“Ngritja e Perandorisë: Osmanët”

0
767
Film turk - Ngritja e perandorisë osmane

Blerim Latifi

Këtyre adhuruesve të Perandorisë Osmane tek ne, hiç s’po ju pëlqen që në këtë filmin e ri “Ngritja e Perandorisë: Osmanët”, krahas Sulltan Mehmetit II, po shfaqet edhe gruaja e babës së tij, Sulltan Muratit II, sulltanesha Mara Brankoviq, e cila ishte vajza e mbretit të fundit serb Gjuragj Brankoviqit. Që nga Beteja e Kosovës e vitit 1389, kur Sulltan Bajaziti I u martua me Olivera Despinën, vajzën e Car Llazarit, sundimtarit serb, për shekuj me rradhë, në venat e sulltanëve osmanë ka rrjedhur gjak serb.

Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i Konstandinopojës, e konsideronte veten trashëgimtar të Perandorisë Bizantine, prandaj edhe i preferonte lidhjet martesore me sundimtarë ortodoksë, sllavë dhe grekë. Pasuesit e tij ndoqën të njëjtën preferencë. Trupat e Brankoviqit ishin të parat që u ngjitën në muret e Konstandinopojës (Stambollit) në ditën kur u pushtua nga Sulltan Mehmeti II.