçit të përgjakur, dhunues e grabitës, ish të dënuar, vuajtës të dënimit gjysmak dhe në pritje të përballjeve tjera gjyqësore. Dhe, ata krekosën në radhën e parë të ulëseve festive. Më i zëshmi në gënjeshtrën e tij është Kadri Veseli. Krerët e PAN-it janë në garë se kush po e bënë gëjeshtrën më të madhe.

Lista e përgjakshme e PAN-it

Nuk është mbyllje e procesit hetimor, heqje e akuzës, nëse mbrohesh me heshtje në gjykatore. Përkundrazi, mund të lexohet edhe si pamundësi për t`u mbrojtur, nga akuzat faktike. Realisht, tre kandidatët për kryeministër, janë nën akuzën e popullit, për krimin e vrasjes dhe të kurrupsionit, për dy dekada radhazi dhe kurrë nuk janë amnistuar e pafajësuar, as nga populli, as nga drejtësia.

Edhe ata që kanë kaluar në bankën e zezë, në gjykata, kryesisht, “komandantët”, kanë qenë vendime politike, madje, edhe të blera me shifra milionshe, para të haraçit dhe të korrupsionit grotesk. Mjerisht, gjykatat tona kanë dështuar në misionin e tyre.

Por, edhe gjykatat ndërkombëtare, vazhdojnë të jenë shumë të dyshimta. Është skandaloze kur një prokuror ndërkombëtar i djeshëm, i një të akuzuari shqiptar, sot është avokat, mbrojtës i të njëjtit person!

“Pastertinë” e kandidatëve për deputetë, PAN-istët, e “arsyetojnë” me një klauzolë ligjore se “gjithëkush është i pafajshëm, deri sa të mos vërtetohet me një akt-vendim, i formës së prerë nga gjykata!” Është një kamuflim, mjegullnajë e qëllimshme dhe assesi arsyetim i pranueshëm. Sepse gjykatat në Kosovë janë, tërësisht, të pafuqishme, për t`u përballë me kriminelët pushtetarë të Kosovës. Drejtësia është kapur, ashtu si vetë shteti i Kosovës.

Por, dëshmi e krimit të “komandantëve” janë listat emërore, të pikëtuara, për ekzekutim, kryesisht, ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kuadro e veprimtarë të LDK-së. Për rrjedhojë, janë shumë qindra varre, viktima të krimit të organizuar vrastar, anekënd Kosovës, për hapjen e të cilave janë nën akuzë, për dy dekada radhazi, pikërisht, “komandantët”, të lakuar dhe fort të dyshuar. Dhe, këta janë pjesë e listës për deputetë, listë e përgjakshme.

Hajni bërtet: “Kape hajnin!”

Sllogani mashtrues: “Luftë korrupsionit dhe nepotizmit”, është sa qesharak, aq edhe absurd. Si mund ta luftojnë korrupsionin, hajninë zyrtare dhe nepotizmin krerët e PAN-it, me banditërit e tyre në shtet e pushtet. Sllogani anti-korrupsion, kundra-vjedhjes zyrtare, nuk është i ri. Në çdo prag-zgjedhje proklamohet, zhurmshëm e bujshëm. Pastaj, vazhdon vjedhja në përmasa industriale, duke u qetësuar e heshtur, sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Për ta demantuar hipokrizinë dhe falsifitetin grotesk të Kadri SHIK-ut, le t`u referohemi shifrave: Dy vjet më parë, zyrtarisht, është dhënë shifra 189 milion euro të vjedhura, në mënyrën korruptive zyrtare. Prej tyre vetëm 73 mijë dhe jo 4 (katër) milion të sekuestruara, siç proklamohet zyrtarisht! Ligji i sekuestrimit ka mbetur vetëm mbulesë ligjore, në letër. Praktikisht, ligji i sekuestrimit është formalisht, rrjedhimnisht, i destinuar për shuarje, qysh në muajt e parë të lindjes.

Arsyeja ishte e thjeshtë: Janë, pikërisht, krerët pushtetarë, me banditët e tyre milionerë korruptivë, që zotërojnë pasuri marramendëse, me pallate, shtëpira, banesa të dhëna me qera. Janë aksionarë në shumë biznese. Kanë shpërndarë mallra e para ndër familjarë e miq. Janë bërë të pa kontrollueshëm, madje, edhe të paprekshëm nga ligji, sepse kanë kapur, veç ekonomisë, edhe sistemin e drejtësisë, edhe shtetin. Andaj, livadhisin të lirë, madje, edhe në pushtet, në mungesë të funksionimit të ligjit.

