Ngritje e shpejt profesionale e arkitektit të ri shqiptar Besfort Halili

0
1266

Këtij arkitekti nga Kosova ju deshën vetëm katër vjet për të treguar dijen e tij me projektet e të cilit firma e parë suedeze ku ai punonte të pesëfishoj të ardhurat

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU

Të rinjtë shqiptar kudo në Suedi me kënaqësinë më të madhe, me emocion e entuziazëm të veçantë, duke u dalluar edhe nga kolegët suedez, në mënyrë të mrekullueshme po realizojnë ëndrrën e prindërve, por edhe të tyren për t’u bërë mjek, inxhinier, jurist, ekonomist, regjisor, artist, piktor e profesione të ndryshme e të rëndësishme. Njeri ndër ta është edhe Besfort Halili nga fshati Llapqevë, Komuna e Malishevës. Përndryshe Besforti është djali i Faik Rrustem Halili që është Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Besforti në këtë vend skandinav ka ardhur para nëntë vitesh, kur ai ishte 21 vjec. Jeton në qytetin bregdetar Landskrona, në jug të Suedisë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Pengesë e parë ishte mosnjohja e gjuhës shqipe

Rrugën e jetës dhe të suksesit që filloi ta ndjek ky i ri shqiptar nuk ishte e lehtë. Në rend të parë, ai u deshtë t’i përshtatet ambientit e posaçërisht ta mësoj gjuhën suedeze, apo më thënë më mirë të integrohet në shoqërinë e këtij vendi. Thënë konkretisht, për arritur suksesin e synuar u kërkua mund,punë, lodhje, por edhe sakrifica. Pra Besforti me kohë e kuptoi se edukimi i vazhdueshëm nuk është vetëm ndonjë opsion, por domosdoshmëri e kohës në të cilën po jetojmë. Kështu në shkurt të vitit 2007 filloi kursin e mësimit të gjuhës suedeze të cilin e kreu në afatin rekord.

Më pas ai punësua në një qendër rehabilituese dhe njëkohësisht filloi të mësoj lëndët që kërkoheshin për të aplikuar në fakultetin e mjekësisë. Këtë gjë e bëri në vitin 2009, mirëpo për shkak të numrit të kufizuar dhe se kërkoheshin kushte më specifike, ky ri shqiptar nuk u pranua. Megjithatë, Besforti nuk u dëshprua, përkundrazi ai arriti të regjistrohet në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Dega e arkitekturës, në Universitetin e Lundit, Kampusi në Helsinborg, të cilin e mbaroj në afatin rekord.

Pas gjashtë muajve emërohet udhëheqës i projekteve

Më të përfunduar të fakultetit ai menjëherë gjeti punë në një firmë të vogël në qytetin ku ai jeton. Duke parë aftësitë e tij në lëmin e hartimit të projekteve pas gjashtë muajve ai emërohet udhëheqës në këtë fushë. Besforti kryente edhe punë të tjera dhe shi për këtë ai ishte detyruar që disa projekte t’i kryente edhe në shtëpi. Puna e tij e palodhshme dhe profesionale bëri të mundur që të ardhurat nga 300 mijë euro sa ishin deri më atëherë, të shtohen në një milionë e gjysmë, apo thënë me gjuhën e fakteve pesë herë më të mëdha…

Me një fjalë, siç thotë Besforti, ai kishte një stres të jashtëzakonshëm pasi që e tërë ekonomia ishte e mbështetur tek projektet që realizonte ai. Në këtë firmë ndërtoheshin shtëpi të ashtuquajtura pasive, objekte këto që pak ose aspak nuk ka nevojë energji për ngrohje. Vlen të theksohet se në vitin 2014 ky i ri shqiptar në qytetin Gävle arriti të realizoj projektin e tij dhe të firmës më të madhin deri më atëherë. Kjo shtëpi e ndërtuar në këtë qytet u certifikua si shtëpi pasive e vetme e këtij lloji në atë vit në Suedi. Këtë vlerësim e kishte dhënë edhe firma e specializuar në këtë fushë PHI në Gjermani.

Pas kësaj pune të suksesshme Besfort Halili u fokusua rreth ndërtimit dhe renovimit të objekteve shëndetësore dhe kësisoj në vitin 2015 mori një ftesë për të punuar në njëren ndër firmat më të mëdha në këtë fushë që ka emrin “ Humana”. Tani ai është emëruar menagjer për mirëmbajtje dhe operim. Me këtë sukses të arritur për një kohë kaq të shkurtër lirshëm mund të thuhet së ky i ri shqiptar ka karrierë dhe një perspektiv të ndritshme në këtë vend të largët.

Besfort Halili ka edhe një porosi për të gjithë të rinjtë shqiptar se për të arritur suksese kërkohet vendosshmëri dhe punë e pandërprerë, gjë të cilën ata duhet të bëjnë, në rend të parë, për të mirën e tyre dhe ardhmërinë e tyre.