Slloganët 100 % shtet, 100 % Kosovë, 100 % taksë, janë të shpëlara dhe nuk thonë asgjë. Qeveria Haradinaj është themeluar 100 % me vullnetin e Serbisë. 100 % taksë, është zëvendësuar me 100 % kontrabandë, me faturim klanit në qeverisje.

Autorruga me 4 korsi, kërkesë reale

Autostrada e Dukagjinit është e nevojshme, sepse për të shkuar në Prizren, Shqipëri, istogasit, pejanit…, i duhet të shkojë në Drenicë, për të vazhduar për Prizren.

E vërteta është se Ramush Haradinaj, me bandën masive të Dukagjinit, identifikohet edhe me hajninë masive të parasë publike. Ndonëse investimi është i madh, mendohet se edhe korrupsioni, hajnia zyrtare, do të jetë enorme. Prandaj, besimi në Haradinaj, është zero dhe pritet që kjo vepër, pra, autostrada e Dukagjinit të bëhet, kur në pushtet të vijë një qeveri e përgjegjshme, jo vjedhëse galopante.

Përndryshe, Dukagjinit i duhet një tip autorruge e hapur, me 4 (katër) korsi, duke pasur parasysh dendësinë, afrinë e fshatrave përgjatë itenerarit, drejtimit Istog-Prizren. Kjo autorrugë, është gjysmë e gatshme, jo e kushtueshme dhe shpejt e realizueshme, ngaqë nevoja është e ngutshme.

Dhe, kjo rrugë nuk e përjashton aspak, ndërtimin, në perspektivë, edhe të autostradës së mbyllur, pasi të jenë siguruar, të ashtuquajturat, – kredi të buta -. E vërteta është e dukshme, por hipokrizia është e madhe. Tashmë, Dukagjini ka ngelur i vetmi rajon në Kosovë, me një infrastrukturë rrugore bllokuese, duke pasur parasysh shumësinë e automjeteve qarkulluese në zonë.

Lista e pa njollë e LDK-së

Krejt ndryshe është lista e LDK-së. Emrat janë përzgjedhur, sa është e vështirë për të vendosur, se kujt dhuhet dhënë vota më parë. Të pastër si loti, me etikë dhe edukatë supreme. Pa asnjë cen, të metë, asnjë akuzë. Fort të shkolluar, intelektualë, me përgaditje solide.

Dhe, për këtë freski kuadrosh, lavdërimi i parë i takon kryetarit Isa Mustafa, me shokë, i cili, siç dëshmohet, vuri “grupin rinorë”, dikur të rebeluar, të parët në listën e kandidatëve për deputetë. Pra, është një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar, si veprim i qëlluar, i drejtë.

Reflektimi për të mirë i LDK-së, është risjellja në skenë të disa figurave të anatemuara apo të harruara, si: Adem Salihaj, Rexhep Gjergji, Fatmir Rexhepi, Marigona (Gani) Geci, Fetah Rudi, ky i fundit hero i gjallë, njëri nga 1.820 viktimat e partive-banda, të koalicionuara në PAN.

Kur themi Marigona, kuptojmë Vëllezërit Geci, të cilët bënë rezistencën dhe luftën, por u anashkaluan pas shuarjes të Presidentit Rugova. Këta emra të përveçëm, elektorati duhet t`i këtë në konsideratë, përgjatë përzgjedhjes votuese.

Kuadrot e hershëm të LDK-së e Dr. Rugovës, Melihate Tërmkolli, vajza që u shqua në mbrojtjen e Autonomisë të Kosovës më 1989 dhe më pastaj në LDK-e. Sali Cacaj, me një – Curriculum Vitae – të veçantë: anëtar themelues i Këshillit të Pajtimeve të Gjaqeve, anëtar i kryesisë qendrore i KMDLNJ, bashkëthelemues i LDK-së në Deçan, shef i Protokollit të Presidentit Rugova.

Padyshim se renditja emërore e kandidatëve për deputetë, në faqen e parë, është dëshmuese e brilante. Por, gjithësesi, bënë një prerje jo fisnike, me dallime parësore, duke i vënë në pozita të pabarabarta konkuruese, shumësinë prej 110 kandidatëve për deputetë.

Realisht, renditja alfabetike e kandidatëve për deputetë, është e ligjshme dhe njerëzore, duke ua dhënë shansin e barabartë të gjithë të nominuarëve. Dhe, këtë kod, duhet apkikuar, zbatuar nga të gjitha subjektet politike. Me një rast zgjedhor, këtë kod e ka vënë në jetë Lëvizja Vetëvendosje. Për çudë, nuk e ka përsëritur herë tjetër dhe as nuk ka dhënë arsye për këtë regres!